Dy shkodranë në Prizren

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Hasani e Tafili, përforcimet e ‘Lirisë’ - Prizren, 19 mars. - Skuadra e ‘Lirisë’, nga Prizreni, ka sjellur dy futbollistë nga Vllaznia e Shkodrës.Fation Hasani (1983) e Alsid Tafili (1987), janë dy përforcimet që kanë mbërritur të mërkurën mbrëma në Prizren.

Të enjten që të dy janë bashkangjitur në stërvitjen e KF ‘Liria’.Hasani, luan në vijën e fundit të mbrojtjes, ndërsa Tafili, është mes fushorë qendrorë.Që të dy pritet të përmbushin mungesat që ka ‘Liria’, sa i takon këtyre reparteve.’Po, ka mbetur edhe ana formale, ngase me të dy jemi marrur vesh.

I kemi vëzhguar një kohë të gjatë.Ata, kanë edhe lejen skuadrës dhe tashmë presim që sa më shpejtë të jenë pjesë e skuadrës bazë’, ka thënë, drejtori i ‘Lirisë’,Hatmi Gashi.

Erdogan Celina, ka shprehur kënaqësinë për këto angazhime.’Janë lojtarë, që duket se e njohin mirë lojën e futbollit.Parasëgjithash, janë korpulentë dhe presim që shpejtë të inkorporohen në përbërje’, tha pas stërvitjes së parë me ta, Celina.

Alsid Tafili, që ka qenë pjesë e U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, dhe pritet të ndihmojë skuadrën në mes fushë.Fation Hasani, që ka një përvoj, do të jetë i dobishëm për repartin defanziv.

‘Ne, i kemi sjellur shkodranët në skuadër jo vetëm për këtë pranverë, por mendojmë që ata t’i mbajmë në skuadër më gjatë, pra edhe në Superligë’, ka thënë presidenti i klubit, Fatmir Gashi.

Më herët për Lirinë në stinorin 2000/01) nga Shqipëria, ka qenë i angazhuar Denis Ndoci.

Liria, ndeshjen e parë , të dielën e zhvillon me KEK-un, në Prizren, rivalin direkt në luftë për tu rikthyer në Superligë.
kfliria.com
 
Titulli: Dy shkodranë në Prizren

a dihet gja si kan shku kto lojtart e kan dhan rezultat :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top