E çuditshme!

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
E çuditshme !




Aq më tepër lexon njeriun aq më tepër të shtohet çudia. Secila krijesë ka një rol dhe atë e kryen me sukses të lartë. Përveç shumicës së njerëzve!

Sheh sesi buburreci përkundër qe ia pengon lëvizjen, ai nuk ndalon së ecuri, së përpjekuri. Më e shumta që mund të të bëjë është lehtë të të pickojë. Por jo të të shkatërrojë. Jo të të fyejë. Nëse nuk ia liron rrugën, ai vazhdon të protestojë pareshtur për të drejtën e tij për të lëvizur drejt qëllimit.

Pastaj sheh sesi hena, përkundër që herë pas here mbulohet nga mjegullat, ajo nuk nevrikoset. Por vazhdon rrugën e saj. As drita e diellit, kur njerëzit energjinë e saj e keqshfrytëzojnë, vazhdon të kryejë misionin e vet.

Edhe kafshët më të egra që njihen ndër njerëz bëjnë punën e tyre, një punë të vështirë, për të ruajtur harmoninë dhe ekuilibrin. Prandaj kur pengohen të bëjnë një gjë të tillë paraqiten të rrezikshëm për qenien njerëzore, kur këta të fundit bëhen të rrezikshëm ndaj misionit te tyre. Përkundër këtij rreziku, ata guxojnë në misionin e tyre.

Zogjtë nuk dëshperohen duke kërkuar pjesën e tyre. Edhe pse njerëzit shpeshherë tregohen të pameshirshëm ndaj tyre. Po edhe ajri që thithim, përpiqet të pastrojë vetveten me natyrën e pastër, që t'i shërbejë njeriut, përkundër që ky i fundit e ndot.

Pastaj të shohësh sesi njerëzit nuk janë në gjendje një copë të vogël të trupit të tyre ta kontrollojnë ashtu si duhet, gjuhën, është tmerrësisht e çuditshme!


Njeriu është në një sprovë të madhe!

Njeriu pa edukatën hyjnore, është gjëja më e ulët.

Këto janë vetëm disa shenja. Ka dhe shumë shenja të tjera, por edhe brenda atyre që përmendëm.

Zoti na udhëzoftë drejt të kuptuarit të drejtë të shenjave dhe argumentëve në horizont dhe në vetveten tonë!



Autor: Avni Tafili





 
Back
Top