Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dy yje përplasen, prodhohen miliarda tonë ar

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
Dy yje përplasen, prodhohen miliarda tonë ar

1508168812yjetokok.jpg


اfarë ndodh nëse përplasen me njëri-tjetrin dy yje të mëdhenj? Me siguri një shpërthim i fuqishëm dhe shumë gaz e nxehtësi në hapësirë dhe përveç kësaj, edhe një sasi e madhe ari.

Shkencëtarët kanë kapur momentin e përplasjes së dy yjeve 130 milionë vite dritë larg nesh dhe rezultati është një sasi gjigante ari, me një masë totale disa herë më të madhe se masa e Tokës.

Përplasja është kapur nga superdetektorët e vendosur në Uashington dhe Luiziana të Shteteve të Bashkuara nga ai që njihet si Ligo, ose “Laser Interferometer Gravitational-ثave”.

Pikërisht zbulimit të këtyre valëve u shkoi edhe çmimi Nobel për fizikën këtë vit.

Valët gravitacionale përshkruhen si tërheqje dhe shtrëngime që ndodhin në materialin hapësirë-kohë, kur objekte të mëdha marrin shpejtësi. Deformimi i hapësirës, që rezulton nga shkrirja e dy vrimave të zeza, u diktua fillimisht nga laboratori amerikan “Ligo” dy vite më parë, gjë që shënoi edhe pikën kulmore të një kërkimi shumëdekadësh.


/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top