Dy polet e kundërta

Lauri

Anunnak
Polet e kundërta tërheqin njëri-tjetrin dhe në bashkimin e tyre lind Dashuria Sublime.
IMG_20220419_124125.jpg
Njeriu është më i larti i krijesave. Gruaja është idealja më sublime.

Burri është truri. Gruaja është zemra.
Truri gjeneron dritë, zemra gjeneron dashuri.
Drita është frytdhënëse, dashuria ringjallet.

Burri është i fortë për arsye. Gruaja është e pathyeshme për lot.
Arsyeja bind, lotët madhëngjejnë

Burri është i aftë për të gjitha heroizmat, gruaja e të gjithë martirëve.
Heroizmi fisnikëron, martirizimi sublimon.

Burri është një kod. Gruaja është një ungjill.
Kodi korrigjon, ungjilli perfeksionohet.

Burri është një oqean. Gruaja është një liqen.
Oqeani ka perlën që e zbukuron; liqeni poezia që verbon.

Burri është shqiponja fluturuese. Gruaja është bilbil këndues.
Të fluturosh është të dominosh hapësirën; të këndosh është të pushtosh shpirtin.

Burri është një tempull, gruaja është një faltore.
Përpara tempullit zbulojmë kokën, përpara faltores gjunjëzohemi.

Burri ndalet aty ku mbaron toka; gruaja ku fillon qielli.

Victor Hugo
By Lauri 👍
 
Gruaja është truri. Burri është zemra.

Gruaja është një oqean. Burri është një liqen.
Oqeani ka perlën që e zbukuron; liqeni poezin (llafet 😛)që verbon.

Gruaja është e aftë për të gjitha heroizmat, i të gjithë martirëve.Burri_____________________
Heroizmi fisnikëron, martirizimi sublimon. 😛



Gruaja është shqiponja fluturuese. Burri është bilbil këndues.(fix🤣)
Të fluturosh është të dominosh hapësirën; të këndosh është të pushtosh shpirtin(shejtanët😜,pisat😝)

Burri ndalet aty ku tundohet ,gruaja ku mbaron toka dhe ku fillon qielli. 😛

Bukur shumë Hugo,faleminers për këto fjalë kaq të bukura për gjininë tonë 🤣
 
Quhet Hugo, është mashkull. jo Huga 🙈😄
 
Nganjehere keto krahasimet,pershkrimet,bashkpunimet mes gjinive ,me duken si shterpa. ahhaha
Njeriu eshte qenie e universit ,si shume qenie tjera.
Te dy gjinite jane te varura po nga universi e jo nga njera-tjetra.
 
Dy pole të kundërta,tërhiq e mos e kput.
Erdhëm në ktë jetë për të bërë të lumtur njëri-tjetrin.
Erdhëm për ta kthyer ferrin në parajsë.
Për të lën gjurmë në shpirtin e secilit prej nesh.
Lindëm nga dashuria dhe do jetojmë derisa dashuria të futet thellë në venat tona.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top