E dini çfarë ka në cigaren tuaj?

Guest2

Antarë i Respektuar
Miliona njerëz kudo në botë tymosin duhan, pavarësisht se e dinë se kjo është shumë e dëmshme për shëndetin.

Një studim i ri ka treguar se pjesa më e madhe e duhanpirësve nuk janë aspak në dijeni të kimikateve që thithin çdo ditë.

Shumica e tyre njeh vetëm nikotinën dhe nuk është aspak në dijeni të substancave toksike, që i fusin organizimit ndërsa tymosin.

Kërkuesit kanë zbuluar se në cigare gjenden rreth 24 substanca të dëmshme, duke i ndarë ato në 6 grupe.

Ekspertët thonë se cigaret përmbajnë arsenik, që dëmton zemrën dhe formaldehyde që shkakton kancerin në fyt.

Sipas një vëzhgimi të bërë në SHBA ku morën pjesë rreth 5000 persona vetëm ¼ e tyre janë shprehur se kërkojnë informacione për përbërësit që ndodhen në cigare, shumica e tyre janë persona te rinj në moshë.

Ndërsa vetëm 8 % e atyre që janë intervistuar janë përgjigjur saktë, për 3 nga 4 kimikatet të shënuara në paketë.

Por gjatë këtij anketimi kërkuesit kanë vënë re, se shumë njerëz janë të interesuar për të ditur për substancat e rrezikshme që gjenden në cigare, por që nuk dinë se ku të kërkojnë dhe se në shumë raste informacioni nuk është shumë i qartë.

Nuk është ende e qartë se sa do të ndikojnë tek duhanpirësit, shtimi i këtyre informacioneve në paketë, shprehen ekspertët./tvklan.al
 
Titulli: E dini çfarë ka në cigaren tuaj?

Arseni mjafton bukur per dëm, por se permban edhe Formaldehyd, edhe me keq qenka.....
 
Titulli: E dini çfarë ka në cigaren tuaj?

Eshte e vetmja qe sa here e kerkoje e kam pran dhe sa here ja kerkoje digjet per mua kshu qe as mendja spo me shkon me nderpre :hi:
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top