Në emër të Allahut, të gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Në All-llahun mbështetem, tek Ai bazohem dhe në Të thirrem. Atij i përket falënderimi dhe begatia. Prej Tij është suksesi dhe mbrojtja.
HADITH 1
Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:
Nga emiri i besimtarëve Ebu Hafse Umer ibn-ul-Hattabit, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë:
"E kam dëgjuar të Dërguarin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
"Veprat janë sipas qëllimit dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të dërguarit të Tij, shpërngulja (hixhreti) e tij është për All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Ndërsa, shpërngulja e kujt është të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim."
(Këtë e transmetojnë dy imamë muhaddithë: Ebu Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh ibn Berdize el Buhari dhe Ebul-Husejn Muslim ibn el-Haxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy Sahihet e tyre, të cilat konsiderohen dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve.)
HADITH 2
Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:
Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjithashtu transmetohet se ka thënë:
"Një ditë ishim duke ndejur te i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm. U ulë pranë të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshën e tij dhe tha:
'O Muhammed, më trego ç'është Islami?' I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: 'Islami është të dëshmosh që nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka'ben nëse ke mundësi ta bësh këtë!' Ai tha: 'Të vërtetën e the!' Ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: 'Më trego, ç'është imani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes.' Tha: 'Të vërtetën e the.' Tha: 'Më trego ç'është ihsani?' (Pejgamberi) tha: 'Ta adhurosh Zotin sikur e sheh Atë, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai vërtet të sheh ty.' Tha: 'Më trego ç'është çasti (i fundit, dita e shkatërrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai i cili pyet.''Më trego mbi shenjat e tij?' Tha: 'Kur robëresha t'i lind vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mëdha.' Pastaj shkoi, kurse unë mbeta i habitur. Pastaj (i Dërguari) tha: 'O Umer, a e njeh atë që më pyeti?' Thashë: 'All-llahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e di.' Tha: 'Vërtet ky qe Xhibrili, erdhi t'ua mësojë fenë tuaj'."
(Muslimi)
HADITH 3
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
'Islami ngritet mbi pesë (shtylla): në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Zotit, në kryerjen e namazit, në dhënien e zekatit, në të vizituarit e Ka'bes dhe në agjërimin e Ramazanit'."
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITH 4
Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "Më ka treguar i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai është ai i cili e fliste të vërtetën dhe të cilit i besohet:

'Vërtet çdonjëri nga ju formohet në përbrendësen e nënës së tij katërdhjetë ditë si pikë (nutfetun), pastaj bëhet e varur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh), dhe këtij meleku i urdhërohen dy gjëra: ta shkruaj nafakën (rizkun) (e fëmijës), exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe (në pikëpamje të jetës tjetër) a është i fatshëm apo i pafatshëm. Pasha All-llahun, përveç të cilit nuk ka zot tjetër, disa nga ju do të punojnë punë si njerëz të xhennetit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe xhennetit të jetë një kut hapësirë dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të vazhdojë të punojë vepra të njerëzve të zjarrit deri dhe do të hyjë në të. E disa nga ju do të punojnë punë të njerëzve të zjarrit deri atëherë kur ndërmjet tij dhe zjarrit të jetë një kut hapësirë, dhe do ta arrijë dhe lë pas ajo që është shkruar, dhe do të punojë punë të njerëzve të xhennetit dhe do të hyjë në të'."
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITH 5
Nga nëna e besimdrejtëve Ummi Abdullahu Aisha, radijall-llahu anha, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
Nga nëna e besimdrejtëve Ummi Abdullahu Aisha, radijall-llahu anha, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
'Kush vepron për këtë çështjen tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar'."
(Buhariu dhe Muslimi)
Sipas transmetimit të Muslimit:
"Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo (vepër) është e refuzuar."
"Kush vepron diç që nuk është në pajtim me çështjen tonë, ajo (vepër) është e refuzuar."
HADITH 6
Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
'Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por edhe e ndaluara (harami) është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe të nderit, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur bariu i cili e ruan kopenë rreth vendit (kullotës) të ndaluar, në çast kopeja mund t'i ikë dhe të kullosë në të. اdo sundues e ka vendin (kullotën) për të tjerët të ndaluar, kurse vendi i ndaluar i All-llahut janë ndalesat (haramet) e Tij. A nuk është në trup një organ, kur ai është mirë (i shëndoshë) - i shëndoshë është tërë trupi, kur prishet, prishet tërë trupi. E ajo është zemra!'"
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITH 7
Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darijje, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Feja është këshillë.' Thamë: 'Për kë (o i Dërguari i Zotit)?' Tha: 'Për All-llahun, Librin e Tij, të dërguarin e Tij, për imamët (krerët) e muslimanëve dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre'."
(Muslimi)
HADITH 8
Nga Ibn Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
Nga Ibn Umeri, radijall-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Më është urdhëruar t'i luftoj njerëzit deri sa të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, të falin namaz dhe të japin zekat. Kur ta bëjnë këtë, do ta fitojnë nga unë sigurinë për jetën dhe pasurinë e tyre, nëse janë në pajtim me Islamin, dhe llogarinë e tyre do ta japin para All-llahut të madhëruar."
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITH 9
Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:
'ا'u kam ndaluar, largohuni nga ajo, kurse ç'u kam urdhëruar, punoni nga ato sa të mundeni, sepse asgjë nuk i ka shkatërruar ata që kanë qenë para jush, përveç shumë pyetje të tepërta të tyre dhe mosnënshtrimi i tyre pejgamberëve të tyre."
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITH 10
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
'Vërtet All-llahu i madhëruar është i mirë dhe nuk pranon përveç mirë, dhe vërtet All-llahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: 'O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë.' I Madhëruari ka thënë: 'O ju besimdrejtë, hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: 'O Krijues, o Krijues!' Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t'i pranohet lutja e tij!'"
(Muslimi)