Dyfishohet numri i ushtarëve të vrarë të NATO-s në Afganistan

Ado

FISEBILIL-LAH
Dyfishohet numri i ushtarëve të vrarë të NATO-s në Afganistan
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i viktimave të forcave të NATO-s në Afganistan është dyfishuar në gjysmën e parë të vitit 2010 krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2009.

E marte 29 Qershor 2010 9:58

Së paku 317 ushtarë të NATO-s janë vrarë deri tani në vitin 2010.

Gjatë këtij muaji, numri arrin në 97 që është numri më i lartë që nga fillimi i okupimit të vendit nga forcat e udhëhequra nga SHBA-të në vitin 2001.

Zyrtarë të NATO-s thonë se kjo rritje në viktima është si pasojë e rritjes së operacioneve ushtarake dhe përdorimit të madh të bombave në rrugë nga ana e Talebanëve.

Ky numër në rritje i viktimave të NATO-s vjen në kohën kur vërehen shenja të ndarjes në mesin e prijësve të aleancës Perëndimore.
 
Back
Top