Marur nga libri: - ( Sëmundja dhe Ilaçi
Dua`ja është prej ilaçeve më të dobishme. Ajo parandalon fatkeqsitë, i mënjanon dhe i lehtëson në raste se ato ndodhin. Dua`ja është arma e muslimanit .
Këtë fakt e mbështet edhe El-Hakimi në librin e tij të sakt , me anën e një hadithi të transmetuar nga Ali Bin Ebi Talibi, sipas të cilit i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë : " Dua`ja është arma e muslimanit shtylla e fesë dhe drita e tokës dhe qiejve."
Në rastet e fatkeqsive dua`ja kalon në tri situata :
E para: Kurr tregohet më e fortë se fatkeqësia dhe e largon atë.
E dyta: Kurr tregohet më e dobët se fatkeqësia por arrin ta dobësoj këtë të fundit.
E treta: Kur dua`ja i bën ballë fatkeqësis dhe anasjelltas. Si rjedhoj të dyja luftojnë njëra-tjetrën.
Në librin e saktë të El-Hakimit, transmetohet nga Aishja (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: "Paralajmërimi nuk i bën dobi paracaktimit (kaderit) të Allahut, por dua`ja bën dobi pë atë që ka ndodhur apo që nuk ka ndodhur. Në të vërtet kur fatkeqësia zbret , atë e pengon dua`ja, e kështu ata luftojn njëra-tjetrën deri ditën e gjykimit."
Gjithashtu Ibn Omeri transmeton se i Dërguari Allahut (a.s) ka thënë:
Dua`ja sjell dobi për atë (fatkeqësi) që ka ndodhur dhe për atë që nuk ka ndodhur.
Pra bëni dua o robër të Allahut!"
Transmetohet nga Theubani se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë:
"Kaderin nuk e kthen gjë tjetër veç dua`së, jetën nuk e shton gjë tjetër veç mirësis, e me të vërtet,
njeriut i privohet furnizimi për një gjunah që ka bërë."
KËMBËNGULJA NË DUA
Këmbëngulja në dua është një prej ilaçeve më frytdhënëse. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti(a.s) ka thënë : "Allahu mërzitet me atë njeri që nuk kërkon prej Tij."
Kurse në një hadith tjetër transmetuar nga Enesi (r.a), Profeti (a.s) ka thënë: "Mos u tregoni të pafuqishëm në dua sepse askush nuk rezikohet prej saj."
Imam Ahmedi transmeton nga Kudate, sipas të cilit, një varkëtar ka thënë: "Nuk kam si ta përshkruaj besimtarin vetëm si një njeri në mes të detit, të ulur mbi një dru, i cili lutet "O Zot O Zot" Mbase Allahu e shpëton atë."
KËRKIMI I SHPEJT I PËRGJIGJES
Ndërsa veset që mund të ndikojn negativisht në efikasitetin e dua`së është nxitimi i robit dhe kërkimi i ngadaltë i përgjigjes. Kështu ai mund të dëshpërohet dhe ta braktisë dua`në. Shembulli i tij është i ngjajshëm me shembullin e një njeriu, i cili e mbjell faren apo fidanin, e më pas i qëndron te koka dhe e ujit atë . Por kur e shikon se rritja po vonohet atëherë ai e braktis dhe e le pas dore.
Ebu Hurejre (r.a) transmetohet se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: "Secilit prej jush do ti jepet përgjigjja për aq kohë sa nuk është nxituar duke thënë bëra dua por nuk mora përgjigje për të .
Enesi (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë robit do t`i vije përgjigjja në rast se dua`ja e tij nuk ka të bëjë me kryerjen e ndonjë mëkati, me shkëputjen nga fisi dhe në rast se ai nuk nxitohet.
Njëri nga shokët e Profetit (a.s) e pyeti "O i Dërguari i Allahut çfarë është nxitimi?" Profeti (a.s) u përgjigj
"Nxitimi është athëherë kur robi thotë: Bëra dua e nuk mora përgjigje . Në këtë mënyrë ai bie në dëshpërim dhe e braktis dua`në.
Gjithashtu në një hadith tjetër Enesi (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: "Robi do të jetë mirë për aq kohë sa nuk nxitohet." E pyetë si të nxitojë, o i Dërguari i Allahut, Profeti (a.s) u përgjigj; "Ai nxiton kur thotë i bëra dua Zotit tim dhe Ai nuk mu përgjigj.