E dashur/a vetja ime!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

E dashur/a vetja ime!​


- I pasur bëhesh me dituri, jo me flori ...
- I madh bëhesh me mendje, jo me moshë ...
- I bukur bëhesh me zemër e jo me dukje ... !


• Nëse ulëret të dëgjojnë... nëse pëshpërin të dëgjon vetëm kush të qëndron afër.
Por nëse rri në qetësi të dëgjon veç, ai që të do.


• Një burrë i vërtetë nuk i do një milion gra. Ai do një grua në një milion mënyra...!

• Pas të gjitha problemeve që m'u shfaqën, pas gjithë peshës së rëndë mbi supe, pas gjithë dhembjes në zemër ... mund të them vetem diçka "Unë me ndihmën e Krijuesit gjithmonë mbijetova"...!

• E dashur ëndërr nëse do të bëhesh realitet, bëhu..!
Mos vendos një buzëqeshje budallaqe në fytyrën time dhe më pas largohesh...!

• اdo gjë në jetë është e përkohshme, kështuqë nëse gjërat shkojnë mirë shijoi sepse nuk do të zgjasin përgjithmonë, e nëse shkojnë keq, mos u mërzit nuk do të jenë ashtu përherë...!

• Dhe pikërisht kur ne kemi nevoj më tepër për njerzit që kemi ndihmuar ata/ato janë thjesht spektator të vëmendshëm ...

• Nuk gjendet askush që nuk ka frikë për asgjë, është e pamundur, sepse nëse nuk ke asgjë për të patur frikë, nuk ke asgjë për të jetuar..!
Të kesh frikë do të thotë se ke diçka që i’a vlen dhe nuk do ta humbasësh...!

• E dashur/a vetja ime!
Mjaft luaje melodi shpresash për ëndrrat pa të nesërme...
Andaj zgjohu sa nuk është vonë për çdo gjë...

• Në një shtëpi që lexohet El-Fatiha dhe Ajetul-Kursij, atë ditë nuk do ta pësoje askush nga shikimet e liga të njerëzve ose të xhineve..!


• Kur je duke ëndërruar me zemër të thyer, të zgjohesh është pjesa më e vështirë...

- Ndonjëherë duhet të lëndohemi që të rritemi,
- duhet të humbim që të fitojmë,
- duhet të sëmuremi që të shërohemi,
- duhet të na mungon diçka për t’ia diur vlerën çdo gjëje që posedojmë,
- duhet të mos dijmë diçka për të mësuar në të ardhmen,
- duhet të rrëzohemi për të njohur dhimbjen,
sepse ndonjëherë mësimet më të mira fitohen vetëm nëpërmjet dhembjes!


• Jeta nuk vjen te ne me kordele, gjithsesi sërish mbetet një dhuratë!

• Ndonjëherë duhet të distancosh veten nga njerëzit!

• Ata që të duan do ta vënë re, e nëse jo ti e di tashmë se ku duhet të qëndrosh...

- Nëse nuk mund të më bësh të lumtur, të paktën mos më lëndo...



• Sa keq që ndonjëherë jeta na largon nga njerëzit që duam, pa e marrë vesh ata sesa shumë dhembje ndjejmë për këtë....

• Njerëzit janë si muzika, disa flasin të vërtetën dhe të tjerët janë thjesht zhurmë...!

• اdo gjë që po të ndodh në këto momente është si rezultat i zgjedhjeve që ke bërë në të shkuarën...!

• Nëse do më njihje në të vërtetë do ta dije që unë fal shpejt, edhe kur nuk e meritojnë dhe kjo vetëm sepse më mungojnë...

• اdo zemër ka një dhembje, vetëm mënyra e të shprehurit është e ndryshme! Disa e fshehin në sytë e tyre, disa e fshehin në buzëqeshje!


• Respekti, ashtu si besimi ka dy rrugë, nëse nuk mund të japësh atëherë perfundimisht nuk meriton të marrësh!

• Ndonjëherë të nisesh një jetë më të mirë nga e para, fillon me një "Lamtumirë"!

• Mënyra më e mirë për të dashur dike është të shtrish dorën në shpirtin e tij derisa të gjesh diçka të krisur dhe butësisht të vendosësh dashurinë tënde në te për ta plotësuar...!




Autor: Anum

Besimtarja muslimane
 
Back
Top