Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Durrës (Epidamnos-Dyrrachium)

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
durresi.jpg


Qyteti i Durrësit daton në shek e VII para Krishtit, bazuar në dokumentet dhe burimet antike tradicionale në vitin 627.
Qyteti modern është ndërtuar mbi rrënojat e Epidamnit ose Dyrrachion-it të lashtë, që më vonë u transformua në Dyrrachium-in e periudhës Romake.
Godinat më të mëdha u ndërtuan në Dyrrachium gjatë shekujve të I - II pas Kr.
Amfiteatri filloi të gërmohej duke filluar nga viti 1960. Ai ka një kapacitet vendesh rreth 15.000-20.000 spektatorë. Ndërtesa të tjera të rëndësishme janë dhe banjat publike të shek të II pas Kr. të zbuluara në vitin 1966, mbetjet e ujësjellësit rreth 15 km të gjatë, muret Bizantine dhe rreth forum - macellum, të ndërtuara në shekujt V-VI pas Kr.
Një nga gjetjet më interesante nga qyteti është mozaiku "Bukuroshja e Durrësit", që gjendet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Mozaiku i përket shekullit të IV para Kr. dhe është një nga më të bukurit të këtij lloji në Shqipëri.
Në shekullin e IX pas Kr. u krijua Terma e Durrësit (banja romake), një nga dy më të mëdhatë në Ballkanin Perëndimor.
Prej vitit 1204 qyteti u pushtua nga Venediku dhe nga viti 1501 Osmanët arritën ta pushtonin. AKT
 
me duket se nje teme e till eksiston sjam shume i sigurte eshte e hapur nga un
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top