Duka fton publikisht Januzajn për Shqipërinë

xhebrail1

INTERIST
Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, publikisht e ka ftuar edhe një herë futbollistin shqiptar të Manchester United, Adnan Januzaj, që të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë.

18 vjeçari është në qendër të një debati të madh për atë se cilën kombëtare do ta zgjedhë, duke marrë parasysh se ai ka të drejtë të luajë për Belgjikën, Shqipërinë, Serbinë, Kroacinë dhe Kosovën (nëse pranohemi në UEFA).

Dhe, gjatë emisionit Opinion në Klan, Duka si një prej të ftuarve ripërsëriti qëndrimin e tij dhe e ftoi edhe një herë Januzajn në kombëtare.

“Po ia bëj ftesën nga këtu dhe me sa mundësi do kemi do e mbajmë në pëllëmbë të dorës”, është shprehur Duka, i cili shtoi se Shqipëria i ka bërë ftesë atij kur ai ishte vetëm 13 vjeç.

Futbollisti shqiptar dhe babai i tij po qëndrojnë jashtë këtij debati dhe ende nuk po marrin një vendim, pasi synohet përforcimi i pozitës së mesfushorit si titullar te Manchester United. /Telegrafi/

duka-fton-publikisht-januzajn-pr-shqiprin_hd.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top