Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

( e huazuar ) Burracakët -paburrat, nga Jeta Bushi

Gi de Masha

Anëtar i ri
Mod
Shënim: Titullin ia ndryshova vetë! --- burimi këtu

548826080_1449180653057960_1047420983751081704_n.jpg

BURRAT!!!
Të thuash "burrë" sot është nostalgji.
Se burri i vërtetë ka vdekur... dhe ka lënë pas vetëm një brez djemsh që kanë frikë nga përgjegjësia dhe nga pasqyrat.
Në vend që të jenë figura udhëheqëse, burrat sot janë kthyer në hije që sillen nga një lokal në tjetrin, pa vizion, pa mision, pa asgjë për të lënë pas. Qoftë dhe një copë dinjiteti....
Ftkeqesisht në realitetin e sotem , shumë burra humbin gra të mrekullueshme - jo se janë të këqij - thjesht s'kanë arritur akoma nivelin e pjekurisë që u nevojitet për të kuptuar çfarë kanë përрага.
Shumë gra të mira lëndohen, sepse disa burra ende nuk kanë pasur kohën ose qetësinë për të përballuar traumën e fëmijërisë, marrëdhëniet e shkuara apo mendësinë që trashëgohet mes burrash si një kod i heshtur.
Sepse burri nuk bëhet burrë për dikë.
Ai bëhet burrë kur më në fund, zgjohet brenda vetes.
Mendoj qe burrëria nuk është një kostum që vishet për të kënaqur dikë tjetër, as një rol që luhet për të fituar dashuri apo vëmendje.
Ajo eshte një zgjedhje e heshtur, një përballje me plagët që nuk shihen, një kërkim i vërtetë për kuptim përtej krenarisë dhe mbrojtjes.
Ai nuk bëhet burrë kur e kërkojnë të tjerët prej tij,
Ai behet burre kur ndodhet , në një moment vetmie apo dhimbje, aty kupton se koha e justifikimeve ka mbaruar.
Kur zgjohet brenda vetes, e nuk ka më frikë nga ajo që sheh. Vetëm atëherë është gati të dojë, jo për t'u mbështetur te dikush, por për të ecur krah për krah me të.
Meshkujt fatkeqesisht kanë harruar të jenë meshkuj: një epokë ku botoksi dhe qerpikët fallco po shkatërrojnë burrërinë
A e keni vënë re, o njerëz të mirë, sesi burrëria po zhduket si një legjendë e vjetër????
Dikur meshkujt ishin figura të forta, shtylla të familjes dhe shoqërisë, ndërsa sot...
sot, shumë prej tyre janë transformuar në manekinë të salloneve të bukurisë. Tani për të qenë "trendy" duhet të depilohesh si qiri, të vendosësh qerpikë fallco dhe të lyhesh me make-up si për ndonjë festival të maskave.
🤔
Ç'është kjo gjëmë???????
Ne femrat e kemi kuptuar, qe meshkujt modernë duan të duken të bukur, por kur bukuria kalon kufijtë e normales dhe kthehet në obsesion, çfarë mesazhi po u përcjellim brezave të rinj?
Djaloshët e vegjël, që një ditë duhet të mbajnë mbi supe përgjegjësinë e një familjeje apo të shoqërisë, sot mësojnë se gjëja më e rëndësishme në jetë është të zgjedhin ngjyrën perfekte të xhelit për thonj ose të depilojnë çdo qime të vetme në trup.
Burrat e dikurshëm, që ishin të zënë duke ndërtuar ura apo duke luftuar për drejtësi, sot janë të zënë duke zgjedhur buzëkuqin që shkon me çantën.
🤔
🤔

Por këtu nuk mbaron ironia!
Një pjesë e tyre kanë edhe pretendime të bëhen "role model" për të rinjtë.
Role model për çfarë?????????
🤔
🤔
🤔
🤔

Për të treguar se si një mashkull mund të kthehet në një imitim të shëmtuar të një femre? Dhe më e keqja: si do të ndikojë kjo tek fëmijët tanë? Kur djemtë shohin baballarët që kalojnë më shumë kohë në pasqyrë se në tavolinën e bisedave familjare, çfarë lloj meshkujsh po rrisim për të ardhmen?????
Femrat nuk Jane Duke kerkuar deshperimisht nje klon te tyre por nje burre ne plot kuptimin e fjales!
Ato duan partnerë të fortë, të sigurt në veten e tyre, jo dikë që kalon më shumë kohë duke "blenduar" fondatinën se duke zgjidhur problemet e jetës së përditshme.
Pra, o meshkuj modernë, me qerpikët tuaj fallco dhe depilimet tuaja perfekte, ndoshta është koha të pyesni veten:
A jeni duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për ju dhe për ata që vijnë pas??????????
Apo thjesht jeni duke u shndërruar në karikaturë të një bote që po e humbet sensin e saj???
Bota ka nevoje per Burra me shum se kurre??
Dhe jo per meshkuj qe bejne gare me fustanet e grave !
Ky shkrim nuk eshte per te gjithe meshkujt! Jo te gjithe Jane njelloje!
Kujt ti djege ... Ehhh
🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%
Back
Top