Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Dredhëzat e freskëta,të dobishme për dhëmbë

Sekreti i top-modelistes Sindi Kraford ka të bëjë me kombinimin e qumështit të kokosë me ujë mineral. Ajo e mban në çantë këtë përzierje, në një shishe me spërkatës, në mënyrë që ta ketë gjithmonë aty kur të hetojë se lëkura ka filluar t’i thahet

Nëse shpesh i keni shikuar bukuroshet hollivudiane dhe keni dëshiruar që të jeni sikur ato, me siguri që keni menduar se nuk mund të bëheni si ato, meqë ato shpenzojnë një thesar të tërë me para në preparate kozmetike. Nuk themi se kjo nuk është e vërtetë, por, përpos këtyre preparateve, ato preferojnë edhe sekretet e vogla të natyrës. Sekreti i top-modelistes Sindi Kraford ka të bëjë me kombinimin e qumështit të kokosë me ujë mineral. Ajo e mban në çantë këtë përzierje, në një shishe me spërkatës, në mënyrë që ta ketë gjithmonë aty kur të hetojë se lëkura ka filluar t’i thahet. Xhenifer Llov Hjuit ka një zgjedhje të menjëhershme për tenin jouniform, apo për akne nënlëkurore: ajo vendos pak pastë dhëmbësh drejt në puçërr dhe e lë që të veprojë gjatë natës, ashtu që në mëngjes mjafton që atë puçërr ta mbulojë me pak korrektor. Ketrin Zeta-Xhons bukurinë e buzëqeshjes së saj ia ka borxh larjes së dhëmbëve me preparat shtëpiak në bazë të dredhëzave të freskëta, i cili i jep asaj edhe një erë të mirë nga goja. Dredhëzat e ndrydhura me pirun përzihen me pak sodë buke dhe qiten në brushën e dhëmbëve. Ky preparat nuk guxon të përdoret më shumë se tri herë në ditë, meqë mund t’i dëmtojë dhëmbët.
n Anxhelina Zholi preferon më së shumti përzierjet me havjar, meqë e bëjnë lëkurën të butë, kurse Guineth Paltrou, për një regjenerim më të mirë të lëkurës, përdorë vitaminë C, e cila gjendet në preparatet shtëpiake me kivi.
n Fërkimi me kripë të detit është mënyrë natyrore për largimin e qelizave të vdekura të lëkurës (piling). ثshtë i mrekullueshëm edhe për kujdes ndaj shputave të këmbëve.
n Mjalti e ushqen lëkurën, i largon papastërtitë, ka veprim antibakterial dhe e rregullon lagështinë e lëkurës.
n Limoni i zbardhë vendet e errëta të lëkurës, p.sh në bërryla dhe gjunjë, por edhe flokët bionde dhe ngjyrë kafe të qelë.
n Ngrënia e ushqimeve pikante (djegëse), apo fërkimi i buzëve me speca lehtësisht djegës, i bënë ato që të duken më të mëdha dhe më të plota. E pasur me fluor, molla pengon kariesin dhe mbron mishin e dhëmbëve.


kosovasot*
 
Last edited by a moderator:

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back