Arfenilla
Themelues i Forumit
Një ngjarje rrëqethëse ka ndodhur në Maternitetin e Durrësit. Nëna ka braktisur foshnjën e saj, pasi ai është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë. Mësohet se fëmija ka lindur vetëm disa ditë më parë me një sëmundje të pashërueshme, duke depresionuar të ëmën, e cila është larguar nga materniteti.
Sipas nëndrejtorit të Spitalit të Durrësit, Genti Kavaja, fëmija ka rezultuar me Ictiosis Congenitale, që është një sëmundje e rëndë e lëkurës.
“Foshnja ka lindur pak ditë më parë në Maternitetin e Durrësit dhe është diagnostikuar me Ictiosis Congenitale. Fëmija vuan nga një sëmundje e rëndë e lëkurës. Në gjithë botën janë 100 të diagnostikuar me këtë sëmundje. Aktualisht foshnja e sëmurë po mbahet në inkubator”, ka theksuar Kavaja.
Ndërkohë, është bërë e ditur se babai ka vizituar foshnjën çdo ditë.B koha