Dy superndeshje por pa fitues

cent

...Lontano
Parade e yjeve nuk pati fitues në Uefa Champions League, të paktën jo në aktin e parë të saj, me Realin dhe United që barazuan 1-1 në “Santiago Bernabeu” një përballje spektakolare, ku fitoi mbi të gjitha futbolli por dhe paksa Manchester United që mori një rezultat të rëndë në Madrid. Ronaldo mundi të shënonte në portën e ish-skuadrës së tij por nuk mundi dot ta mposhtë atë, ashtu si dhe Mourinho nuk e fitoi dot duelin e shahut me Sir Alex Ferguson. Në fakt të dyja ekipet, rezervuan vërtetë një superndeshje në “Santiago Bernabeu”, e denjë për emrin e të dyja skuadrave, me raste dhe emocione pa fund, që padyshim do të jenë prezente dhe në 90 minutëshin e kthimit duke parë rezultatin e sfidës së parë. “Djajtë e kuq”, që nuk cilësoheshin aspak favoritë për bërjen e një rezultati në shtëpinë e los blancos, ngacmuan që në start dhe në minutën e 20-të ndryshuan shifrat në tabelën elektronike duke gjetur golin e avantazhit me Danny Welbeck.

2rzz248.jpg

Skuadrës së Mourinhos nuk iu bënë këmbët e drunjta nga goli i pësuar, madje ushtruan presion në zonën e United, për të gjetur golin e barazimit falë një goditje perlë në ajër nga Ronaldo, që me kokë ngul topin në fundin e rrjetës. 1-1 në fund të pjesës së parë, për rezultatin më të drejtë. Në fraksionin e dytë, si madrilenët ashtu dhe anglezët dalin me bateri të karikuara nga dhomat e zhveshjes dhe ai që fitoi ishte spektakli, me dy formacionet që dhuruan një 45 minutësh të madh emocionesh, por herë Diego Lopez, herë fati dhe herë De Gea, nuk lejuan ndryshimin e rezultatit. Për tu përmendur dhe një karton i kuq që dhe mund të jepej për Varane si pasojë e një ndërhyrje ndaj Welbeck si lojtar i fundit, apo vërshëllima e kryesorit fiks në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes, që nuk lejoi goditjen e këndit të ekzekutohej nga “djajtë e kuq”. U mbyll 1-1 dhe me United që tashmë mund të bëjë llogaritë më mirë për sfidën e kthimit në “Old Trafford”.

Goli ishte kryefjala e mbrëmjes dhe në Donbass Arena mes Shakthtar Donetsk dhe Borusias së Dortmundit. Ukrainasit, të fortë nga një eksperiencë më e madhe në Champions sezonet e fundit, treguan se janë një kockë e fortë për çdo kundërshtar madje dhe për një skuadër si verdhezinjtë e Klopp që kishin ulur në gjunjë në fazën e grupeve emra si Manchester City apo Real Madrid. Duhet të kalonin 31 minuta përpara se Darijo Srna të zhbllokonte shifrën, por në momentin që portat hapen, sfida u bë më interesante pasi 10 minuta më vonë Dortmund gjeti barazimin me Robert Lewandowski.

Fraksioni i dytë ishte akoma më i bukur dhe goli nuk mungoi, pasi në minutën e 68-të, Costa gjeti golin e avantazhit për të tijët por sërish Dortmund u kundërpërgjigj në fund të lojës duke gjetur barazimin me Mats Hummels. Një 2-2 përfundimtar që është si flori për skuadrën e Klopp që në ndeshjen e kthimit në Signal Iduna Park do të ketë në dispozicion dy rezultate nga tre./BeratiLive
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dy superndeshje por pa fitues

sa keq ,

e kisha lujt 2-1 RS. lam leçët, lam . pyyt.
 
Titulli: Dy superndeshje por pa fitues

Duhet te kishte fituar Mancesteri them un :p
 
Titulli: Dy superndeshje por pa fitues

Vamos real, hasta final
 
Titulli: Dy superndeshje por pa fitues

2 ekipe potencialisht ofensive qe armet me t'forta i kan ne sulm dhe mesfushe. Mourinho e ka bo futbollin shum paranojak me lojen e tij,Ronaldon e dubloshin sa kapte topin.
Te 2 golat ne ajer dhe pse rastet i kishte Van Persie me te pastra po kishte emocion t'madh ne Bernabeu.
Presim super sfiden Milan-Barcelona... apo dihet rezultati??! Dhe Gjermani-Itali e dinim rezultatin kete Europian por ai qe sot esht te Milani i rrasi 2 petlla Deutschve. Lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top