Dubai ndërton parkun me bimë dhe pemë që përmendën në Kur’an

Kresha

A pretty face can never trick me




Të gjitha bimët që janë përmendura në Kur’an e që gjenden në Emiratet e Bashkuara Arabe do të mbillen në parkun 60 hektarësh në Dubai

"Në Kur’an janë përmendur 54 lloje të bimëve. Ne në park do t’i kemi 35 prej tyre", tha Mohammed Noor Mashroom, drejtor i departamentit të qytetit i cili do të udhëheqë projektin.
Këtu, në mesin e bimëve dhe pemëve të tjera, do ta kemi fikun, shegën, ullirin, misrin, qepën, hudhrën, thjerrëzën, elbin, grurin, xhenxhefilin, kungullin, shalqirin, bananen, trangun, borzilokun ...
Parku do ta ketë edhe tunelin, ku do të prezantohen mrekullitë e përshkruara në Kur'anin e Shenjtë në formë të imazheve dhe audio materialeve.
Parku do të shërbej për njoftimin e opinionit rreth Kur’anit dhe mrekullive të tij, shkruan Emirates 24/7. Udhëheqësit e projektit presin që parku të tërheq një numër të madh të ekskursioneve shkollore, por edhe turistëve.
Parku do ta ketë shtegun për vrapues, për çiklistë dhe këmbësorë, fontana, oaza me palma dhe liqenin.
Punët për ndërtimin e parkut duhet të fillojnë muajin e ardhshëm... gjithçka duhet të jetë gati deri në shtator të vitit të ardhshëm.

//islamgjakova
 
Titulli: Dubai ndërton parkun me bimë dhe pemë që përmendën në Kur’an

Loverboy mos ma ve per te madhe me shume preferoj Lazaratin
 
Back
Top