Arfenilla
Themelues i Forumit
Dy vëllezër binjakë, që kishin lindur të shurdhër, u vranë nga mjekët në Belgjikë, pasi kishin kërkuar vetë eutanazi.
Ky është një rast unik edhe për Belgjikën, që e lejon eutanazinë.
Vëllezërit 45- vjeçar nga Antverpa, kishin mësuar se do të verboheshin shumë shpejt.
Ata zgjodhën vdekjen, pasi thanë se nuk mund ta duronin faktin që nuk do e shihnin më njëri- tjetrin.
Mjekët ua ndërprenë jetën atyre me injeksion vdekjeprurës në një spital në Bruksel.
Të dy vëllezërit, që punonin si këpucarë, jetonin në një apartament të përbashkët.
Mjeku që mbikëqyri procesin, David Dufour tha se ata e kishin marrë vendimin me ndërgjegje të plotë.
“Ata ishin shumë të lumtur. Pinë një kafe në pritje të injeksionit. Shkoi mirë. Ndarja nga prindërit dhe vëllai ishin e qetë dhe e bukur. Në fund i dhanë dorën njëri- tjetrit dhe u nisën për në sallë”.
Belgjika e lejon eutanazinë, nëse ata që marrin vendimin janë të qartë dhe vuajnë një dhimbje të padurueshme.
Por ky rast është i rrallë pasi binjakët nuk vuanin nga ndonjë sëmundje vdekjeprurëse dhe as kishin dhimbje të padurueshme.
Ligji është amenduar pas vdekjes së binjakëve, duke lejuar eutanazinë edhe për fëmijët dhe ata që vuajnë nga Alchajmeri./Tema