Personat që ndërmarrin shpesh rreziqe duket se nuk i kanë tërësisht funksionalë sistemet e vetëkontrollit. Studimi i Universitetit të Teksasit demonstron se ne biem shpesh në telashe, sepse nuk i rezistojmë dot tundimit për të ndërmarrë rreziqe
Shpesh thuhet se bota është e bukur, sepse është e ndryshme. Në këtë lloj larmishmërie ka persona që i druhen gjithçkaje dhe persona që ndërmarrin shpesh rreziqe, sepse nuk kanë frikë nga asgjë, ose të paktën kështu duket. ثshtë çështje karakteri, sigurisht, por çfarë bën vërtet diferencë në këtë rast?
Një përgjigje për këtë çështje vjen nga disa studiues të Universitetit të Teksasit, të cilët konfirmojnë se personat që e duan rrezikun kanë sisteme vetëkontrolli shumë më pak aktive. Në studimin e udhëhequr nga Russell Poldrack, drejtor në Qendrën e Kërkimeve të Imazheve në Universitetin Austin dhe profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës, 108 vullnetarë iu nënshtruan një skaneri me rezonancë magnetike (MRI), ndërsa ishin duke luajtur një videolojë që simulonte disa prej llojeve të rreziqeve më të zakonshme. Ekipi hulumtues zhvilloi një softuer të specializuar që të mund të maste zgjedhjet pak a shumë të rrezikshme që personat ndërmerrnin në videolojëra. Në mes të studimit, kur softueri kishte fituar të gjitha të dhënat e “lojtarëve”, programi ka zhvilluar një parashikim mbi zgjedhjet e së ardhmes që pjesëmarrësit do të ndërmerrnin. Përfundimi ishte që 71 për qind e parashikimeve ishin të sakta. “Këto modele janë mjaftueshëm të besueshme. Ne jo vetëm që mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në një provë shtesë në të njëjtin person, por edhe te persona të tjerë”, shpjegon Poldrack në një komunikim për mediat. Softueri ka supozuar parashikimet duke analizuar disa qendra të vogla të trurit në lidhje me kontrollin, vëmendjen dhe kujtesën. Studiuesit arritën në përfundimin se personat që ndërmerrnin shpesh rreziqe zakonisht nuk kanë sisteme efektive të kontrollit që i “paralajmërojnë” se është koha për të ndaluar. “Nëse jemi në gjendje të kuptojmë faktorët e jashtëm që ndikojnë në tru, ne mund të nxjerrim edhe përfundimet në lidhje me masat më të mira për të ndihmuar njerëzit që të shmangin rreziqet”, shpjegon Sarah Helfinstein, studiuesja e postdoktoraturës në Universitetit Austin. Studimi është publikuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).
Kontrolli i mendjes
Kontrolli i mendjes është emërtim i përgjithshëm për disa teori dhe teknika të paracaktuara për të mposhtur kontrollin e të menduarit, sjelljes, ndjenjave, apo vendimeve të një njeriu.
Kontrolli i mendjes shfaqet te shumica e njerëzve si fantazi, sepse në disa raste duket si një histori fantastiko-shkencore. Ky emërtim përdoret përgjithësisht nga teoritë e komplotit, të cilat pas çdo ngjarjeje apo risie shtrojnë gjithnjë pyetjet “Kush do, që unë ta besoj këtë?” dhe “Kush do që njerëzit të mos besojnë, që ata mund të ndikohen?”. Por një kontroll mendor mund të realizohet përmes drogave për dobësim, pagjumësisë apo ngacmimeve të caktuara fizike. Në dallim nga shpëlarja e trurit, kontrolli mendor nuk mund të zbatohet me dhunë e drejtpërdrejtë fizike apo psikologjike. Kontrolli mendjes mund të ndahet në dy grupe:
Të tërthortë (nëpërmjet ndikimit të mediave, përvojave etj.)
Të drejtpërdrejtë (nëpërmjet ndikimit të organizmit si p.sh. me anë të drogave, rrezatimeve).
g.shqip