Arfenilla
Themelues i Forumit
Nëse e pyetni një nënë se a është e lumtur që ka fëmijë, ajo zakonisht do të thotë “Po”. Në realitet, në mbarë botën, fëmijët janë në krye të listës së gjërave me të cilat më së tepërmi ndiejmë kënaqësi. Mirëpo, psikologët të cilët analizojnë lumturinë, shpesh flasin për gjendjen e ndryshme të gjërave.
Të jesh nënë e një fëmije të vogël (posaçërisht më të vogël se tre vjet), është përvojë e cila paguhet dhe e cila na mbushë, por njëkohësisht mund të ndikojë në mënyrë drastike në sjelljen tonë.
Peter Ubel, profesor i mjekësisë dhe psikologjisë në universitetin e Miçiganit, thotë: “Nga momenti në moment, mund të ndiheni e lodhur, e frustruar dhe ndonjëherë e zemëruar. Ndoshta do të ziheni më tepër me bashkëshortin, e kështu të keni edhe më tepër ndjenja negative. ثshtë e mundur që koha, të cilën e kaloni duke u përkujdesur për fëmijën tuaj, të mos jetë pjesa më e mirë e ditës suaj. Në listën e aktiviteteve me të cilat disponojmë, siç ka treguar studimi i bërë në universitetin e Miçiganit, i cili ka përfshirë 900 gra, nënat përkujdesen ndaj fëmijës, e vënë për ta ushqyer, e ushtrojnë dhe përkujdesen që ata ta përcjellin programin e televizionit. Në realitet, përkujdesja për fëmijën gjendet vetëm për një nivel mbi punët shtëpiake, puna dhe vozitja!”
Këto rezultate tronditin njerëzit, ka thënë Daniel Gilbert, profesor i psikologjisë në Harvard dhe autor i librit ”Rastësisht të zbulojmë lumturinë” (“Stumbling on Happiness”).
“Njerëzit mendojnë se psikologët flasin se si nënat nuk i duan fëmijët e tyre. Natyrisht, se nënat i duan fëmijët e tyre më shumë se çdo gjë. Vërtet, fëmijët sjellin gëzim. Ata sjellin momente transcendente, në të cilat ndieni aq lumturi sa që kjo tejkalon tërë mundin që keni sakrifikuar. Gjërat qëndrojnë në atë se fëmijët nuk rrisin ndjenjën e gëzimit mesatar ditor”.
*Paradoksi i lumturisë
Njëra prej shkaqeve të përfundimeve kundërthënëse të nënave dhe ekspertëve, është të menduarit përzgjedhës. Kur psikologët në përgjithësi pyesin nënat se a duan ta kalojnë kohën me fëmijët e tyre, shumica prej tyre do të thotë se më këtë mendojnë në aktivitete zbavitëse, sikurse është leximi i librit ose të luajturit në park. Mirëpo, kur u bëni pyetje të veçanta që të përshkruajnë rutinën e vërtetë ditore, ato kujtohen në orët që kanë kaluar në veshmbathjen e fëmijës së tyre ose përgatitjet për ta vënë në gjumë. Ndoshta llogaritja e pandjeshme e psikologjisë si shkencë, nuk arrin të njohë intensitetin e lumturisë, të cilin e përjetojnë prindërit kur shoqërohen me fëmijët e tyre.”Ekzistojnë momente të shkurtra, të cilat janë ngadhënjyese definitive kur bëhet fjalë për lumturinë”, thotë Gilbert.
Për fat, këto momente mund të na ndihmojmë të tejkalojmë irritimet e përditshme.
“Lumturia është diç më tepër se ndjenja e thjeshtë e gëzimit”, thotë Karen Reivich, bashkëpunëtor për hulumtime në Qendrën e Psikologjisë Pozitive në universitetin Pensilvanisë. “Lumturia përfshin edhe ndjenjën e lidhjes me diç që është më e madhe se ne vetë. Kur njerëzit përpiqen për diç të lartë, ata jetën e tyre e përshkruajnë si jetë të mbushur me kuptim dhe qëllim. Kjo nuk është buzëqeshje në fytyrë, por fakt se çdo gjëje i arrin fundi; ju kuptoni se këtë do ta bëni përsëri”. Edhe ndjenja se i nevojitemi dikujt, gjithashtu na bën të lumtur. “Sa mund që keni dhënë, ju kthehet dhjetëfish’, thotë Elizabeth Hovard, nëna e fëmijës dyvjeçar Reilly nga Kalifornia. “Mendoj se njerëzit nuk duhet të lindin fëmijët vetëm për të qenë të lumtur, por ndjenja të jesh nënë, hapi një pjesë të zemrës sime, për të cilën nuk kam ditur se ekziston fare”.
Prandaj, hapi i parë për të qenë nënë e lumtur është që të vlerësoni që maternitetin ta mendoni si diç mjaft të rëndësishëm. Hapi tjetër është që të gjeni mënyra që ta bëni edhe më të këndshëm. Jo vetëm që do të bëni diç që do t`ju shërbejë juve, por do të bëheni edhe nënë më e mirë. P.sh., sikur dyvjeçarja e juaj dëshiron të pijë lëng nga gota e kuqe, por ju nuk mund ta gjeni. “Kur nuk jam e disponuar, do të them: “Pi nga gota e kaltër”, thotë Karen Reivich. “Por, kur mendoj në mënyrë pozitive, atëherë do të marr letrën me kolazh të kuq dhe do ta mbështjell rreth gotës së kaltër”.
Lajm i mirë për të gjitha nënat është: mund të mësoni si të fokusoheni në atë që është pozitive dhe kjo do t`ju bëhet traditë e përditshme. Ja se si:
*Pranoni kur jeni e stresuar
Në mënyrë ironike, kur ndaleni të prisni që materniteti vazhdimisht duhet të jetë plot ngrohtësi, jeta e nënës do të bëhet më e lehtë. “Vërtet ndihmon të kuptojmë se është krejtësisht në rregull të jesh ndonjëherë i mërzitur, i hidhëruar, i lodhur, i ndjeshëm”, pohon dr. Ubel. “Kjo nuk do të thotë se je prind i keq. Bile, kjo nuk është përvojë e keqe në rolin e prindit. Kjo, thjeshtë është normale”.
*Flini mjaftueshëm
Shumica prej nesh e di se lumturia nuk blihet me para, por kush sot thotë se këtë mund ta bëjë gjumi i mirë i natës? Ky është një zbulim kyç i studimit të kryer në universitetin e Miçiganit. “Ajo që brenda vitit do të fitoni 60.000 dollarë më tepër, më pak do të ndikojë në lumturinë e përditshme se sa një orë plotësueses e gjumit gjatë natës”, thekson autori i studimit Norbert Schvarc, profesor i psikologjisë. Mishël Sauer, nëna e fëmijës trevjeçar, Riley, thotë se burri i ndihmon gjatë vikendit, kështu që ajo mund të flejë diç më gjatë dhe të pushojë. “Kjo përfundimisht ndikon që të ndihem më mirë”, thotë ajo. “Atëherë jam më e përgatitur të punoj diç më aktive, p.sh. të shëtis vajzën në park, përderisa kur jam e lodhur, e vetmja gjë që mund të bëj, është të ulem dhe t`i lexoj diçka”.
*Analizoni prioritetet tuaja
Ndoshta tingëllon thjeshtë, por njëra prej gjërave kyçe për disponim të mirë është të organizoni ditën që të punoni sa më tepër gjëra në të cilat kënaqeni. “Për lumturinë, me rëndësi është si e harxhoni kohën tuaj, e jo paratë”, thotë dr. Ubel. “Nëse keni çfarëdo fleksibiliteti financiar, i cili do t`ju mundësojë ta zgjatni kohën për të kaluar me familjen, shfrytëzojeni tani. P.sh., a thua vërtet ju personalisht duhet ta pastroni shtëpinë tuaj? اfarë mendoni për atë që ndonjëherë të paguani dikë që t`ju ndihmojë? Gjatë kësaj kohe ju mund të kaloni kohën duke vizatuar më fëmijët tuaj. Nëse kemi punë jashtë shtëpisë, mendoni se a mund të punoni me orar të shkurtuar.”
*اlirohuni
Ju duket se koha po ndalet, kur diç punoni, kur ndieni kënaqësi, qoftë ajo rregullimi i kopshtit apo vrapimi. Njerëzit që kanë profesione të tilla – të cilat psikologët i quajnë “rrjedhë”- janë më të lumtur se njerëzit që rrallë merren me diç. Dhe jeni të lumtur që kemi mësuesin për këso aktivitetesh mu para syve tuaj – fëmijën tuaj. “Për mua dhe ty, secili gjeth ose milingonë janë gati të njëjtë, por kjo nuk është kështu kur bëhet fjalë për një dyvjeçar”, thotë Reivich. Pra, mundohuni të vëreni gjërat ashtu si i vërejnë fëmijët, që p.sh., milingona me vete bart një grimcë buke. Hedhja e cilësive tuaja më të mira më së shpeshti, detyrat e thjeshta të ngritjes së fëmijës, mund t`ju ndihmojë që të ndiheni të rëndësishëm.
“Njëra prej përparësive të mia është humori”, thotë Reivich. “Një ditë fëmijëve iu bëra sandviç me kikirik, butër e reçel dhe fillova të tregoj sikur të isha në emisionin e TV-së për gatim: “Tani e prej bukën në thela, pastaj hedh një shtresë të hollë kikirik dhe butër. Kjo u shndërrua në një punë të thjeshtë, në të cilën të gjithë jemi kënaqur”. Një nënë, e cila e do arkitekturën, përderisa me fëmijën e saj bënte kulla nga rëra, me pasion i ka treguar për historinë e shtyllave. Ndoshta fëmija nuk i ka kuptuar çdo gjë që ka folur nëna, por, thotë Reivich, “Për të dy ishte tejet atraktive”.
*Kënaquni me momentin
Një prej mënyrave për të shprehur mendimet pozitive, është të ndalemi për një moment dhe të kënaqeni me momentin. Vetëm paramendoni disa aktivitete prej dy-tre minutash që mund të bëni gjatë ditës për të festuar atë periudhë të jetës suaj. Në mëngjes, p.sh., në vend që të mundoheni që t’i bëni dhjetë gjëra përnjëherësh, merrni një filxhan kafe dhe vështroni përtej dritares. Keni kujdes në atë që po ndodh rreth jush. A do t`ju ndryshojë kjo jetën tuaj? Jo, por kjo me siguri do t`ju bëjë më të qetësuar.
Gilberti propozon edhe një version më të shkurtër: “اdo orë ndani dhjetë sekonda dhe meditoni. Derisa kështu i vështroni gjërat, falënderoni Zotin që kemi fëmijë të shëndoshë, me faqe të skuqura, me fjalët mahnitëse që llomotit dhe ndani këtë lumturi me dikë që gëzohet me ju. Kjo është mënyra e dytë që të “kapeni” për gjërat pozitive në jetë dhe vazhdoni lumturinë tuaj.”
*Analizoni gjërat në shtigje të gjata
Humori i mirë do t`ju përmirësojë shikimin e shëndoshë të gjërave që bëni: “Ky qëndrim do t`ju japë më shumë durim dhe njohje të vlerës së këtij momenti, i cili kalon shpejt”, pohon M. J. Ryan, autorja e librit “Si të bëhem e lumtur” dhe nëna e dhjetëvjeçares Anne. Ajo përkujton kohët kur e bija dëshironte të qëndronte në krahë duke vështruar linjat. “Po, kam pasur edhe obligime të tjera, por i kam thënë vetit: “Por këtë nuk dëshiron ta bëjë gjatë dhe sot jam e lumtur për kohën që kam kaluar me të”.
Nëse ndonjëherë u bëjnë presion gjërat e mërzitshme të përditshme, mendoni si do të ishte jeta pa fëmijë. Gilberti thotë: “Lehtë mund të ndodhë që t`ju preokupojnë gjërat e imëta, por kohë pas kohe duhet që të largoheni anash dhe të shihni si do t`ju duket jeta e zbrazët, pa personat që ju rrethojnë”.
*Ripërtërini lidhjen me bashkëshortin
Grupi i miqve dhe anëtarëve të familjes përbën shtyllën e jetës së lumtur dhe për shumë nëna qendër e këtij rrethi familjar është bashkëshorti. Për këtë është tejet e rëndësishme që të mbahet komunikimi në mes bashkëshortëve, posaçërisht gjatë viteve derisa fëmija është nga lindja deri në moshën trevjeçare, për të cilat shkencëtarët thonë se janë vitet më të lumtura për jetën bashkëshortore (gjegjësisht përderisa fëmijët nuk hyjnë në fazën e pubertetit).
“Nuk mund të thoni: “Me lidhjen tonë do të merrem më vonë”, thotë Reivich. Qëndrim realist është të pyesësh: “Cilat janë ato gjëra të vogla që mund t`i bëjmë për ta ruajtur lidhjen tonë të fuqishme gjatë kësaj periudhe të rëndë?”
P.sh., ajo dhe bashkëshorti i saj përpiqen që t`i kushtojnë njëri-tjetrit së paku një herë në javë, kur katër fëmijët e tyre (të gjithë më të rinj se nëntë vjet ) shkojnë në shtrat. Kjo nuk është mbledhje, por është diç që mund të zgjatë vetëm 15 minuta. Por, me rëndësi është të qëndroni bashkërisht, të bisedoni, të shtendoseni dhe të ëndërroni”.
Kjo mund të jetë edhe një shkuarje e përbashkët në blerjen e gjërave ushqimore. Njëherë kur bëni hapa të vegjël, thjeshtë mund të kalohet në hapa të mëdhenj, sikurse shëtitjet në mbrëmje. Bile edhe tregimet se si kemi qenë të lodhur dhe të ngarkuar mund të ndihmojë. Bile edhe nëse të dy mund të thoni: “Rritja e fëmijëve është detyrë e rëndë”, këtë që e kemi shprehur në mënyrë automatike mund ta zvogëlojë tendosjen.
Mënyra e dytë për të forcuar lidhjen tuaj është që të praktikoni “përgjigjen konstruktive aktive”. Kur bashkëshorti kthehet në shtëpi dhe me ju ndan disa lajme të mira, mos thoni vetëm: “Kjo është mirë”. Bëni pyetje për mënyrën si e ka kaluar ditën, bile nëse kjo zgjat qoftë një ose dy minuta. Kështu, ju të dy, të paktën gjatë këtyre minutave, do të kumtoni atë që është e mirë në jetën tuaj.
*Thuaj “Ju falënderoj”
Të jesh falënderues është mënyra më e mirë që të përmirësoni humorin tuaj. Këtë mund ta bëni nëpërmes lutjes ose shprehjes së falënderimit ndaj personit tjetër. Një prej mënyrave është që në letër të shkruani të gjitha ato gjëra për të cilat jemi falënderues: shkruani tre gjëra më të mira që ju kanë ndodhur atë ditë. Kjo mund të jetë diç pozitive që ju ka ndodhur juve, bashkëshortit tuaj, fëmijëve ose miqve tuaj apo diç e përgjithshme në botë. Shkencëtarët pohojnë se nëse kështu veproni për çdo ditë gjatë dy javëve, ndjenja e juaj e kënaqësisë do të rritet.
Natyrisht, edhe nëse bëni të gjitha që ju këshilluam, prapëseprapë ndonjëherë do të keni “ditë të keqe”. Por, gjithsesi nuk do të mendoni se diç nuk është në rregull me ju. Dhe sa më tepër që të mësoheni me mendim pozitiv, më mirë do të kuptoni se sa është lumturia nën kontrollin tuaj. Jo e tërë lumturia, por me siguri më tepër sesa keni qenë i vetëdijshëm për këtë.
“Kur kam filluar të hulumtoj lumturinë, kam menduar që kjo është një ndjenjë të cilën duhet pritur që të vijë”, thotë Ryan. “Por, ndjenjat pasojnë mendimet - por këto nuk i paraprijnë. Lumturinë e shoh si tri gjëra: gëzimin, kënaqësinë dhe përmbushjen. Materniteti mund të na dhurojë secilën prej këtyre ndjenjave në çdo moment - por ndoshta edhe të tria së bashku!” d:R