Duka-Kuzhe, “debati” nisi që në Sarajevë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Josip-Kuze.jpg

Nuk ka pritur që të zbriste në Tiranë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për “t’i bërë autopsinë” humbjes së të martës në Zenica.Njëshi i FSHF-së i ka kërkuar llogari trajnerit të Kombëtares, Josip Kuzhe, që në hollin e sallës së pritjes në aeroportin e Sarajevës për katastrofën kuqezi, “e gatuar” më së shumti në harkun e 45 minutave të dyta të atij takimi, që për hir të së vërtetës mori një rrjedhë krejt tjetër nga ajo që gjithkush në Shqipëri, por edhe ata që ndodheshin pranë ekipit, besonin pas vërshëllimës së fundit të pjesës së parë.
Takimi – Ende pa konsumuar një shishe ujë, Duka “nuk ka duruar” duke u ulur në një cep të sallës së pritjes së aeroportit, së bashku me trajnerin Kuzhe dhe me menaxherin e njëkohësisht përkthyesin e Kombëtares, Denis Bastari. Takimi zgjoi kureshtjen e të gjithëve në atë sallë, gazetarë, lojtarë të ekipit, por edhe personalitete të futbollit të ndodhur së bashku me skuadrën në këtë transfertë, kjo për faktin që menjëherë pas ndeshjes fytyra e presidentit të Federatës nuk është “çliruar” për asnjë moment. Madje, edhe debati me teknikun të jepte përshtypjen se Duka po i kërkonte llogari për atë humbje mjaft të dyshimtë për nga mënyra se si erdhi, ndërsa ky i fundit me plot gjeste po mundohej t’i shpjegonte gjithçka kishte ndodhur. Kujtojmë se në konferencën për shtyp vetë Kuzhe pranoi se kishte gabuar në zëvendësimet e bëra, duke mbajtur një lloj përgjegjësie mbi shpatulla, por, gjithsesi, nuk la pa vlerësuar maksimalisht edhe lojën e boshnjakëve, një mënyrë kjo edhe për të justifikuar humbjen e kuqezinjve (bëj kundërshtarin më të fortë, që të thuash se kaq i kishim mundësitë).
Konsultimet – Por, takimi prej më shumë se 1 ore me Dukën nuk do të kishte në qendër vetëm teknikun dhe presidentin. Në lojë janë futur edhe disa lojtarë, nga të cilët janë kërkuar shpjegime për mënyrën e lojës, por edhe për atë çka pritet në një të ardhme të afërt. Kështu, në fillim është thirrur pranë dyshes Duka-Kuzhe, mesfushori i majtë i kuqezinjve, Ansi Agolli, si dhe qendërmbrojtësi shkodran, Admir Teli. Por, nëse për të parin mund të mendohet arsyeja e ballafaqimit për shkak të lojës jo shumë efektive të këtij të fundit në ndeshjen ndaj Bosnjës, për të dytin (Telin) nuk dihen arsyet e kërkesës për ballafaqim ose konsultim. Pas tyre u thirr mbrojtësi i djathtë, Armend Dallku, të cilit, nga sa është mësuar, i është kërkuar më shumë se ku ndihet më mirë ky lojtar që të luajë, në qendër të mbrojtjes (në ndeshjen e parë me Bosnjën në Tiranë luajti si qendërmbrojtës së bashku me Canën) apo në të djathtë. Në fund iu kërkua një mendim edhe Ervin Skelës. Skela ka mbetur sërish pa skuadër pas rënies nga kategoria të Arka Gdynia (Poloni) dhe gjithkush dëshiron të dijë nëse lojtari do të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares apo jo. Të paktën jo zyrtarisht, kjo është kërkuar nga Skela.

Marr nga Panorama
LEONARD KARAJ
 
Pe: Duka-Kuzhe, “debati” nisi që në Sarajevë

Na turperuan
 
Pe: Duka-Kuzhe, “debati” nisi që në Sarajevë

Pse qka ka prit Duka me fitu kunder yjeve te bosnjes a ?
Lojtar qe kushtojn 30 milion euro si Edin Dzeko ?
20 Milion euro Miralem Pjanic etj ?
Kurse lojtari ma i shtrejt i kombtares Shqiptare mduket eshte Lorik Cana i cilli e ka qmimin 5 milion euro ?

Nuk fitohet asnje loje me pleq qe i ka kombtaria Shqiptare e fajet i ka federata qe nuk investon ne talenta te ri .
Apo eshte desht qysh me heret te interesohet per talentat Shqiptare jasht trojeve Shqiptare sepse zvicrra i ka 5-6 talenta lojtar Shqiptare nga Kosova .

Sidoqoft un mendoj qe per trainer te kombtares duhet te jet nje Shqiptare sepse me mire si Shqiptari nuk i njeh lojtart asnje tjeter .

As Fergusoni , Mourinho e Guardiola me ardh trainera te Shqiperis nuk kishin me bo kurgjo me lojtar pleq.
 
Kujto pak ndeshjet me portugalin qe i ka lojtar qe kushtojn sa dyfishi lojtarve te biosnjes dhe arritem ta bllokonim madje per pak nuk prekem dhe fitoren ne protugali :):) ska te bej vlera ne lek e lojtarit pastaj ti ke nje lojtar ne kombtara si cana nje nga me te miret :)
 
Shoku do ta marre edhe un 11 lojtar te lagjes time dhe do te mbyllem ne port edhe kunder spanjes do nxerrim nje barazim .
Nuk eshte loje te mbyllesh ne porte me 11 lojtare .
 
jo vlla jo se ishte loj e bukur nga ne kishim nje grup te mir lojtaresh edhe ps eshqiperia ka talente plot dhe me pelqeu ajo qe the sic i njef nje shqiptar lojtaret tan si njef nje i huaj esht per te ardh keq kur shef sulmus qe kan ber buj ne kampjonate respektive te lihen ne stol kemi odise roshin danjel shafen e shum te tjer qe as si marrin ne kombtare po te vazhdosh akoma me kte lojtar qe kemi ne ta harrojm dhe ta fshim nga enderra cdo kompeticoin se mund te marim pjes ndo nje her
 
Titulli: Duka-Kuzhe, “debati” nisi që në Sarajevë

Aq e kemi kaçikun mo , mos pretendoni me shume.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top