E fundit që vdes...

Lauri

Anunnak
".... Zeusi vendos të promovojë toksorët. Së pari ai u jep atyre një grua, Pandora (e cila është mishërimi i të gjitha virtyteve femërore) duke porositur perënditë t'i jepnin asaj cdo vlerë pozitive.
Afërdita i dha asaj bukurinë Apolloni talentin për muzikë, Hermes dinakërinë dhe kuriozitetin, Athena rrobat, dhe më në fund Zeusi i dha asaj një arkë, me urdhër që të mos e hapte, për asnjë motiv.
Pandora, e cila nuk e mbajti dot kuriozitetin e saj, hapi kapakun, dhe të gjitha të këqijat e botës dolën që aty: pleqëria, xhelozia, sëmundja, dhimbja, çmenduria, veset...
Në fund të arkes kishte ngelur vetëm një gjë, shpresa, e cila nuk mundi të dilte menjëherë bashkë me të tjerët.
Njeriu, i cili para Pandorës kishte jetuar pa të këqija pa vdekje, filloi të ndjejë peshën e vuajtjeve tokësore, dhe toka u bë e ngjashme me ferrin. Përfundimisht, Pandora hapi përsëri arkën, duke nxjerrë jashtë Shpresën, e cila jo për çudi quhet "e fundit që vdiq".

FB_IMG_1587199260355.jpg

Piktura nga John William Waterhouse (1896)
Pandora do të hapë arkën. :)
 
Shpresa eshte iluzioni i bardhe i pafajsise se shpirtit njerzor,besoj qe cdo qenie njerzore ne toke,kur fillone mendon per shpresen,e sidomos shpresen e deshirave dhe te endrrave te ti, eshte nje qenie e universit qe mbarte vetem energji pozitive.
 
Nëse shkojmë në burimet më të hershme në rrethin tonë kulturor, shpresa vlerësohet kryesisht negativisht. Tregimi i poetit grek Hesiods (rreth 700-650 pes) i kutisë së Pandorës, është pragmatik.

Një konceptim i ngjashëm negativ i shpresës gjendet në Stoicizëm, i cili përputhet me skepticizmin e tij të përgjithshëm për çështjet njerëzore, madje dënon shpresën dhe frikën e homologut të saj si shprehje e mungesës së forcës dhe veprimit.

Duhet shkuar te Platoni (428-348 pes) dhe veçanërisht dialogu Faidon, për të gjetur një vlerësim më pozitiv të shpresës. Këtu realizimi i vërtetë dhe i vërtetë çliron veten nga sensualja dhe truporja: Shpresa nuk pret në një të ardhme që do të vijë, por në një të kaluar të kujtuar.

Në filozofinë e re, nga Iluminizmi e deri më sot, gjejmë si vlerësimin negativ, ashtu edhe atë pozitiv të shpresës. Në mesin e mendimtarëve të hershëm të Iluminizmit si Thomas Hobbes (1588-1679) dhe René Descartes (1596-1650) ne gjejmë skepticizëm si në Stoicizmin antik, ku shpresa perceptohet si një mendje difuze dhe e hutuar që dobëson dhe pengon kuptimin e shëndetshëm dhe të bazuar në realitet.

I ndryshëm dhe pozitiv, Immanuel Kant (1724-1804) vlerësoi shpresën njerëzore që u bë qendrore për të kuptuarit e tij për fenë. Kant e zhvendosi idenë e Zotit nga njohja teorike e botës, në veprim moral.


p.s. me/ Shpresa në momente të duhura lëviz edhe malet.
 
shpresa vdes e fundit se pa te njeriu vdes fare pastaj
Nuk mendoj se eshte shpresa gjeja e fundit qe sduhet te humbas njeriu.

Gjeja e fundit eshte TRURI, po humbi ate i ka humbur te gjitha. Po pati ate ne rregull te tjerat rregullohen vete, ska ku te veje.
 
Nuk mendoj se eshte shpresa gjeja e fundit qe sduhet te humbas njeriu.

Gjeja e fundit eshte TRURI, po humbi ate i ka humbur te gjitha. Po pati ate ne rregull te tjerat rregullohen vete, ska ku te veje.
dhe kjo qendron
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 1 20.0%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 1 20.0%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 2 40.0%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 1 20.0%
Back
Top