E ardhmja e leximit.

Si do të lexojmë ne në të ardhmen? A do të ketë më libra pas 100 vjetësh? Apo vetëm libra elektronikë? Mendime mbi leximin në kohën digjitale nga redaktori i DW, Jochen Kürten.

Pyetja është se çfarë do të lexojmë në të ardhmen dhe jo si? Sigurisht shumë bëjnë pyetjen, se si do të lexojnë njerëzit në një të ardhme të afërt. Dhe kjo pyetje është e justifikueshme. A do të vazhdojnë të ekzistojnë librat. A do ta zëvendësojë e-book (libri elektronik) letrën? A do të ketë përsëri biblioteka pas 100 vjetësh? A do të qëndrojnë studentët dhe të interesuarit përsëri para dollapeve të librave duke kërkuar atë, që u duhet? A do të ketë edhe më tej librari, apo do të zëvendësohen me gjigandet e shërbimeve dhe porosive si Amazon?

Do të lexojnë njerëzit vetëm në tableta (apo edhe në pajisje të tjera, që ne nuk mund t’i marrim me mend sot) për të marrë informacionin? Edhe romanet dhe tregimet do të lexohen mbi xhamin me shkëlqim? Të gjitha këto pyetje shtrohen shpesh. Ka disa vite, që diskutohet për këtë. Dhe me hyrjen në përdorim të aparaturave gjithnjë e më të sofistikuara të leximit, smartphones dhe tableta, zhvillohet gjithnjë e më shumë ky debat, të paktën tek një pjesë e diskutuesve.

Shumë përgjigje, shumë spekulime

Dhe që tani ka shumë përgjigje për shumë pyetje. Po, thotë njëra palë, gjithnjë e më shumë njerëz nuk shohin më në libra, por i lexojnë tekstet në aparaturat e leximit. Jo, është përgjigja tjetër, aparaturat për lexim në Gjermani së paku përdoren vetëm 5 përqind dhe nuk janë konkurrencë serioze e librave.

Por me siguri që libri do të marrë fund në një të ardhme të afërt, thotë njëra palë me bindje të madhe. Nuk do të ketë më burime letre për të prodhuar librat klasikë. Libri tradicional do të marrë fund vetiu, që tani ai është diçka për të djeshmit e përjetshëm të një brezi, që po vdes. Të rinjtë e sotëm nuk marrin më thujase aspak librin në dorë dhe asnjë tekst të shtypur në letër dhe po qe se ndodh, vetëm për të marrë informacione për përdorimin e smartfonëve të fundit.

Jo, edhe në të ardhmen do të ketë libra, kundërshtojnë mbrojtësit e librit. Enciklopeditë po, ata ndoshta do të shuhen. Por librat e tjerë jo. Romanet dhe tregimet edhe në të ardhmen do të lexohen në libra. Përsa i përket shitjes, libraritë e mëdha nuk kanë shpëtuar pa dëm, por libraritë e vogla, të specializuarat dhe ato letraret lulëzojnë, mendojnë mbrojtësit e sistemit “të vjetër”. Dhe pastaj shtëpitë botuese! Krijohen vazhdimisht të reja, njerëz të librit me formim klasik ka për të patur gjithmonë.

Pra të gjitha këto janë debate të nevojshme dhe të dobishme. Ata zhvillohen në panairet e librit dhe në fejtone, në festivale letrare dhe privatisht në shtëpi në mes njerëzve, që janë të interesuar për tregun e librit. Ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak debatohet dhe spekulohet duke parë nga e ardhmja. Disa gjëra mund t’i konstatosh që tani. Humbjet e disa librarive të mëdha dhe fitimet e ofruesve si Amazon. Mund të shohësh se tekstet profesionale lëvizin më shumë në mjedisin elektronik, nga ana tjetër belletristika ka ndihmuar për një farë rikthimi të librit klasik, të bërë mirë.

Le të vijmë te pyetja e fillimit. Unë mendoj se disa, që filozofojnë me aq zell për e-book (librin elektronik) dhe për transformimin dixhital, e bëjnë edhe për arsye se librat nuk u interesojnë aspak. Jo përmbajtja, sepse është shumë më e thjeshtë të flasësh për statistika dhe të dhëna, për tregje, se sa për një roman të Lutz Seiler, që trajton në 450 faqe të kaluarën e RDGj-së. Apo për përkthimin e ri të një romani klasik prej 1000 faqesh të Balzacut.


Ajo që dua të them është, se me gjithë interesin për transformimin e teknikës së kulturës të të lexuarit, është edhe çështje kohe. Të lexosh të kushton kohë nga jeta. Për mua kjo nuk është kohë e humbur. Por për të spekulluar vazhdimisht, se si do të lexojmë pas 50 vjetësh, për këtë nuk kam kohë. Më mirë lexojë një libër të bukur.

(c)Tokesor
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Ajo që dua të them është, se me gjithë interesin për transformimin e teknikës së kulturës të të lexuarit, është edhe çështje kohe. Të lexosh të kushton kohë nga jeta. Për mua kjo nuk është kohë e humbur. Por për të spekulluar vazhdimisht, se si do të lexojmë pas 50 vjetësh, për këtë nuk kam kohë. Më mirë lexojë një libër të buku
Sa bukur e ka then.po asnjher nuk e ka ate knaqesin te lexoshe nje liber ne kompjuter sikur ta keshe perballe ne duart e tua ..eshte e dhimbshem se si te rinjet cdo dite e me teper po behen parazit .
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Nuk e di ca bohet anej nga ju por ketu ne Kukes ka 'Kindle Fire'. Eshte si ipad por eshte bardh e zi dhe ngjan si faqe libri kur e shef. Problemi eshte qe kur e prek, e di qe prek kompjuter.
Por, kindle te fundit qe do dalin do dalin me shtrese qe do jete si leter qe eshte bere miks me lekure qe te japin ate ndjesine qe ti po prek liber kur lexon dhe jo nji aparat teknollogjik.
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Po mire ca problemi kane me letren/ librin keta apo thjesht hajd komercializojme gjithcka
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Po mire ca problemi kane me letren/ librin keta apo thjesht hajd komercializojme gjithcka

Nuk eshte se kan ndonje problem pasi ketu ka bibloteka me shumice si psh Barnes & Noble - Books, Textbooks, eBooks, Toys, Games & More por eshte tek ajo e ardhmja e leximit.
Duke e dit qe njerezit jan qenie qe nuk i pelqejn ndryshimet, keta qe prodhojne Kindle Fire duan ti bejne gjerat sa me "tradicionale" qe te ndihet mir ai personi qe do me prek libra ne dor dhe urren teknollogjine.
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Tani per mua si plak qe jam ky leximi elektronik nuk me pelqen fare. Jam mesuar o une te prek kur lexoje :gjuhe: sidomos njato gazetat qe lexohen me nje dore :gjuhe:

Seriozisht e them se mua nuk me shijon fare ose fare pak ky leximi elektronik. Ndoshta eshte veti e krijuar nga koha qe jetuam. Pra, nuk munde ta lexoje gazeten ne menyre elektronike. Me ka ngelur ves ta bleje cdo dite ne mengjes. Pastaj edhe librat kshu me terheqin kur i kan kshu fletet ca te zhytura. Seq me pelqejne me shume.

Por, ne aspektin global, te zhvillimeve boterore them se mos perdorimi i letres ndoshta ka nje ane pozitive ta mendosh kshu thell e thell. Ndoshta, ndoshta shpenzohen shume e shume drunje gjate perpunimit te kesaj letres kshu qe ne kete drejtim edhe munde te jete bota me paqesore dhe me gjelberoshe me kete lektroniken.

Andaj them se ndoshta eshte me pozitive per gjeneratat e reja qe te fiksohen me leximet elektronike (ne aspektin e natyres) por une shof nje problem tjeter qe eshte edhe me i madhe se ky leximi fizik i librit apo elektronik. Si ti detyrojme njerezit te lexojne??? Kjo po qe eshte ceshtje shqetesuese per mua.
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Kam pershtypjen se ti Kitra po te mbash ne dore nji nga keto Kindle Fire te rinj qe do dalin, mund te ndryshosh mendje.
Ekrani njihere eshte komplet sikur lexon gazete. Jo vetem sesi duket, dmth me ato imperfeksionet e letres, por edhe kur e prek e kan bere ekranin qellimisht pak te ashper qe te ngjaje si leter dhe jo si xham plastik.
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Une i pranoj risite e teknologjise por mbetem fanatike leximit te librit sic e pershkroi Kitra. :)
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Kam pershtypjen se ti Kitra po te mbash ne dore nji nga keto Kindle Fire te rinj qe do dalin, mund te ndryshosh mendje.
Ekrani njihere eshte komplet sikur lexon gazete. Jo vetem sesi duket, dmth me ato imperfeksionet e letres, por edhe kur e prek e kan bere ekranin qellimisht pak te ashper qe te ngjaje si leter dhe jo si xham plastik.

O Gerto, po se laga gishtin une me leviz faqen nuk e ze lexim. Jam mesuar. Keta rinija le ta mesojme Kindle Fire-n, ama le ta shfytezojne qe te shpetojne sa me shume drunje (gjelberim) ama mos ta shfrytezojne keqas qe te mbeten hunje druri se po qe se beri vaki kjo s'na duhet as drunjet qe kursyem. :gjuhe:
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Kur udheton jane praktik tabletat se i hedh ca libra aty dhe s'ke nevoje te ngresh libra me vete. Ne raste te tjera, mua me pelqen te lexoj libra dhe jo e-books. Me pelqen te kem nje biblioteke timen dhe me duket e pamundur kjo gje nqfse filloj dhe blej libra ne formen e-book.
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Sic tha Paolo Choelo sado teknologjia te zevendesoje letren..smund te fshijme asnjehere fundshpinen me nje tablet!

Tung!
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Sic tha Paolo Choelo sado teknologjia te zevendesoje letren..smund te fshijme asnjehere fundshpinen me nje tablet!

Tung!
 
Titulli: E ardhmja e leximit.

Te sharre ata qe zhdukin magjine e librit ; artin e te shkruarit neper faqet qe je duke lexuar ;shenimet per persona te ndryshem ;shprehje te cilat te vijne ndermend ne momentin kur sapo ke lexuar nje fragment nga libri qe po lexon ; fakti se sa mire ndihesh kur shkon tek libraria e qytetit dhe rri atje 1-2-3 ore per te gjetur titujt e duhur eshte njesoj si ndjesia kur je duke flirtuar me nje goce :D Vecse librin perher e ben per vete :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top