Dyshohet si kamikaz, studenti i doktoraturës në Oxford alarmon policinë

Aren

Anëtar i Respektuar
iraniani-300x187.jpg

Një student i Universitetet të Oxfordit u dyshua se ishte një kamikaz ndërsa po vraponte në rrugët e qytetit i veshur me një jelek ku kishte gurë me qëllim rritjen e peshës në stërvitje. Policia e alarmuar ndaloi iranianin pas raportimeve se kishin një të dyshuar kamikaz ndërsa arritën të zbulojnë më pas se ishte thjesht një jelek stërvitjeje. I dyshuari u urdhërua të ndalojë, të ngrejë duart lart në ajër dhe të mos bëjë asnjë lëvizje tjetër. Brenda pak sekondash policia speciale ka mbërritur pranë tij, ka hequr me kujdes jelekun dhe ka kryer kontroll për eksploziv. Policia zbuloi se jeleku i studentit të doktoraturës kishte veshur jelek me gurë brenda për të rritur peshën dhe për të përmirësuar rezistencën gjatë vrapimit. Studenti iranian Goudarz Karimi tha se ishte shokuar kur është përballur me policinë edhe pasi u mësua se nuk ishte një kamikaz. Policia e kishte këshilluar që të mos vishte më jelekun 30 kilësh pasi do të kishte ndonjë tjetër raportim nga qytetarët drejt policisë. Djali beson se origjina e tij gjithsesi ka ngjallur dyshimet pasi nëse do të ishte një kaukazian askujt nuk do ti bënte përshtypje. Karimi i cili studion doktoraturën për fiziologji, anatomi dhe gjenetikë mendon se të drejtat e tij janë cenuar ndërsa është urdhër të heqë një jelek.lajmi i fundit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top