E drejta nderkombetare publike

Jeta

Anëtar i Respektuar
Burimet e se drejtes
Klasifikimi:

Burimet themelore (traktatet-konventat, zakonet ndr.dhe parimet e pergjithshme juridike)
Burimet ndihmese (Jurisprudenca, praktika gjyqesore, dhe doktrina) dhe
Rezolutat nderkombetare

Traktatet nderk
Jane marreveshjet e lidhura mes dy ose me shume subjekteve te se drejtes nder. Element qenesor per ekzistimin e traktatit eshte pajtimi i vullnetit te subjekteve i cili shprehet perms organeve kompetente. TN mund te klasifikohen ne baze te disa kritereve:
-sipas lendes (politike, ekonomike)
-sipas objektivave (paqes, mrojtjes)
-formes (me shkrim, me goje)
-menyres se lidhjes (solemne, te thjeshta)
-kohes sa do jene ne fuqi
-hapesires gjeografike net e cilen shtrihen etj.

Sipas veprimit te normave juridike TN ndahen ne:
Traktate ligje-normavenese, jane burim i drejtperdrejte i se drn.
Traktatet kontrata, marreveshje mes dy ose disa shteteve qe kane per object rregullimin e nje ceshtje te caktuar mes atyre shteteve.

Zakonet ndrk.
Dikur EDN ka qene perbere kryesisht nga rregulla zakonore. Qe nga mesi i shekullit XIX zakonet kane filluar te humbin rendesine, si pasoje e nxjerrjes te nje numri te madh te traktateve ligje.
Mirepo ZN kane ngele si burim me rendesi, sidomos per pjeset ku nuk eshte kryer kodifikimi. Sipas gjykates ndrk te drejtesise, gjykata duhet ti zbatoje zakonet ndrk si nje deshmi e nje praktike te pergjithshme e cila eshte pranuar si e drejte.
Element qenesor per ekzistimin e zakonit jane: 1. Praktika e pergjithshme e shteteve
2. Vetedija e subjekteve qe duke vepruar ne nje menyre te caktuar, veprojne ne pajtim me rregullat zakonore.

Parimet e pergjithshme juridike te pranuara nga kombet e qyteteruara
Paraqesin rregullat qe jane zbatuar ne te drejten e brendshme te shtetit dhe jane parime fundamentale te drejtesise, te pranuara nga vetedija juridike e pergjithshme.
Ketu hyjne:
Parimi mbi ceshtjen e gjykuar
Parimi se askush nuk mund te perfitoje nga faji i vet
Parimi i ndalimit te keqperdorimit te se drejtes
Parimi i pergjegjesise qe lind nga aktet e paligjshme dhe rikthimi i asaj qe eshte fituar nga pasurimi i pabaze
Parimi se askush nuk mund te barte me shume te drejta se qe ka ne tjeterkend
Parimi Lex Speciales Derogat Generali (ligji i vecante derogon te pergjithshmin)
Parimi Lex Posterior Derogat Legi Priori (ligji i ri e derogon ligjin e vjeter) etj…
* Ne mungese te normave kontraktuese osae zakonore gjyqtaret mund t’i shfrytezojne parimet e pergjithshme juridike si burim i pashterrshem.

Shteti
Autoret e se drejtes nderkombetare e perkufizojne shtetin si: “Institucion i krijuar nga nje grup, per realizimin e disa qellimeve, nga te cilat me rte rendesishme jane: ruajtja e se drejtes dhe rendit brenda kufijve dhe ruajtja e pavaresise se popullit ne marredhenie me popujt e tjereâ€‌ ose
“Si bashkesi qe ne nje hapesire te caktuar vepron si organizate me e larte e rendit juridik e qe nuk eshte e nenshtruar nga asnje organizate tjeterâ€‌.

Konventa mbi te drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo-1933) percakton se shteti si subject i se drejtes nderkombetare duhet te kete:
1. popullsine e perhershme
2. territorin e caktuar
3. qeverine
4. aftesine per te hyre ne marredhenie me shtetet e tjera.

Lindja e shteteve
EDN nuk merret me ceshtjen e paraqitjes se shtetit para se ai te jete paraqitur faktikisht. Ky moment merret si pikenisje e nje gjendjeje juridike. Nuk eshte me rendesi menyra e krijimit te shtetit, se a krijohet ne pajtim me rendin juridik nderkombetar apo te brendshem. E rendesishme eshte qe shteti i krijuar me akt juridik te ekzistoje me te vertete.
Shteti mund te krijohet ne menyra te ndryshme. Ne literaturen e se drejtres nderkombetare dallohet krijimi i shtetit ne menyre:
a. Origjinale- krijimi i shtetit ne territoret e pabanuara ose ku nuk ka patur shtet, ne te cilin transferohet popullsia.
b. Derivative (te prejardhur)- shtetet mund te krijohen ne territorin e nje province ose regjioni nga shteti te cilit i kane takuar me pare ose me ndarjen e nje shteti ne dy ose me shume shtete te pavarura. Ndarja e tille behet me dhune (kryengritje) ose me marreveshje (ne menyre paqesore).
*** Shtetet mund te krijohen edhe me bashkimin e dy ose me shume shteteve.
**** Shtetet mund te krijohen edhe me nje akt juridik:
1. Me ligj te brendshem
2. Me traktat nderkombetar
3. me vendim te ndonje organizate nderkombetare.
***** Menyra me e shpeshte e krijimit te shteteve, sot lidhet edhe me luften per pavaresi te popujve kolonialأ«.

Zhdukja e shteteve
Si lindja poashtu edhe zhdukja e shteteve eshte ceshtje faktike e jo juridike. Shteti zhduket me humbjen e cilitdo element (popullsise, territorit apo sovranitetit).
Zhdukja e pushtetit shteteror ka qene me se shpeshti rezultat i pushtimit te territorit dhe i nenshtrimit te plote te atij shteti. Shteti zhduket pqs aneksimi i tij eshte definitiv. Shteti zhduket edhe me ndarjen e territorit te tij nga shtetet tjera. Nje shtet mund te zhduket edhe me bashkimin vullnetar te dy ose me shume shteteve. Zhdukja e shtetit qofte rezultat i aneksimit, i ndarjes, i inkorporimit apo i hyrjes ne ndonje bashkesi shtetesh, eshte ceshtje faktike, por ka rendesi te madhe dhe shkaktonpasoja te shumellojshme juridike.

Njohja e shteteve
E drejta nderkombetare niset nga fakti se krijimi i shteteve te reja eshte ceshtje faktike e jo juridike, prandaj merret se shteti i ri me paraqitje behet subject i se drejtes nderkombetare.
Ekzistojne dy teori lidhur me njohjen e shteteve:
1. Teoria konstituive- niset nga qendrimi se shteti me faktin se eshte krijuar, ende nuk eshte antar i bashkesise nderkombetare. Pra, BN eshte ajo qe vendos se a do ta pranoje shtetin e ri ne rrethin e vet apo jo.
2. Teoria declarative- shteti i ri automatikisht i fiton te drejtat qe i takojne subjekteve nderkombetare dhe behet anetar i BN, pqs i ka plotesuar kushtet qe i parasheh e dr nderkombetare…. Dmth shteti nuk krijohet me njohje, por eshte fakt ky qe konstaton se shteti eshte krijuar.

Llojet e njohjes
Kemi njohje te shteteve, te qeverive, kryetarit dhe njohje te kryengritesve.
Ne te drejten nderkombetare permenden disa lloje te njohjes:
1. Njohja DE JURE dhe
2. Njohja DE FACTO.

1. Njohja de jure- eshte njohje e perhershme dhe e plote, e cila perfshine te gjitha marredheniet me shtetin e ri.
2. Njohja de facto- kur nje shtet, i shtyre nga arsyet politike ose per shkak te paqartesive frikesohet nga njohja e shtetit, ose qeverise se re dhe per kete arsye e shtyne njohjen e plote.
Njohja mund te jepet:
1. Shprehimisht- me nje akt te njeanshem me telegram, me deklarate te shefit te shtetit, me note diplomatike ose me nje traktat nderkombetar.
2. Heshtazi- konsiderohet se njohja eshte bere:
- nqs nje shtet lidh marreveshje me shtetin e ri
- nqs pranon dhe dergon perfaqesues diplomatic
- nqs shtetet e treat pranojne konsujt e shtetit te ri
Njohja e shteteve mund te behet:
1. Individualisht- buron nga qeverite ose organet e ngarkuara me pune te jashtme dhe jepet me akt te njeanshem kurse
2. Kolektive- behet ne konferenca, kongrese ose ne organe nderkombetare me resolute, me te cilen organet nderkombetare vendosin per krijimin e shtetit te ri ose me proceduren e pranimit.

Njohja mund te behet edhe Me kushte dhe Pa kushte…
Parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes se shteteve te reja eshte ceshtje rreth se ciles nuk ekziston unitet i mendimeve. Shumica e autoreve sidomos perkrahesit e teorise declarative, konsiderojne se parashtrimi i kushteve me rastin e njohjes eshte e palejueshme.
 
Suksedimi ne te drejten nderkombetare
Shpeshe ndodhe qe nje shtet t’i leshoje territorin nje shteti tjeter, si rezultat i perdorimit te forces, ne menyre paqesore ose me revolucion. Si pasoje e kesaj, shteti paraprak humb pushtetin mbi ate territory dhe ne vend te tij vjen shteti tjeter.

Suksedimi- paraqitet kur nje ose me shume persona nderkombetar e zevendesojne nje person tjeter nderkombetar me c’rast behet bartja e te drejtave dhe detyrimeve nga nje shtet qe e ka nderruar ose humbur identitetin e vet ne shtetin tjeter.

Suksedimi mund te jete:
a. I pergjithshem- shfaqet kur nje subject absorbohet ne teresi nga nje tjeter qofte edhe kur behet me vullnetin e antareve.
b. I pjesshem- shfaqet kur nje pjese e territorit te nje personi nderkombetar ngritet ne kryengritje, fiton pavaresine dhe behet person nderkombetar me vete.
* Shteti pasardhes i merr IPSO JURE te gjitha te drejtat dhe detyrat e shtetit te meparshem.

Suksedimi dhe traktatet
Nje nder ceshtjet me rendesi qe paraqiten me rastin e suksedimit eshte se a kalojne traktatet e shtetit qe eshte krijuar ose eshte ndare ne shtetin pasardhes ose jane zhdukur me territorin e humbur ose te dhene.
Lidhur me kete, ne teori jane shfaqur dy tendenca:
1. Shteti i ri nuk mund te konsiderohet i detyruar ne tractate te cilat nuk jane lidhur nga ai.
2. Shteti i ri duhet t’i pranoje traktatet qe kane qene te lidhura me heret.
Te gjitha zgjidhjet e adoptuara deri me tani mund te perfshihen ne tri grupe:
1. Traktatet qe nuk barten ne pasardhes- Traktatet politike.
2. Traktatet qe vazhdojne te mbesin ne fuqi- Traktatet normavenese.
3. Traktatet qe mbesin ne fuqi- Traktatet qe kane te bejne me territorin.

Suksedimi dhe borxhet publike
*Ne doktrinen e shek. XIX: ka mbizoteruar qendrimi se borxhet duhet bartuar mbi pasardhes.
*Ne fillim te shek. XX: mjafte autore kane mohuar detyrimet e shtetit suksesor qe te marre pjese ne pagimin e borxhit te shtetit qe shkaterrohet.
p.s. ne praktike kjo ceshtje eshte zgjidhur perms marreveshjeve speciale, psh. Italia, perkitazi me provincat Tripolitano dhe Kirenaika, ka pranuar te paguaje borxhin public te Turqise.
*Ne prag te LIIB:
Ne mungese te traktateve prape kane marre hov tendencat per refuzimin e marrjes se detyrimeve nga borxhet.
Ceshtja e borxheve publike ne cdo rast duhet zgjidhur me ane te marreveshjeve.

Suksedimi dhe shtetesia
Personat qe jetojne ose e kane vendbanimin ne territorin, i cili eshte subject i nderrimit, prima facie, e marrin shtetesine e suksesorit.
Probleme lindin vetem per personat te cilet kane qelluar jashte atij territory, ne momentin e nderrimit. Nderrimi i shtetesise paraqet nje ceshtje te rende kur cedimi behet kunder vullnetit te popullsise. E drejta nderkombetare ka provuar t’i zvogeloje pasojat e padeshirueshme te cilat dalin nga keto situate perms Plebishitit dhe Optimit.

Permbajtja dhe klasifikimi it e drejtave themelore
Ceshtja e precizimit te plote e te drejtave themelore ka mbetur e hapur deri ne ditet e sotme. Kete e kane kushtezuar: a. Ndryshimet qe jane pasoje e nje evolucioni normal dhe
b. opozita ne te cilen ka hasur rregullimi i ceshtjes nderkombetare ne shtetet e medha.





Perpjekjet e para i ka bere Abati Gregoar, 1792, projekti i te cilit nuk u realizua, por ngeli si begatim i se drejtes nderkombetare te asaj kohe.
Te ketilla jane parimet:
a. Popujt jane te pavarur dhe sovran,
b. Te gjithe popujt kane te drejte te organizojne dhe nderrojne formen e tyre te qeverisjes,
c. Cdo popull eshte zot ne territorin e vet etj…
Shumica e autoreve permendin pese te drejta themelore te shtetit te cilave u pergjigjen detyrimet e shteteve tjera:
- e drejta e sovranitetit dhe pavaresise
- e drejta per ekzistence (mbrojtje)
- e drejta e barazise
- e drejta per t’u rrespektuar
- e drejta per komunikim me shtetet e tjera.
 
Llojet e shteteve
Bashkesine nderkombetare per shume kohee kane perbere shtetet sovrane si dhe shtetet nen sundimin colonial. Bashkesine nderkombetare sot e perbejne me se 190 shtete sovrane te cilat perkunder kesaj mund te jene pak a shume te varura ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht etj.
Mes shteteve ekzistojne dallime te konsiderueshme ne pikepamje te:
- madhesise se tyre- territorit: shtete te vogla
shtete te medha
- nr te banoreve
- shkalles se zhvillimit
- rendit te brendshem ekonomik
- potencialit ushtarak- superfuqi
fuqi te medha
- rendit te brendshem- kapitaliste
socialiste

Per te drejten, rendesi ka klasifikimi qe ka per baze poziten juridike te shteteve.
1. Shtetet unitare -> thjeshta
2. Shtete te perbera:
a. Bashkimi personal
b. Bashkimi real
c. Konfederata dhe
d. Federata.

2. Shtetet e perbera
A.Bashkimi personal
Bashkesi e dy apo me shume shtetesh te cilat i lidhe vetem person ii sundimtarit. Bashkimi personal krijohet kur perputhen sendet e trashegimise, kur nje mbret i nje shteti zgjidhet per mbret edhe ne shtetin tjeter.
Antaret e Bashkimit Personal e ruajne pavaresine e tyre te plote:
1. ne planin e brendshem ruajne:
a. organin ligjdhenes
b. organet gjyqesore
c. organet administrative
2. ne planin e jashtem:
a. vazhdojne te mbesin subjekte te pavarura dhe te vecanta
b. mbajne pavaresisht marredhenie diplomatike me shtetet e tjera.

B. Bashkimi real
Bashkesi e dy apo me shume shtetesh sovrane, te cilat jane nen nje monark dhe bejne nje subject nderkombetar.
Shtetet antare te BR e ruajne:
1. ne planin e brendshem
a. autonomine e tyre te brendshme dhe i kane te pavarura organet ligjdhenese, admin dhe gjyqesore.
2. ne planin e jashtem ne competence te BR, si teresi lihet:
a. Politika e jashtme
b. Ushtria dhe
c. Finansat
Lufta kunder nje shteti antar te BR eshte lufte kunder te gjitheve. (Sot nuk ka shtete te tilla.)

C. Konfederata
Lidhje mes dy apo me shume shteteve te pavarura.
Krijohet me marreveshje nderkombetare dhe ka per qellim: mbrojtjen e pavaresise se jashtme ose te brendshme te antareve te saj. Ka raste kur krijohen per te evituar dominimin e nje shteti me te forte. Ka organet e veta qe kane fuqi te caktuar mbi shtetet antare. – Organ kryesor, e shpeshe i vetem, eshte DIETA, (pastaj Kuvendi i pergjithshem, Kongresi i delegateve)… Detyrat e ketij organi jane:
1. Te zgjidhe mosmarreveshjet mes antareve
2. Ndalon luften mes antareve, ne marredheniet nderkombetare
3. permbushe vendimet e Dietes.
Shtetet antare te confederates e ruajne pavaresine e tyre te plote, si brenda ashtu edhe jashte.

D. Federata
Bashkesi e me shume njesive, e cila krijohet me akt juridik => Kushtetute.
Politika e jashtme:
- dergimi dhe pranimi i perfaqesuesve diplomatike
- shpallja e luftes dhe lidhja e paqes
- mbrojtja e sigurise se shtetit dhe
- finansat
(jane ne competence te federates si teresi)

= QEVERIA =
Person ose trup i perbere nga me shume individe te cilet ne baze te kushtetutes e perfaqesojne shtetet ne marredheniet me shtetet e tjera.
Nese nje shtet i jashtem refuzon te njohe kryetarin e nje shteti ose nderrimin e formes se qeverisjes se nje shteti, ky i fundit nuk e humb njohjen e tij si shtet, mirepo derisa te pranohet njohja e tij shprehimisht ose heshtazi, nuk jane te mundshme marredheniet zyrtare mes tyre.
A K T J U R I D I K
Konfirmohet se nje person ose trup i perbere nga me shume persona eshte ne te vertete qeveri e nje shteti.
A K T P O L I T I K
I njohjes, eshte shprehje e vullnetit per te hyre ne marredhenie me ate qeveri.
Njohja behet: - shprehimisht
- heshtazi
Mund te jete: - De jure
- De facto

Commonwealth
Eshte bashkesi= Sui generic
Bashkesi vullnetare e shteteve te pavarura dhe sovrane, secila pergjegjese per politiken e vet qe konsultohen edhe bashkepunojne ne interes te pergjithshem te popujve te tyre ne perparimin e mirekuptimit nderkombetar dhe paqes ne bote.
Veprimtaria e Komonvelthit mbeshtetet ne:
- konsultimet
- diskutimet dhe
- bashkepunimin.

Format e varesise
Varesia nenkupton doemos marredheniet mes shtetit superior dhe atij inferior.
1. Vazaliteti
2. Protektorati
3. Mandatet (gati jane zhdukur) etj.

Shtetet neutrale
Jane ato shtete te cilat marrin per detyre me marreveshje te posacme te mbeten neutrale ne cfaredo konflikti qe ndodhe ne te ardhmen mes shteteve te tjera.
Shteti neutral:
- Nuk guxon te lejoje kalimin e forcave ushtarake neper territorin e tij.
- Shteti ka te drejte te ndermarre te gjitha masat per mbrojtjen e tij nga sulmet e jashtme.
- Pervec se nuk mund te hyje ne marredhenie me karakter ushtarak, nuk ekziston asnje kufizim tjeter.
 
Selia e Shenjte
(shteti i qytetit te Vatikanit)
Me marreveshje Italia pranon sovranitetin e Selise se Shenjte, pronesine e plote, autoritetin ekskluziv, absolute dhe juridiksionin e Selise se Shenjte mbi Vatikan dhe krijohet Shteti i Qytetit te Vatikanit nen pushtetin e Selise se Shenjte. Me marreveshje parashikohet paprekshmeria e Papes, e drejta e legacionit, Selia e Shenjte heq dore nga e drejta e azilit dhe merr persiper t’i dorezoje kriminelet qe jane strehuar aty.
V a t i k a n i mbetet shtet neutral dhe i paprekshem.
Qyteti i Vatikanit ka gjithsej 44 hektare, 500-1000 banore. Sherbimet publike ushtrohen nga shteti Italian. Vatikani mban marredhenie me afro 70 shtete.

Pergjegjesia nderkombetare e shteteve
Shteti duke qene nje institucion juridik-politik, qe kryen shume funksione brenda dhe jashte kufijve, eshte i detyruar te rrespektoje rendin juridik nderkombetar. Pergjegjesia nderkombetare eshte nje institucion juridik kun e baze te tij, secili shtet te cilit mund t’i mvishet nje akt te cilin e drejta nderkombetare e konsideron si te paligjshem, duhet t’ia jape demshperblimin shtetit te cilit i ka bere dem me ate akt. Pergjegjesia e shteteve eshte institucion zakonor i se drejtes nderkombetare.

Elementet e pergjegjesise se shteteve
Pergjegjesia nderkombetare eshte cdohere raport i shtetit me shtetin kur shteti qe ka pesuar dem kerkon satisfaksion (kenaqje).
Per ekzistimin e pergjegjesise ndekombetare duhet te plotesohen keto kushte:
- te ekzistoje veprimi ose mosveprimi, me te cilin cenohet cfaredo detyre e percaktuar me normat e se drejtes ndekombetare.
- veprimi i paligjshem duhet tem und t’i mvishet shtetit si person juridik ose si subject nderkombetar.
- per ekzistimin e pergjegjesise duhet te jete shkaktuar demi.
- duhet te jene shfrytezuar te gjitha mjetet juridike qe parashihen me rend te brendshem per te fituar kenaqje (satisfaksion).

Pergjegjesia e drejteperdrejte ekziston ne ato raste kur e kane shkele te drejten nderkombetare organet shteterore per te cilat shteti mban pergjegjesi, ose perfaqesuesit shteteror.
Pergjegjesia e terthorte, kur nje shtet merr pergjegjesine per cenimin apo shkeljen e se drejtes nderkombetare nga shtetet tjera.

Pergjegjesia e shtetit per organet ligjdhenese
Ekziston nese nje shtet:
1. nxjerre ndonje ligj i cili eshte ne kundershtim me detyrimet e tij nderkombetare.
2. leshon te nxjerre ligjin, i cili eshte i nevojshem per t’i plotesuar detyrimet nderkombetare ose nuk derogon nje ligj qe eshte ne kundershtim me detyrimet ndekombetare.

Pergjegjesia e shtetit per aktet e organeve admin.
Shteti ka pergjegjesi per punen e organeve admin te cilat sipas rendit te brendshem juridik kane cilesine e organit shteteror qe ushtrojne funksione publike dhe veprojne per llogari te shtetit, pavaresisht a jane keto locale, provinciale, regjionale, federale etj.

Pergjegjesia e shtetit per punen e organeve gjyqesore
Pergjegjesia e tille ekziston pqs gjyqet e nje vendi e kane cenuar te drejten nderkombetare ne zbatimin ose interpretimin e normave te se drejtes se brendshme.

Bazat e pergjegjesise nderkombetare
Per te ekzistuar pergjegjesia nderkombetare, pervec kushteve tjera ekzistuese eshte edhe nje kusht plotesues-vepra te jete kryer me paramendim, me qellim te keq ose me pakujdesi.
1. Teoria subjective – e fajit (Groci)
2. Teoria objective – e rrezikut (Anciloti)

Pasojat e pergjegjesise
Si rezultat i veprimit te paligjshem (i shkeljes se detyrimit0, lind nje raport mes shtetit qe eshte fajtor per ate akt dhe shtetit ndaj te cilit s’eshte plotesuar detyrimi, nga e cila gje del se pala fajtore duhet te jap shperblimin.

Territori shteteror
Pjeset (elementet) e territorit shteteror
Territori shteteror eshte hapesira qe gjendet nen sovranitetin e nje shteti. Eshte element qenesor per ekzistimin e shtetit. Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore dhe ujore brenda kufijve, toka dhe ujerat nen kete siperfaqe dhe ajri mbi te.
Territorin shteteror e perbejne siperfaqja tokesore brenda kufijve shteteror, toka nen te dhe toka nen ujera te brendshme dhe territoriale.
Territori ujor perbehet nga ujerat qe ndodhen brenda territorit shteteror (ujerat kombetare) dhe ujerat e nje brezi detar (ujerat territoriale) per ato shtete qe kane dalje ne det. Ne ujerat kombetare hyjne: ujerat e lumenjeve kombetar, liqenet, kanalet, portet detare, gjiret e detit, gjiret historike dhe detet e brendshme. Toka, uji dhe ajri perbejne pjeset e verteta (reale) te nje shteti.

Nocioni dhe natyra juridike e territorit shteteror
Me territory shteteror nenkuptohet hapesira mbi te cilen nje shtet e ushtron sovranitetin territorial. Territori shteteror eshte nje element qenesor pa te cilin shteti s’mund te ekzistoje dhe eshte i percaktuar sakte me kufijte shteteror. Ushtrimi i pushtetit mbi nje territor njihet si supremacion territorial.

Kufijte shteteror
Ndarja e territorit kalon neper tri faza:
1. Pergatitja
2. Ndarja
3. Shenimi i kufijve

Mundesite e percaktimit te kufijve ne lumenje jane:
1. Bregu i majte
2. Bregu i djathte
3. Mesi i lumit
4. Thalveg, ose vija e thellesise me te madhe.

Kufijte ndahen ne:
- natyrore… shkojne pergjate ujerave, bjeshkeve ose vargmaleve, pyjeve etj. (kufij te preferuar)
- artificiale… s’kane mbeshtetje ne relief (shenohen me shtylla, gure, mure etj) dhe
- astronomik… shkojne paraleleve ose meridianeve.

Ndryshimet territoriale
Ndalimi i marrjes se territorit shteteror
Ndryshimet e territoreve me se shpeshti jane sendertuar me perdorimin e forces (me pushtim ose nenshtrim). Qe nga fillimi i shekullit XX, e drejta mbeshtetet ne parimin e rrespektimit te integritetit territorial te shtetit dhe ndalon te merret ndonje territor me perdorimin e forces.


Menyrat e lejuara te marrjes se territorit shteteror
Lidhur me llojet e fitimit te territorit, autoret e se drejtes nderkombetare i kane ndare ne fitime origjinere (burimore) dhe derivative (te prejardhura).
 
Cedimi (Cessio)
Eshte menyre e zgjerimit te territorit, qe realizohet mes dy shteteve. Cedimi eshte transaksioni mes dy shtetesh: ceduesit dhe fituesit. Ai ka per object bartjen e sovranitetit mbi territorin i cili i ka takuar shtetit tjeter.
Okupimi paqesor
Eshte vendosja e sovranitetit te nje shteti mbi ndonje territor qe me pare nuk ka qene nen sovranitetin e asnje shteti tjeter. Okupimi paqesor behet ne baze te aktit te njeanshem.
Shtimi (Zgjerimi)
Derisa cedimi arrihet me marreveshje nderkombetare, shtimi (acesio) eshte rezultat i ndryshimeve qe shkaktohen nga forcat natyrore ose si rezultat i punes njerezore.
Parashkrimi
Ne te drejten nderkombetare mund te perkufizohet si zgjerim i sovranitetit mbi nje territor perms ushtrimit te vazhdueshem dhe te papenguar te sovranitetit ne nje periudhe te caktuar te domosdoshme per te krijuar bindje te pergjithshme se gjendja ekzistuese eshte ne pajtim me rendin juridik.
Per te qene i vlefshem parashkrimi eshte e domosdoshme qe asnje shtet (shtet ne sovranitetin e te cilit ka qene ai territor) mos te protestoje.

Hapesira detare
Hapesirat ujore te deterave dhe oqeaneve mbulojne mbi 70 % te siperfaqes se rruzullit tokesor.
Ujerat detare ndahen ne:
1. Ujera bregdetare (te brendshme dhe territoriale) dhe
2. Ujera te lira.
E drejta e detit eshte zhvilluar me shekuj si e drejte zakonore. Kodifikimi i se drejtes se detit eshte bere pas luftes se II boterore.
--- 1.a Ujerat e brendshme detare… Perfshijne ujerat e limaneve detare, ngushticat, ujerat brenda arkipelageve, detet e brendshme, hapesirat ujore mes vijes se batices me te larte dhe zbatices me te ulet si dhe deltat e lumenjeve. Gjiri detar e ka statusin e ujerave te brendshme vetem nqs brigjet e gjirit i takojne nje shteti dhe hyrja ne gjirin detar nuk ka gjeresi me te madhe se dyfishi i gjeresise se ujerave territoriale.
--- 1.b Ujerat territoriale… Perfaqesojne nje pjese te detit qe shtrihet paralelisht me vijen e bregut ne nje largesi te caktuar dhe jane burim i rendesishem i pasurise detare, rruge e lundrimit dhe zone mbrojtese nga ana e detit. Sipas Konventes se Gjeneves, zona e jashtme nuk mund te shtrihet me tej se 12 milje nga vija fillestare e ujerave territoriale.

Brezi i jashtem
Paraqet pjesen e detit te lire dhe perfshine hapesiren detare qe shtrihet jashte ujerave territoriale ne drejtim te hapet deri ne largesi te caktuar. Brezi i jashtem fizikisht dhe juridikisht eshte pjese e detit te hapet dhe mbi te shtetet kane vetem disa te drejta te kufizuara te cilat na jep e drejta nderkombetare. Keto te drejta kane te bejne me mbrojtjen e interesave doganore, sanitare, fiskale, imigracionit, rezervimit te se drejtes se peshkimit.

Zona ekskluzive ekonomike
Eshte institute i ri juridik dhe nenkupton te drejten qe i eshte dhene shteteve bregdetare qe te zgjerojne te drejten sovrane ekonomike dhe kompetencat juridiksionale ne nje hapesire detare dhe nen det, pertej vijes se jashtme te ujerave territoriale, deri ne largesi prej 200 milja.

Shtrati continental
Perfaqeson fundin e detit dhe nentoken e detit te hapet e cila vazhdohet jashte detit territorial deri ne thellesi te caktuar.

Deti i hapet
Hapesirat e gjera detare, te cilat shtrihen jashte ujerave bregdetare, perfaqesojne detin e hapur ose detin e lire. Ne kohen e mesme ka pasur tendenca qe te shtrihet sovraniteti edhe ne detin e hapur (Anglia- detin e veriut, Portugalia- oqeanin paqesor).

Koncepti dhe perkufizimi i detit te hapur
Deti i hapur mund te perkufizohet si pjese e oqeanit jashte nje vije qe shkon paralelisht me bregun ne nje largesi nga ai. Konventa mbi detin e hapur parasheh qe deti eshte i hapet per te gjithe popujt dhe asnje shtet nuk mund te pretendoje qe te veje cfaredo pjese te tij nen sovranitetin e vet. Mbi kete pjese vlen parimi i “lirise se detit te hapurâ€‌.

Lirite e detit dhe permbajtja e tyre
Deti i hapet ka statusin e “detit te lireâ€‌ mbi te cilin vlen rregulla e “Lirise se detitâ€‌.
Lirite e detit te hapur jane:
1. liria e lundrimit te anijeve tregtare dhe te luftes
2. liria e peshkimit
3. liria e venies se kabllove nendetare
4. liria e fluturimit mbi detin e hapur
Konventa e re ua ka shtuar edhe:
5. lirine e krijimit te ishujve artificiale dhe stabilimenteve te tjera qe i lejon e DN
6. lirine e kerkimeve shkencore.

Pirateria
Ne kuptimin e saj original dhe te ngushte “pirateriâ€‌ eshte cdo akt i paautorizuar, i kryer me dhune nga ndonje anije private ne detin e hapet kunder anijes tjeter me qellim te plackitjes.

Servitutet nderkombetare
Nocioni- Servitutet nderkombetare perfaqesojne restriksione (kufizime) te jashtezakonshme te sovranitetit territorial te nje shteti te imponuara me marreveshje, me te cilat nje pjese ose tere territory i nje shteti duhet te sherbeje per disa qelime ose interesa te caktuara te shtetit tjeter.

Llojet e servituteve
Servitut nderkombetare ndahen ne:
1. servitute active ose positive
2. servitute negative
3. servitute ushtarake
4. servitute ekonomike

1. servitutet active (positive) jane ato me te cilat i pet e drejta nje shteti qe te ndermarre veprime te caktuara ne territorin e shtetit tjeter.
2. servitutet negative- jane ato servitute me te cilat i jepet e drejta nje shteti qe te kerkoje nga nje shtet tjeter qe ai te rezervohet nga ushtrimi i sovranitetit ne ceshtje te caktuara.
3. Servitutet ushtarake- jane ato servitute me te cilat nje shtet ka te drejte te mbaje trupat e veta ne territoret e shtetit tjeter, e drejta e fluturimit te aeroplaneve ushtarake mbi territorin e shtetit tjeter dhe aterimit per qellime teknike.
4. servitutet ekonomike jane ato servitute te fituara per qellime komerciale dhe te komunikacionit, sic jane: e drejta e peshkimit ne ujerat territoriale ne shtetin tjeter, prerja e drunjeve, shfrytezimi i kullosave, shfrytezimi me uje ose me rryme etj.

Shuarja e servituteve
Servitutet shuhen ashtu si jane krijuar dmth me marreveshje mes shteteve te iunteresuara. Ato mund te shuhen edhe me kalimin e afatit per te cilin jane krijuar:
-me doreheqje te shtetit ne te mire te te cilit kane qene krijuar.
-me bashkimin e territorit shteteror qe ka perfituar dhe territorit te shfrytezuar.
-me zhdukjen e interesit te shtetit te autorizuar.
 
Organet e marredhenieve nderkombetare
E drejta e brendshme dhe e drejta nderkombetare percaktojne shprehimisht cilat jane organet, veprimet e te cilave shkaktojne pasoja juridike nderkombetare. Ketij grupi i perkasin ata persona, veprimet ose deklaratat e te cileve shkaktojne pasoja juridike nderkombetare per shtetin e tyre dhe personat qe veprojne kryesisht ne pune te jashtme jashte shtetit.

Organet qendrore
Kryetari i shtetit
Eshte organi me i larte i perfaqesimit te jashtem, mirepo nuk eshte ne cdo rast edhe organi me i larte shteteror. Kryetari i shtetit mund te jete monarku, presidenti ose organi kolektiv, varesisht sipas sistemit te vendit. Cdo akt i kryetarit te shtetit ne marredhenie nderkombetare si akt i shtetit.

Ministri i puneve te jashtme
Pjesemarrja e shefit te shtetit ose kryeministrit, ne ceshtje te jashtme, pergjithesisht kufizohet me ceshtje te rendesishme politike.
Mbajtja e lidhjeve te rregullta me shtetet dhe organizatat nderkombetare kryesisht eshte ceshtje e ministrit te puneve te jashtme. MPJ eshte njefare ndermjetesuesi mes shefit te shtetit dhe organeve te shtetit tjeter. Sipas rregullave nderkombetare komunikimi mes qeverive behet perms MPJ dhe perfaqesuesve diplomatic te akredituar ne ate shtet.




Organet e jashtme
Perfaqesuesit diplomatike
Jane te derguar me autorizime qe ta perfaqesojne shtetin jashte. PD ne koherat me te vjetra jane konsideruar sit e shenjte. Jane derguar per pune te caktuara mirepo pas kryerjes se atyre pأ«uneve ka marre fund misioni i tyre. PD ndahen ne perfaqesues te rregullte dhe te rastit, qe dergohen ne misione te caktuara ne boten e jashtme.

Nocioni i diplomacise
Diplomacia eshte aplikim i inteligjences dhe taktit te rregullimin e marredhenieve zyrtare mes qeverive te shteteve te pavarura. Eshte shkence e puneve te jashtme ose art i bisedimeve. Fjala diplomaci origjinen e ka nga greqishtja e vjeter: diplomacia-doc i shkruar ne dy faqe te lidhura, qe i eshte dhene kryesuesit te misionit dhe ka permbajtur instruksione per qellimet e misionit.

Gjuha diplomatike
Sendertimi i gjuheve diplomatike behet ne gjuhe te ndryshme. Prej kohes se romakeve e deri ne kohen e Ligjit XIV si gjuhe diplomatike ka qene gjuha latine. Prej atehere fillon te imponohet gjuha fringe edhepse nuk ka nje rregullate te se drejtes nderkombetare.

E drejta e legacionit
Krijimi i perfaqesive te perhershme paraqet ne praktike sendertimin e se drejtes se legacionit. E drejta per te derguar perfaqesues diplomtike quhet e drejte active e legacionit. E drejta per te pranuar perfaqesues diplomatike quhet e drejte passive e legacionit.

E drejta diplomatike
(kodifikimi dhe zhvillimi i saj)
Rregullat qe i referohen perfaqesuesve diplomatike jane krijuar si rregulla zakonore te se drejtes nderkombetare diplomatike. Ato i kane karakterizuar nje perdorim constant dhe uniform.
Pas LIIB komisioni i se drejtes nderkombetare, ceshtjen e kodifikimit te se drejtes diplomatike e ka perfshire si ceshtje te rendesishme dhe ne baze te projektit te tij me 1961, eshte miratuar Konventa mbi marredheniet diplomatike.
Me 1963 Konventa mbi marredheniet konsullore dhe me 1969 Asambleja e Pergjithshme e KB-se, e ka miratuar Konventen mbi Misionet Speciale. Me 1975 ne Vjene eshte miratuar Konventa mbi Perfaqesimin e shtetit dhe marredheniet e tyre me organin nderkombetar te karakterit universal.

Vendosja e marredhenieve diplomatike
Vendimi per vendosjen e marredhenieve diplomatike eshte akt i vullnetit politik i cili i takon dy subjekteve te interesuara. Secili shtet vendos se a do te mbaje marredhenie diplomatike me ndonje shtet tjeter dhe a do te kete ne te mission te perhershem.

Klasifikimi i personelit diplomatic
Konventa e Vjenes e ndan personelin diplomatic ne keto kategori:
1. Personeli diplomatic – shefi i misionit, keshilltaret, sekretaret dhe atashete.
2. Personeli administrativ dhe teknik – arkivistet, personeli per mbrojtjen e lidhjeve dhe personeli administrative.
3. Personel sherbyes – portieret, punetoret e sigurimit, kuzhinieret etj.

Perfundimi i misionit diplomatic
Misioni diplomatic mund te perfundoje me:
1. Kryerjen e detyres se misionit
2. Kalimin e afatit per te cilin eshte derguar
3. Revokim, te cilin mund ta beje shteti qe ka derguar ose mund te jete shkaktuar me doreheqjen e perfaqesuesit per shkak te transormimit ne tjeter pozite
4. Ngritjen e perfaqesuesit diplomatic ne klase me te larte, porn e kete rast misioni teknikisht perfundon dhe perfaqesuesi diplomatic merr letra te reja kredenciale
5. Nderprerjen e marredhenieve diplomatike ose fillimin e luftes mes dy shteteve
6. Vdekjen e perfaqesuesit diplomatik.

Konsujt
Ndahen ne konsuj professional (consules missi)
dhe konsuj nderi (consules electi)
1. Konsujt professional jane nepunes dhe sherbimin konsullor e kane profesion te rregullte dhe te vetem
2. Konsujt nderi rregullisht jane persona autoritativ, qe jetojne, e shpeshe jane edhe shtetas te shtetit ku veprojne si konsuj. Ata per punen e tyre nuk marrin page.

1). Konsuj te pergjthshem
2). Konsuj (emerohen nga shefi i shtetit)
3). Nenkonsuj (emerohen nga ministry i puneve te jashtme)
4). Agjente konsullor (emerohen nga konsulli i pergjithshem).

Funksioni i konsujve
Konsujte jane organe shteterore te cilet dergohen jashte per qellime te ndryshme e sidomos per mbrojtjen e interesave shteterore brenda qarkut konsullor. Nuk jane perfaqesues diplomatike dhe nuk perfaqesojne shtetin ne totalitetin e marredhenieve nderkombetare si dhe nuk jane te akredituar prane qeverise se vendit te pranimit.

Perfundimi i funskioneve konsullore
Funksionet konsullore perfundojne me:
1. Notifikimin e shtetit te emerimit – shtetit te pranimit, se funskionet e tij kane pushuar.
2. Terheqjen e ekzekvatures.
3. Notifikimin e shtetit te pranimit – emerimit se ka pushuar te konsideroje antare te personelit konsullor.

Nepunesit nderkombetar
Lidhur me poziten e nepunesve nderkombetar nuk ekzistojne rregulla uniforme. Te gjitha organizatat tjera krijohen me marreveshje nderkombetare me me shume ose me me pak shtete, nga e cila gje del se nepunesit e tyre gezojne te drejta dhe privilegje vetem ne shtetet antare te organeve ne fjale, te cilat shtete kane lidhur marreveshjet dhe kane miratuar rregullat e duhura mbi poziten e tyre.

Aktet juridike nderkombetare
Aktet e njeanshme
Akt i njeanshem juridik konsiderohet shprehja e vullnetit te nje subjekti te se drejtes nderkombetare me qellim qe te shkaktohet ndonje pasoje juridike nderkombetare. Me keto, ne raste te caktuara krijohet, nderrohet ose pushon ndonje gjendje juridike. Aktet e njeanshme ndahen ne akte te njeanshme te pavarura, te varura ose aksesore dhe te perziera.

Notifikimi (Lajmerimi)
Eshte lajmerimi zyrtar drejtuar nje subjekti tjeter ose subjekteve te se drejtes nderkombetare per ndonje qendrim, kerkese, fakt ose ngjarje pa te cilen pretendohet te kete rendesi juridike, posaqerisht rendesi nderkombetare, ose term teknik per lajmerim shtetet tjera per ca fakte ose ngjarje me rendesi juridike. Notifikimi mund te jete i detyrueshem ose fakultativ.

Njohja (Pranimi)
Deklarim i njeanshem se nje gjendje ose ndonje kerkese konsiderohet juridikisht e vlefshme. Njohja eshte mjafte e shpeshte ne marredhenie nderkombetare (njohja e shteteve te reja, e qeverive, e kryengritesve si pale nderluftuese etj)
Njohja mund ti ipet shprehimisht ose heshtazi.

Protesta
Eshte deklarate me te cilen mohohet ligjshmeria e ndonje situate te caktuar. Ajo ka per qellim te ruaje te drejtat ose te beje me dije se shteti qe proteston nuk pajtohet dhe nuk i pranon aktet e caktuara per te cilat eshte i njohur me notifikim, ose me cfaredo menyre tjeter dhe refuzon pranimin e gjendjes se re.

Heqja dore
Eshte deklarate e njeanshme e vullnetit. Me te nje shtet heq dore nga ndonje e drejte e tij ne marredhenie nderkombetare. Me kete shuhet nje e drejte subjective e shtetit.

 
te lutem jeta a mundesh te me tregosh se ku je furnizuar me literatur per temin e shtetit nga E drejta nderkomtare publike se jam shum e ineteresuar te lutem nese mundesh me trego me shum respekt linda
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top