Dyfytyrëshat, hipokritët

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Thonë, jemi shembull për tolerancë fetare e muslimanët mundohen m’i shfarosë! Qendra e Prishtinës ka vend për të dy kishat ndërsa xhaminë e madhe të ardhshme mundohen me fshehë sa më shumë pasi që po duhet me ba vend edhe për të sepse s’po kanë kah ja mbajnë.

Thonë, “Feja e shqiptarit është Shqiptaria” e në çdo kënd vendosin statuja të personaliteteve katolike!

Thonë, ndalohet shamia në shkolla e Gonxhe Bojaxhiu lejohet me shami në kokë, brenda në shkolla, edhe për së vdekuri!

Thonë, je ekstremist, nëse mjekrën e ke pakëz më të gjatë, e në dhomat e zyrat e tyre, në fotot që vetë i vendosin në vendet më të dukshme, mburren me mjekrat e Adem Jasharit, Skënderbeut e Pjetër Bogdanit! E për foto të Babadimrit paguajnë ekstra dhe presin në rend për t’i fotografuar fëmijët e tyre me ta (Me para të veta u blejnë fëmijëve dhurata dhe u thonë që ato ua ka sjellë Babadimri)! Pra, mjekra mund të mbajnë edhe Marksi e Engelsi, priftërinjtë, këngëtarët, aktorët, piktorët e skulptorët ndërsa muslimanin mjekra automatikisht e bën ekstremist fanatik! اfarë leshi të veçantë paskan muslimanët a thua?

Thonë (flasin) për vlerat kombëtare kur përmendet veshja, pamja e jashtme, ndërsa kur e shikon një “kuller” në cilindo vend të Kosovës nuk sheh ndonjë dallim nga “kullerat" e Serbisë apo të ndonjë vendi tjetër. Shumë simpatik je përderisa je i ‘Smutë’ ose i ‘Qartë’.

Thonë (hallakaten) pse po i përshëndet arabisht, nëse i përshëndet me Selam (paqe) e cila përshëndetje përndryshe është edhe dua (lutje) që bëhet për personin që e përshëndet. Por nëse i flet anglisht dhe ju thua se janë ‘Cool’, ‘Crazy’ dhe ‘Sick’ atëherë gjithçka është në rregull! Thua se këto janë fjalë të vjetra pellazgo-ilire. Harrova... edhe fjala ‘Peace’ ishte e njërit dialekt të shqipes.

Thonë (pyesin) a Feja a Shkenca? E vetë rrënojnë shkollë për të ndërtuar katedrale! Bile edhe Teorinë e Darvinit e konsiderojnë shkencë.... teorinë! Po nëse këmbëngulin se janë majmunë, nga prindër majmunë, atëherë ne njerëz nuk mund t’i bëjmë me zor? Ku e dinë këta se universitetet e para në botë i kanë hapur pikërisht muslimanët e në të njëjtat oborre janë ndërtuar edhe xhami. S’kanë faj se kjo nuk përmendet në librat e botuara nga Xhaxhi Enver dhe Tito e as nga Vatikani këtë nuk e kanë dëgjuar.


Thonë (pyesin) a Feja e Kombi? Kur vajzat nga Shqipëria martohen me serbë e maqedonë sepse, thonë, “Fenë e kanë të përbashkët” ndërsa në jug të Shqipërisë edhe kombin po e ndërrojnë për një pension nga Greqia! Këta njerëz të këtij populli, 99% nuk morën pjesë në luftë për ta mbrojtur kombin që aq shumë e donë tani.

Thonë (ministrat), e kemi Fenë e përbashkët, andaj duhet ta pranoni shtetin tonë, gjatë vizitave në vendet myslimane. E po të njëjtit i përjashtojnë vajzat nga shkolla dhe puna vetëm pse flokët i kanë të mbuluara!

Thonë, urime festa, për çdo Bajram kur e vizitojnë Bashkësinë Islame e sapo dalin jashtë vazhdojnë me kurtha e komplote. Një ditë të luftojnë e një ditë të urojnë!

Thonë, po i ofendoni figurat kombëtare nëse nuk pajtoheni me versionin zyrtar të historisë së tyre e krejt në rregull është nëse një popull të tërë i quan qenë (qej) me bishta të cilët Millosheviqi është dashur t’i rrjepë sikur popullin boshnjak?! RASTثSISHT këta dy popuj kanë qëlluar të jenë të besimit Islam dhe RASTثSISHT këtë e thotë një PRIFT KATOLIK PATRIOT i cili pritet si hero gjatë vizitës së tij në AAK! Dhe RASTثSISHT Ipeshkvia e Kosovës e miraton këtë me heshtje! Edhe rastësisht kjo nuk përmendet asnjëherë nga politikuajtë tonë! Krejt RASTثSISHT!


Në vendin tonë ke të drejtë të jesh komunist, ‘kuller’, narkoman, alkoolist ose ‘homoseksual me kurorë’ e të vishesh si prostitutë e edhe të merresh me prostitucion! Ke të drejtë edhe të jesh hajn, plaçkitës, fajdexhi e kumarxhi, bile edhe ta urresh popullin tënd deri sa t’i dëshirosh vdekje me rrjepje si të qenit por vetëm musliman nëse bëhesh u pengon shumë!

Por, këta të falimentuar nuk e kuptojnë, që kjo është e vetmja gjë që mund ta bëjmë pa e pyetur askënd. Siç thotë Zoti i madh, Krijuesi i Gjithësisë në librin e vet: Ata dëshirojnë ta fikin dritën (Fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e vet edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë. (Kur’an 9:32)



Mesazhi
 
Back
Top