E ardhmja e gjuhes sone.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Sa per cilesine e atyre qe shkruaj,une mund te kem gabime te karakterit teknik per arsye te mospatjes se paketes Office te instaluer ne kete kompjuter dhe shkruajtjes direkt ne faqe me ose me miniprogramin OpenOffice.org Writer.Ndersa per gabime te karakterit llogjik,mund te me ndodhin ndonjehere por ralle dhe me shume nga shpejtesia e te shkruajturit dhe nga moskalimi per redaktim ne nje here te dyte.Mendoj se me shume rendesi,kur merr rolin e forumistit,ka ideja.Disa,ose ka nga ata,ketu ne forum qe shfaqen direkt pas komentit tim,gjuhen e paedukuar,ose te ç'edukuar.
Kur une shkruaj qe fjalet nuk duhet te kene nje rol te serte dhe te pandryshueshem,thelloj nje teme te pakapur deri tani ne filozofine gjuhesore.Qe t'ju bej te ditur bindjet e mia me gjeresisht po vazhdoj thellimin me detaje ide,te cilat mendojne se i vlejne pasurimit te temes,duke dhene mendimin e ndryshem reth saj.E gjitha kjo me qellim arritidhes.


Ne qellimin arritides timin kam parasysh qe ne nuk duhet te synojme ne berjen e thjeshte te gjithçkaje gjuhesore,te therritjes per perdorim te fjaleve njeformeshe.Gjuha ka nevoje per lirine e saj,per ndryshueshmerine e saj.Nuk mund te thuhen gjerat vetem ne nje menyre,te parashikuara.Dhenia detyruese e nje menyre te vetme,ose Unike,eshte e demshme per gjuhen.Une mendoj se sa me shume ndryshueshmeri gjuhesore te kemi per dhenien e nje mendimi te njejte,aq me te shendoshe e bejme gjuhen.
Pra,ne rastin e marre si shembull pjesa e fjalise “ka nga ata”,mund te kete ndryshueshmerine ne nje perdorim te ndryshem si “disa” ,qe jep te njetin mendim.Po keshtu ne rastet e perdorimit ose zevendesimit te foljes “jam”,jane me vlere.Ne duhet te synojme te gjejme ose krijojme nje raste te trete,te katert e me shume.Unifikimi i gjuhes nuk do te thote unifikim i mendimit.Gjuha eshte nje organizem qe ndryshon ne lidhje me kohen(kjo ka shtjellim shume me te gjate).
Ose une mund te jap nje mendim ne nje ndryshueshmeri te tille:
“Ne vitet ‘90,pas çlirimit nga komunizmi,shqiptaret paten fillue me imitue Europen.Kjo ndryshim,ne fushen e gjuhesise,u fillua prej dy rrymave te medha gjuhesore.Rryma e pare perbahej prej shqiptaresh te edukuem,te pasunuem,edhe te formuem sipas shkollave komuniste.Keta perbaheshin prej artistesh,shkrimtaresh,kritikesh,bij te bujqeve e çobaneve partizane te Shqiperise ma se shumti Jugore.Ky grup edhe pse perbahej nga ish,u ba i zoti me bind shqiptaret qe gjuha e vendsour me urdher te partise me 1972 duhet te vazhdoje.Ky grup vendosi me trashegu gjuhen qe u vendos gjys shekulli nga komunistet,ku format “isht” dhe “asht” te perdonuna ne mijera vjet nga اamet dhe Kosovaret,u zevendesuen me formen dobiçe te latinishtes,“eshte”.Ky grup pasi hodhi poshte gjuhen zyrtare te mbreterise,gegenishten,pasi ajo konsolidua per reth 45 vjet,tashme nuk pranon as me e diskutue ekzistencen e saj.Gjuha shqipe u nderruae krejtesisht prej bujqeve e çobaneve komuniste.Pjestaret e ketij grupi tashme diskutojne dobesine e pjelles se tyre.Rryma e dyte i perket kohes se Kosoves,i perket djemve e vashave,te cilet do te arsimohen ne shkollat me ne ze te Europes dhe Amerikes.I perket shkrirjes se dy kraheve gjuhesore ne nji te vetem.Nji gjuhe,nji komb”
Gjuha ka nivelet dhe menyrat e saj.Ka nivelin letrar,zyrtar,familjar,popullor,dialektor.Ka menyrat zyrtare,te edukates,te autoritetit,te urdherimit,te deshirimit,te dinjitetit,te te nxehurit etj.Mendoj se folja “jam” nuk mund te percaktohet si e 'dobet'.Perdorimi i saj eshte nje domosdoshmeri por me te drejte duhet pare dhe rastet e perdorimit ne vend te saj te sa me shume njesive te tjera gjuhesore alternative.Ne kete prizem,te zgjerimit te perdorimit te ndryshueshem dhe jo heqes mendoj se duhet te synoj tema.Gjuhen duhet ta bejeme me te nderlikuar,duke mos perjashtuar forma e “thjeshta” te saj,sepse keshtu rrisim lirine e saj,ndryshueshmerine e saj te cilat duhet te te çojne ne dhenie me te madhe te performacave shprehese e shkruese per te njejtin mendim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top