Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E hap kufijtë për udhëtarët plotësisht të vaksinuar, rregullat e reja miratohen të premten


Shtetet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord këtë të mërkurë të rihapin kufijtë për të gjithë udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Gjatë takimit në Bruksel, diplomatët ranë dakord edhe për të rritur nivelin e rasteve të reja, para se një vend të shpallet i pasigurt, si një masë që do të hapte udhëtimin në BE nga më shumë vende.

Rekomandimet do të miratohen nga ministrat e BE-së të premten. Një zëdhënës i Komisionit të BE konfirmoi se diplomatët kishin miratuar përditësimin e rregullave të udhëtimit.

Që nga marsi i vitit 2020, udhëtimet jo-thelbësore në Bashkimin Europian me 27 anëtarë janë ndaluar, përveç një numri të vogël të vendeve që konsiderohen të sigurta, për shkak të shkallës së ulët të rasteve të Covid-19.
Diplomatët thanë se, sipas rregullave të reja, udhëtarët që mund të vërtetonin se kishin marrë numrin e duhur të dozave të një vaksine të miratuar nga Bashkimi Europian mund të hynin në bllok.
Përveç kësaj, numri i rasteve për 100 mijë banorë që një vend mund të regjistrojë gjatë dy javësh dhe të konsiderohet pjesë e listës së gjelbër do të rritet nga 24 në 75 raste.

Kjo do të përjashtonte udhëtarët e pa vaksinuar nga pjesa më e madhe e botës, por mund të lejonte udhëtime nga, për shembull, nga Britania, e cila ka përparuar shumë me fushatën e vaksinimit.

Pjesë listës aktuale të gjelbër janë vetëm shtatë vende: Australia, Izraeli, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tajlanda.
Shtetet anëtare ranë gjithashtu dakord të krijojnë një mekanizëm të koordinuar emergjence për të pezulluar në kohë të shpejtë ardhjet nga vendet jo anëtare, nëse pa pritur goditet nga një variant i ri i koronavirusit.

/Monitor
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Uaaa fiks koha per pensionistet te udhetojne neper cruise ships :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back