Drejt rrugës për në Haxh

Ado

FISEBILIL-LAH
Drejt rrugës për në Haxh
Haxhi është një adhurim i rëndësishëm i cili, përsos besimit në shpirtra, na bën që të përjetojmë që në këtë botë një pamje të ngjashme me atë të mahsherit. Ai na ndihmon që të mbërrijmë në enigmën e fjalëve: “Vdisni para se t’ju vijë vdekja”.

E mërkure 26 Tetor 2011 18:22

Nga: Hamdi اurri

Haxhi është një adhurim i rëndësishëm i cili, përsos besimit në shpirtra, na bën që të përjetojmë që në këtë botë një pamje të ngjashme me atë të mahsherit. Ai na ndihmon që të mbërrijmë në enigmën e fjalëve: “Vdisni para se t’ju vijë vdekja”.
Personi që dëshiron të kryejë haxhin duhet të plotësojë këto kushte:
1) Të jetë mysliman;
2) Të jetë i shëndoshë në pikëpamje mendore;
3) Të ketë hyrë në moshën e pubertetit;
4) Të jetë i aftë fizikisht;
5) Të ketë mundësi financiare;
6) Të udhëtojë në kushte sigurie.

Allahu (xh.sh.) ka caktuar shpërblim të madh për haxhin e pranuar, kurse Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit” (Buhariu). Ndërsa në një thënie tjetër Profeti thotë: “Ai që kryen haxhin për kënaqësinë e Allahut dhe i shmanget të gjitha fjalëve të ndyra dhe veprave të këqija, do të kthehet pas haxhit i falur nga të gjitha gjynahet ashtu siç ka qenë në ditën që e ka lindur nëna (pa gjynahe)” (Buhariu, Muslimi). Kurse haxh i pranuar (haxh mebrur) domethënë: Haxhi ku njeriu mundohet të bëjë sa më shumë të mira. Këtu është fjala për bamirësi dhe përkujdesje ndaj njerëzve, sepse profeti Muhamed (a.s.) në fjalën e tij ka thënë: “Bamirësia është sjellja e mirë” (Muslimi). Nga këto që thamë na bëhet e qartë se nuk është secili haxh i pranuar, sepse njerëzit nuk janë të gjithë të saktë në kryerjen e tij. Për më tepër do të mundohemi të sqarojmë gjërat më të rëndësishme që e ndihmojnë haxhiun të ketë një adhurim të pranuar.
I. Sinqeritet dhe pasim i rrugës së Pejgamberit (a.s.). Sinqeritet në fe, do të thotë që çdo vepër të kryhet për hir të Allahut, sepse Ai (xh.sh.) në një hadith kudsij thotë: “Unë jam më i panevojshmi për ortak. Kush bën ndonjë vepër duke më shoqëruar Mua ortak, e braktis atë njeri dhe ortakun që më ka bërë” (Muslimi). Nga ana tjetër Pejgamberi (a.s.) është lutur: “Allahu im, më mundëso të bëj haxh, në të cilin nuk ka syfaqësi” (Ibn Maxhe). Pika ndaj së cilës duhet treguar më shumë kujdes gjatë gjithë këtyre adhurimeve është kushti që ato të kryhen me sinqeritet dhe me zemër të paqtë. Në qoftë se dëshirojmë që të qenët tonë robër ndaj Allahut të pranohet në audiencën e Tij, zelli dhe përpjekjet tona duhet të jenë të orientuara ndaj kryerjes me dashuri dhe edukatë të adhurimeve. Vetëm atëherë adhurimet tona do të vishen me cilësinë e punës së mirë dhe do të shndërrohen kështu në kapitalin tonë të lumturisë për botën e përtejme.
II. Përgatitja për haxh. Përgatitja e besimtarit për në haxh është prej gjërave më të rëndësishme. Të tjera pika të rëndësishme për të cilat duhet të përgatitet haxhiu janë si vijojnë:
• Të përmirësojë raportin me Zotin (xh.sh.) me teube (pendim) të sinqertë.
• Të kërkojë ndihmë dhe sukses prej Zotit, shprehja e varfërisë dhe e nevojës për Të, e frikës dhe e shpresës. Sepse ashtu siç është e rëndësishme përgatitja për në haxh, ashtu është e nevojshme që mos t’i mbështetemi mjeteve materiale në këtë drejtim.
• Të kërkojë ndjesë për gabimet që mund të ketë bërë, të delegojë amanetet që ka marrë përsipër, të lajë borxhet ose të kërkojë leje prej borxhlinjve.
• Të shkruajë porosinë, sepse udhëtimi është i gjatë dhe njeriut mund t’i ndodhë ndonjë rrezik gjatë këtij udhëtimi.
• Të përgatisë aq të holla sa t’i mjaftojnë familjes deri në ditën kur do të kthehet, t’i këshillojë anëtarët e familjes që të jenë të mirë.
• Të zgjedhë udhëtim të sigurt dhe pasuri të lejuar. ثshtë e pëlqyeshme që njeriu të marrë me vete pasuri më se të mjaftueshme që të mos bjerë ngushtë, por të mund t’i ndihmojë edhe të tjerëve.
• Të mësojë rregullat dhe veprimet e haxhit. Në këtë drejtim e ndihmon pajisja me broshurë apo shoqërimi i teologëve, të cilët ua sqarojnë haxhin, ose njerëz të cilët i dinë mirë ato vende.
III. Të kuptojë realitetin e haxhit dhe qëllimin e tij. Nëse njeriu e kupton realitetin e haxhit, urtësitë dhe sekretet për të cilat janë përcaktuar ato adhurime, pa dyshim që këto e ndihmojnë për të pasur një haxh të pranuar. Sepse zbatimi i tyre i ngjan përkushtimit në namaz. Ai që ka përkushtim më të madh në namaz, namazi i tij është më i vlefshëm. E njëjta gjë vlen edhe për haxhin. Sa më shumë që njeriu e kupton realitetin, shpirtin, urtësitë dhe qëllimin e haxhit, aq më i pranuar dhe me përfitim do të jetë haxhi i tij. Këtë nuk ka mundësi ta arrijë ai njeri i cili nuk e ka përgatitur veten, nuk kalon kohë në meditim dhe kërkim të urtësive e sekreteve të haxhit.
Obligimi i Haxhit kryhet në tri mënyra: a) Haxhi Ifrad, në të cilin vendoset të bëhet nijet vetëm Haxhi dhe të kryhen detyrat e tij. b) Haxhi Kiran, në të cilin bashkohet nijeti i Haxhit dhe i Umres dhe të dyja kryhen rregullisht me një ihram. Më parë kryhet Umra, pastaj Haxhi. c) Haxhi Temetu, në të cilin bëhet nijet dhe kryhet Umra, pastaj qëndrohet në Mekë pa ihram deri në kohë të Haxhit.
Pastaj bëhet nijet Haxhi, vishet ihrami dhe kryhet Haxhi. Përmbushja në mënyrë sa më të plotë e Haxhit arrihet me kryerjen e disa veprimeve. Ato janë:
Ihrami. Veshja e rrobës së ihramit për meshkujt përbëhet nga dy copa të bardha, të papërshkruara me pe, me të cilën haxhinjtë mbulojnë trupin e tyre. Nuk ka rëndësi se nga sa copa përbëhet rroba e ihramit për femra, por ajo duhet të plotësojë kushtet e mbulimit të femrës myslimane. Gjatë ihramit është e ndaluar të shkurtohen mjekra apo flokët, lyerja me erë të mirë, prerja e thonjve, veshja e rrobave të qepura dhe këputja e çdo bime dhe fruti.
Tavafi. Tavaf do të thotë rrotullimi shtatë herë përreth Qabes. اdo rrotullim i plotë rreh Qabes quhet “shaut”. Rituali i Tavafit fillon nga këndi i Haxheru’l-Esved, që në shqip do të thotë “Guri i Zi”.
Saj. Saj quhen shtatë vajtje-ardhje ndërmjet kodrave Safa dhe Merve. Këto janë dy kodra të ulëta që përfshihen brenda territorit të Mesxhidu’l-Haramit dhe largësia ndërmjet tyre është 350 metra. Saji përbëhet nga shkuarja katër herë dhe ardhja tri herë mes dy kodrave në fjalë duke filluar nga kodra Safa për të përfunduar në kodrën Merve.
Vakfe. Akti i Vakfe-s përmbushet atëherë kur haxhiu, i veshur me ihram, qëndron brenda kufijve të Arafatit, nga koha e drekës deri në perëndimin e diellit të ditës së Arafatit. Kjo quhet “qëndrim në Arafat (Vakfe)”. Pas qëndrimit në Arafat shkohet për në Muzdelife, ku kalohet mbrëmja. Aty mbledhim edhe gurët e vegjël për të gjuajtur shejtanin me to. Pas namazit të sabahut ndajmë një kohë të shkurtër për t’u lutur. Ky quhet “qëndrim në Muzdelife”.
Gjuajtja me gurë e shejtanit. Në ditët e Bajramit të Kurbanit gjuhen me gurë tre shejtanët, i vogli, mesatari dhe i madhi në Mina.
Prerja e kurbanit të haxhit. Për haxhinjtë është vaxhib (detyrim) therja e kurbanit të falënderimit, ditën e Bajramit, përpara se ata të heqin rrobën e ihramit.
Shkurtimi i flokëve dhe zhveshja e ihramit. Përpara se të zhvishet nga ihrami, haxhiu duhet të qethë flokët. Meshkujt munden t’i shkurtojnë flokët ose ta rruajnë kokën. Femrat mund të mjaftohen vetëm me prerjen e majave të flokëve. Prerja e flokëve shënon fundin e disa ndalesave që i kushtëzon veshja e ihramit, siç i përmendëm më sipër.
Mos të harrojmë se kur kthehen nga një haxh i kryer në mënyrën më të bukur, dhuratat më të rëndësishme që shpien haxhinjtë në shtëpitë e tyre, duhet të jenë bukuritë e tokave të bekuara dhe morali i lavdërueshëm i robërve të mirë që të lënë pas kujtime mësimdhënëse dhe plot urtësi, si dhe përjetime të përhershme të atyre mrekullive./Mesazhi/
 
Back
Top