E enjte

Perpiqem te evitoj vapen me sa te mundem, pasi sot dielli duket cakerrqejf.
Megjithse ajo qe po pi nuk eshte se ndihmon ne kete.
Por ja qe disa zakone nuk i nderroj dot, dhe kafeja eshte nje nga keto.
Per te, jam i disponueshem 24 ore, ne c'do kohe.

Paçka se nje bar province, ambjenti te rrethon me atmosferen tipike te bareve... Me muzike te mire, e xhingla te ketij lloji. Vecanerisht mua me terheq dyshemeja e ambientit te jashtem.
Qe per shumekend s'besoj te ngjalle interes. Pasi s'jane vecse pllaka te vogla te nderthurura nga ato te trotuareve, ku i has rendom ne qytetin tone shumë ngjyresh.
Por ja që mua s'di pse me japin nje ndjesi te vecante, ndoshta bashke me njerzit qe e frekuentojne. Buzeqeshjet salutuese vazhdimisht, një batutë nga tavolina perballe etj. Te gjitha keto detaje bejne qe te ndihem si ne shtepi.
Jam vetem.
Ndodhi e rralle keto dite, pasi shpesh jam i rrethuar nga njerzit.

Me kohe e largova tundimin per te marre nje gote, dhe qetesisht po shijoj kafen nen tingujt e nje kenge qe per koinçidence qellon te jete "wicked game"...
Ende nuk jam i afte te ndjek hapin e kohes, per te fokusuar ngjarjet te cilat ndodhin me nje tjeter ritem, ndryshe nga ai imi... Shume gjera ndodhin.
Aq sa jo pak here shqetesohem per akumulimin e kujtimeve.
Dhe pse ngjarjet qe te lene mbresa kane nje tjeter "pene" dhe s'nevojitet nje "notebook". Por munde te rilexohen ne kujtese, sic duket ka nje "boje" te vecante per kesi gjerash.
Si nje ndodhi djeshme...
Nga nje leter banale e amballazhuar dhe paketuar uniform. Tashme duket sikur befas, kufijte e tokes zgjerohen, dhe ndjesia e lirise shtrin krahet me teper.

Serish cuditerisht duhet thene, ndihem mire. Dhe pse shkruaj me veshtiresi nga demtimi neper gishta, eshte nga te paktat raste qe me vjen mire per prezencen e dhimbjes se lehtë.
Mezi prisja te hiqja imazhin si prej pianisti (dhe pse me shenja apo te prera) tek duart...
E sot gezohem tek shoh disa te vrara ne to.

Pune!

Sot punova fort. Pak rendesi nje pune pa perfitim material, jam i kenaqur qe me ne fund pata nje dite plot lodhje fizike. Prezenca e shume familjareve ma bene dhe me te bukur diten.
Dhe ne mbarim si per te ta shtuar me teper gezimin e nje dite krejt te zakonshme, vjen ai truku i vjeter prinderor. Teksa te fusin disa kartmonedha ne xhep, a thua se adoleshenca ende nuk ka kaluar, madje sapo ka hyre. Qesh me vete,

C'munde te them? Ndihem shume mire! Akoma me mire teksa bej kete epilog, degjoj tingujt e kenges "e il cielo é sempre piu blu" dhe një thirrje vjen në telefonin tim...
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top