Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dyshime dhe skepticizëm: Italia, gati për debutimin me Paraguain

Amerikanojugorët, yjet në pankinë: Santa Kruz dhe Kardozo

“Duket se po përgatisim këtë ndeshje prej gjashtë muajsh, mezi pres të fillojë”, Xhampaolo Pacini provon kështu të shprehë mënyrën se si Italia po e përjeton pragun e debutimit në Botëror ndaj Paraguait sot në Capo City (ora 20:30. Italia është mbuluar si zakonisht nga velloja e skepticizmit, por duke parë nivelin mesatar të demonstruar deri tani në këtë Botëror nga skuadrat e tjera, edhe “axurrët” mund të thonë të tyren, përveç të tjerave janë kampionët e botës në fuqi dhe këtë nuk duhet ta harrojmë. Lipi ka disa dyshime në mbrojtje, por formacionin anti-Paraguai mund të zbresë me modulin 4-3-3. De Rosi, i rikuperuar nga kontraktimi në pulpë, do të udhëheqë mesfushën me në krah Montolivon dhe Markizion. Në sulm Xhilardino sulmues qendre, ndërsa në krah duhet të zbresin Pepe në të djathtë dhe Iakuinta në të majtë, edhe pse trajneri pëlqen dhe Kuagliarelën. Dyshime edhe në mbrojtje: Kielini do të luajë në mes me Kanavaron, Maxhio e Zambrota ose Kriskito në krahë. Megjithatë Andrea Pirlo po shpejton kohën e rikuperimit pas dëmtimit muskular 10 ditë më parë. Mesfushori i është nënshtruar një fizioterapie, që e impenjon shtatë orë në ditë dhe duhet të kthehet i disponueshëm për ndeshjen ndaj Sllovakisë. Ndërkohë, Paraguai është një skuadër për të mos u nënvlerësuar. “Nuk kemi qenë kurrë kaq të fortë në një Botëror, ka komentuar sulmuesi Roke Santa Kruz në një intervistë, duke provokuar kombëtaren italiane. Jemi një skuadër e bukur dhe mund të bëjmë diçka të rëndësishme. Duam të arrijmë atje ku të tjerët nuk kanë arritur kurrë, të kapim nivelin e Brazilit dhe Argjentinës”. Paraguai është i gatshëm të përballet me kampionët e botës me qetësi e vetëdije, se ka vetëm për të fituar dhe asgjë për të humbur. Ndoshta për këtë, trajneri Martino duket se nuk ka dyshime për formacionin që do të hedhë në fushë. Alkarez do të jetë në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Kaseres duket se e ka fituar konkurrencën me Santanën. Përpara ka hapësirë për dyshen e formuar nga Valdez e Barrios. Santa Kruz e Kardozo si fillim në pankinë. Për sa i mbetet formacionit, në qendër do të jetë edhe Silva, ndërsa Bonet e Morel do të mbulojnë krahët për të kompletuar katërshen e vendosur para portierit Vilar. Në mesfushë, Riveros me Vera dhe Torres në krahë. Në brendësi të grupit paraguaian klima është e qetë, edhe pse të gjithë e kanë shumë të qartë në mendjen e dytë objektivin final. Italia është një pengesë për t’u kaluar. “Duam të jemi protagonistë, ideja jonë nuk është të presim, por të bëjmë lojën tonë, të kërkojmë të marrim rezultat pa u hequr meritat kundërshtarëve. Do të duhet të luajmë të qetë dhe të mendojmë, se më pas kemi edhe dy ndeshje të tjera. Tani mendojmë për debutimin dhe më pas të shikojmë, objektivi është të shkojmë sa më larg”, ka shpjeguar mesfushori Karlos Bonet. Ish-portieri i njohur Shilavert e kishte përkufizuar Italinë si një skuadër të “vjetër”, Por gjithçka do ta tregojë fusha. Po për momentin duket se ka një problem më shumë, në Kejp Taun ka alarm për shi.

shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back