Dybala-Morata kthejnë Juven te fitorja

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
morata-1280x720.jpg
Pas humbjes së rëndë në Torino ndaj Atalantës me rezultatin 2-0, Juventus kthehet menjëherë te fitorja në Serinë A, duke mposhtur në transfertë Salernitanën e vendit të fundit.
Bardhezinjtë shënuan nga një gol në çdo pjesë, për të marrë 3 pikë që i japin frymëmarrje dhe e ngjisin në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Fiorentinën (24).
Paulo Dybala (21’) dhe Alvaro Morata (70’) ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri, ndërkohë që Dybala humbi edhe një 11-metërsh në sekondat e fundit të sfidës.
Në ndeshjet e tjera të Serisë A të luajtura sot, Atalanta shkatërroi 4-0 Venezian, me një tregolësh të Mario Pasalic; Fiorentina mposhti 3-1 Sampdorian; ndërsa Verona nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Cagliari.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top