Dubai

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Dubai, e kaluara dhe sotmja

Dubai është qytet në pjesën jugore të Gjirit Persik dhe një nga shtatë emiratet e Emirateve të Bashkuara Arabe.
E kaluara:

21769.jpg

21780.jpg

21772.jpg

21770.jpg


E sotmja:

21777.jpg

21779.jpg

21794.jpg

21771.jpg

21773.jpg



Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë.
Dubai është qytet në pjesën jugore të Gjirit Persik dhe një nga shtatë emiratet e Emirateve të Bashkuara Arabe. Dubai është Emirati i dytë më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe pas atij të Abu Dabit.
Ky qytet vizitohet nga miliona vizitorë në vit dhe ka popullsi rreth 2 milion.
Gjithashtu Dubai njihet si qyteti më i madh në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dubai njihet edhe si një ndër qytet me infrastukturë më të zhvilluar në botë.
Ndërtesa Burj Khalifa, përveç se është ndërtesa më e madhe në EBA, është gjithashtu edhe ndërtesa më e gjatë në botë. ثshtë e gjatë 828 m, dhe numëron gjithsej 163 kate. Ajo kushtoi rreth 1.5 miliardë dollarë për ndërtim.
Për momentin, Dubain është duke e udhëhequr Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum nga familja Al Maktoum, i cili është edhe zëvëndës-president i Emirateve të Bashkuara.

Si u ndërtua Dubai World?

Ja si u ndërtua Dubai World, arkipelagu artificial i rreth 300 ishujve të vegjël në formë të kontinenteve të botës.

7291.jpg

7292.jpg
7295.jpg
7297.jpg
7298.jpg
7300.jpg


Të gjithë keni dëgjuar për Dubai World, arkipelag artificial i rreth 300 ishujve të vegjël në formë të kontinenteve të botës, i cili është ndërtuar në Dubai. Ndërtimi filloi në vitin 2003 ndërsa i kushtoi Dubait miliarda dollarë.

Po fundosen ishujt e Dubai World?

Bëhet e ditur se ishujt artificialë, të cilët krijojnë projektin Dubai World në formën e hartës së botës, po fundosen në det dhe se kanalet janë bllokuar me rërë.

Përfaqësuesi i kompanisë e cila përgjigjet për transportin e personelit dhe të lëndëve të ndërtimit, Richard Wilmot-Smith, deklaroi se ishujt sa vijnë e fundosen në det dhe se kërkimet e fundit tregojnë se ishujt janë prekur nga erozioni.

Projekti i përbërë nga 300 ishuj artificialë është një nga projektet më të mëdha dhe të famshme të Dubait. Projekti ishte ngadalësuar pak në fund të 2008 për shkak të uljes së çmimeve dhe problemeve financiare. Kompania e cila ka hapur një proces gjyqësor në lidhje me projektin “Dubai World” bëri të ditur se për shkak të mbylljes së kanaleve të udhëtimit me rërë është ulur thellësia e ujit, prandaj kërkohet një punim rregullues për kalimin e sigurt të mjeteve detare.

Gjatë dëshmisë së dhënë në gjyq , Wilmot-Smith deklaroi se “përkeqësimi i gjendjes së ishujve” është një argument për ndalimin e punimeve dhe për këtë arsye kompania nuk është e detyruar të paguajë pagesën vjetore, e cila kompensohet me 15 % të të ardhurave.

Ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Nakheel, kompania përgjegjëse për zhvillimin e projektit “Dubai World”, Graham Lovett theksoi se projekti nuk është anuluar por është ngadalësuar për shkak të krizës ekonomike botërore. Lovvet gjithashtu pohoi se ky është një projekt 10-vjeçar dhe se do të përfundojë.

Ndërkohë, një përfaqësues tjetër i Nakheel dje ka refuzuar deklaratën e dhënë mbi fundosjen e ishujve. /albeu.com
 
Titulli: Dubai

thone vendet arabe te varfera hahahahaha une spo e shoh nje gje te tille
 
Titulli: Dubai

Vendet arabe nuk eshte vec dubai :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top