Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E çojnë fëmijën drejt vdekjes, pasi tentuan ta shërojnë me magji te zeze

14966057753215.png

Një vogëlush 3 vjeçar ka edhe pak javë jetë pasi prindërit e tij lejuan një tumor kancerogjen të rritej dhe të bllokonte syrin e tij. Bongre Anton Peter, nga Papua Neë Guinea, filloi të shfaqte shenja të retinoblastomës në syrin e tij të djathtë kur ai ishte një vjeç në mars të vitit 2015.

Kur shenjat në fytyrën e tij nuk po largoheshin prindërit e tij, Peter Anton dhe Senti Guna, vendosën që ta kuronin me anë të magjisë së zezë, e cila padyshim dështoi në kurimin e sëmundjes së tij dhe ata e dërguan më pas djalin në spital për të bërë kontrolle të tjera mjekësore.

Ai kaloi një muaj në Spitalin e Përgjithshëm Goroka ndërsa mjekët kërkonin të shihnin se çfarë po e shkaktonte masën që mbulonte syrin e tij.
14966057814431.png

Në këtë pikë, vogëlushi ndjente dhimbje të vazhdueshme dhe qante pasi tumori po përkeqësohej. Nga kjo fazë, kanceri ishte tashmë në fazën e katërt, sipas Z. ثilliams, i cili është një vullnetar në Fondacionin e Fëmijëve Simbu (SCF).

Ata e këshilluan atë t’i nënshtrohej kimioterapinë, i vetmi trajtim në dispozicion për pacientët e kancerit në Papua Neë Guinea aktualisht. Por deri më tani, Bongre nuk e ka marrë këtë.

Në vend të kësaj, familja po flet me mjekë të shumtë dhe po shqyrton mundësitë e marrjes së tij në Australi ose në Zelandën e Re për ta tkurrur tumorin. Familja beson se radioterapia do të jetë në gjendje të shpëtojë jetën e Bongres dhe aktualisht po aplikon për pasaporta emergjente dhe viza mjekësore.

Mjekët kanë paralajmëruar se tumori po i përhapet në syrin e majtë dhe i kanë dhënë vetëm disa javë jetë për të jetuar. 3-vjeçari mund të shpëtojë vetëm me anë të një terapie rrezatimi. Ai tashmë ndodhet në spitalin Port Moresby dhe është nën kujdes mjekësor ndërsa familja e tij po mundohet të mbledhë fonde.

Shqiperia Sot
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back