! - !
Once upon a time...
Ne shpesh flasim me veten, jo vetëm kur humbasim çelësat në çantë apo në punë. Por ngrihet pyetja nëse të flasësh me vetën, është diçka prej të çmendurish apo të vetmuarish? Një studim i publikuar tek “The Conversation”, zbulon se nuk është kështu, përkundrazi është një aktivitet shumë i domosdoshëm.
Monolog në heshtje
Le ta nisim me dialogët e brendshme, që të tjerët nuk i dëgjojnë. Bëhet fjalë për biseda mjaft serioze që ne i imagjinojmë me mendjen tonë gjatë natës dhe ditës. Shërbejnë për të organizuar e planifikuar veprime, duke konsoliduar kujtimet dhe bashkëpunuar me emocionet. Me fjalë të tjera, arrijmë që të mbajmë veten në kontroll dhe dimë se çfarë duhet të bëjmë.
Zë që koordinohet
Kur kryejmë një veprim dhe njëkohësisht flasim rreth tij, ky quhet një dialog i koordinuar. Në këtë rast truri i njeriut aktivizohet më mirë. Nga kjo del se dialogu i brendshëm luan një rol të rëndësishëm edhe pse jo ekskluziv të veprimeve tona.
Kur zëri i brendshëm të kthehet në torturë
E folura me veten mund të bëhet një shoqërues i keq. Në tre të mëngjesit, e gjitha ajo që dëshirojmë është që të ndalemi së menduari dhe të flemë gjumë, por mendimet tona na torturojnë. Zëri i brendshëm nuk ndalet, ndonëse ju doni fort që kjo të ndodhë. Për të shpëtuar prej zërit të brendshëm lexoni një libër përpara se të shtriheni për të fjetur sepse kjo do të ju bëjë që të ndalni së foluri me veten dhe të qetësoheni. Tek njerëzit e prekur nga ankthi apo depresioni, këto dialogë të brendshëm mund të bëhen shurdhues dhe të na pengojnë neve që të bëjmë një jetë normale. Zhdukja e zhurmës që nga torturon së brendshmi, nuk është e nevojshëm për shëndetin psikologjik.
Më zë të lartë
Shpesh këto dialogë të heshtur e gjejnë shfryrjen tek e folura me zë të lartë, edhe pse askush nuk po na dëgjon. Ndodh sidomos në ato moment që kërkojnë një përqendrim të lartë: si për shembull kur ju jeni duke lexuar udhëzime që iu lejon një përqendrim më të lartë dhe rrit kontrollin mbi detyrën. Në fakt duket si një mënyrë për të inkurajuar veten dhe për ta drejtuar atë në mënyrë eksplicite që të funksionojnë më mirë drejt qëllimit të paracaktuar. /gazeta shqip/