Dyqanet saudite, mur ndarës mes shitësve dhe shitëseve

Aren

Anëtar i Respektuar
timthumb.php

RIAD - Në dyqanet saudite, që punësojnë personel mashkullor dhe femëror, do të ndërtohen mure nga 160 centimetra për të evituar kontaktet fizike mes tyre.

Kjo bëhet e ditur sot në mediat e mbretërisë myslimane ultra konservatore, sipas të cilave vendimi është përmbajtje e një memorandumi të nënshkruar nga shefi i policisë fetare - i ngarkuar që të kontrollojë, nëse respektohet apo jo morali islamik - Abdel Latif Al-Sheikh dhe nga ministri i Punës, Adel Faqih.

Gratë saudite kanë fituar vetëm tani afër lejen e punës si shitëse në dyqanet e intimeve dhe parfumerive. Por vendimi u kritikua nga shefi i policisë fetare, sipas të cilit shitëset nuk duhet të vendoseshin në “një atmosferë të përshtatshme për punë" apo të bëheshin në ndonjë rast, "objekt ngacmimesh".

/Shekulli Online/M.A./
 
Back
Top