Duaj, por jo me gjithë shpirt. Respekto, por jo kur nuk e meritojnë. Ji i sinqertë, p

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Duaj, por jo me gjithë shpirt. Respekto, por jo kur nuk e meritojnë. Ji i sinqertë, por jo aq sa…

52d7d30d9f439ca8e9465c3b12a95517.jpg

اdo gjë e bukur e ka një ditë fundin e vet. Nuk ka rëndësi forca, apo madhësia e saj. Gjërat janë bërë për të shkuar drejt një fundi, disa drejt një fundi të afërt, e të tjerat drejt një fundi disi më të largët. Njerëzit vdesin, pallatet rrënohen, ndjenjat ftohen. Asgjë nuk i shpëton një rregulli kaq universal.

Pikërisht kur mendon se ke gjithçka dhe se ajo gjithçka do të zgjasë përgjithmonë, atëherë ndodh diçka që i prish të gjitha dhe zhgënjimi është shumë më i madh. Unë dua që ti ta bindësh veten, se çdo gjë vjen për të ikur. Nuk e ndryshon dot këtë rregull. Përpiqu, mundohu, zhgënjehu, ama në fund do të jetë dhimbja ajo që do të të japë po të njëjtin mësim. Më vjen keq ta pranoj, por për dikë që nuk dëgjon, dhimbja dhe zhgënjimet japin mësimet më të mëdha.

Mos u kap pas ndjenjave. “Dashuro, por mos bjer në dashuri, sepse çdo gjë që bie, thyhet” do të thoshte këngëtarja Taylor Swift dhe ka shumë të drejtë. اdo gjë që bie, thyhet. Kjo gjë ndodh për shkak se nuk kuptohet rregulli që gjërat nisin për të përfunduar. Nëse nuk përfshihesh shumë në ndjenjat me dikë, edhe fundin me të e kalon më me lehtësi.

Mos i ndalo njerëzit të largohen nga ty. Kur vjen momenti që ata lodhen nga ty, apo gjërat nuk po funksionojnë mes të dyve, më mirë lëri të shkojnë. T’i lejosh të tjerët të largohen, është një formë e shprehjes së dashurisë. Nëse i do ata mjaftueshëm, por ata duan të largohen, mos i ndalo. Askush nuk është pronë e askujt.

Duaj, por jo me gjithë shpirt. Respekto, por jo kur nuk e meritojnë. Ji i sinqertë, por jo aq sa ta marrin atë për dobësi. Duhet çdo gjë me limite, sepse kur përfshihesh shumë në diçka, fundi i saj të lëndon më shumë ty. Sado i/e vogël të jesh, ky rregull të detyron të ulesh shpejt në tavolinën e të rriturve dhe ta pranosh! / Bota.al
 
Mbi te gjitha, mos genje veten tende. lool
 
Esencialisht artikulli eshte shume shume i drejt.
Pa cka qe njerzit s"jane aparatura koduse ne lidhje me aksesin e shpirtit.
 
Duaj si te ta doje xhani se fundja eshte dicka personale dashja apo jo e asaj qe pretendosh ta duash nqs do.. :P
 
bota al .. duaj e duaj me sa force ke, ji e sinqerte deri ne qelizen e fundit... nese do te duhet te te largohen nga ty.. ske asgje per te ardhur keq apo peng perse nuk e ke bere apo perse sje dhene... apo pse si ke thene sa ndjen..apo qe ishe vetvetja!
e nese nga dashuria e shumte qe ke dhene te eshte dashur te qash per te do te thote qe ja ka vlejtur te marre edhe lotet e tu ..
nuk jam dakord per ndjenjat ne kllape, nuk jam dakord per strategjite apo mesimet apo teorite kundrejt nje sjellje apo komandimit te asaj qe ndihet...
duajme . qajme... zihemi..rregullohemi...
ndjejme sepse kemi arsyen e kjo na ben te jemi te ndryshem nga cdo qenie.. emocionet kan dhe nuk kan ze!
 
Jep cte japin asgje me shume se me pas ta marrin per dobesi... ;)
 
nuk jepet pwr te marre jepet se ndihet te japesh... ndjenja sesht pazar :)
 
Kjo varet me tip....ka tipa qe japin e japin dhe s'marrin asgje ne kembim, sepse thjeshte te tille jane gatuar.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top