Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Jetojme cdo dite nen presionin e informacioneve nga neti, TV, radio e te tjera. Une vet jam ithtar i lajmit korrekt, por kam pershtypjen se dramaticiteti qe i jepet lajmit te ne me shume bene deme se sa dobi.

Shpesh lajmet, keto te fundit, na sjellin para dilemave dhe jo vetem para tyre por edhe para egzistimit si vet njeri.

E kam fjalen konkretisht per rastin e djeshem. Nuk du ate them se lajmi i djeshem nuk kishte rendesi, por ajo cfare tentonin te benin gazetaret, me njerezit, me te lenduarit konkretisht kam pershtypjen se ne mos ishte krim, ishte kafsheri. Ne kete drejtim kam pershtypjen se gazetaria shqiptare ka humbur sensing e informimit dhe ka tejkaluar cdo suaze humane. Them te drejten mu duken si ujq qe duan te rrisin audiencen ne kurriz te viktimave dhe kjo eshte e pafalshme.

Kam percjelle rastin deri vone por edhe sot, por te nderhyje ashtu gazetari, madje edhe ne momente tragjike te pacientit per bese mua nuk me duket normale. Ti afrohesh nje pacienti qe po luan me jete a vdekje dhe te tentosh qe nga ai te nxjerresh informacione nga me te dhimbshmet kur ai akoma eshte ne terror tragjik dhe psikologjik, per mua eshte terrorizim i njerezve. Tu afrosh kamerat familjareve ne momente me drastike dhe tragjike per ta, kur po nxjerrnin floket, kjo per mua jo vetem qe eshte kulm injorance por edhe mungese respekti per dhimbjen e tjetrit.

Cfare mendoni ju?
 
Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

Ke shume te drejte Kitrra, e njejta gje me beri pershtypje edhe mua !
Nje e demtuar sapo ishte sjell ne spitalin e Vlores, pervecse ambulancave, mjeke, police... kishte dyndje te medha te telekamerave duke u perpjekur sa me shume per ti intervistuar e per te mar informacion sesi kishte ndodhur ngjarja.

Kjo vertet qe nuk tregon dhimbje sesa interes per te perhapur lajmin i pari duke terhequr audienc.
Cdo kush ka te drejten e informimit, por te pakten te respektohen kushtet e ngjarjes.
 
Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

Gazetat sot po sulmonin njera tjeter,edhe televizionet....

Sikur mos te mjaftonte dhimbja qe po perjetojn familjet edhe shum shqiptar tjer qe jan prekur nga kjo tragjedi,gazetaret vazhdojn duke "shfletosur" profilet e viktimave ne Facebook duke mbushur gazetat.

Te tregojn pak Humanizem ne kete tragjedi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

Edhe mua me ben shume pershtypje, por nganjeane dhe ato do te bejne punen e tyre, njerezit jane te etur per informacion dhe duan te din ne kohe reale so ndodhi ngjarja, dhe pervec tyre asnje ska ska ndodhur aty afer per te treguar.
Per sa i perket telekamerave ne shtepi, aty duhen te jene vete njerezit qe mos ti fusin ato. Ne keto momente ato prinder as e kane idene akoma se cfare ka ndodhur se jane nen shok total.

Ngushellime te sinqerta te gjithe familjareve, te afermeve, per keto LULE qe humben jeten ne kulmin e jetes se tyre.
 
Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

te jap plotesisht te drejte... e dje me disa miq e kolege kemi debatuar jo pak per kete rast.
e pranoj ate qe thone disa se media prandaj kete ka funksion kryesor te saj, te jape informacion ne kohe reale.
po ama deri ketu, se pastaj nuk kemi te bejme me thjesht me informimin e publikut, por me abuzim. askujt nuk i duket me interesante nje percjellje e tille e ngjarjes, por me se shumti te perfshin e te ben te ndihesh keq.
padyshim qe nuk eshte normale qe te pulbikohen emrat qofte te personave qe kishin nderruar jete, e qofte te atyre qe ishin ne gjendje te rende, emra qe disa televizione i kerkonin me ngulm. cdo gazetari, ose te pakten ai qe eshte vertet i tille, i eshte mesuar se publikimi i emrave, apo i fotove te skenes se krimit nuk eshte etik, njerezor dhe i lejueshem. pasi ate lajm mund ta degjoje nje i aferm i viktimes e mund te pesoje atak kardiak. nuk i takon medias te jape lajmin e gjemes. ate le ta beje tjeterkush. por ja qe media shqiptare vrapon pas kesaj kategorie lajmi.
nje muaj me pare ne mos gabohem, u rrezua nje avion ne nje shtet tjeter, mediat vendase apo ato te huaja thjesht thane numrin e viktimave dhe te plagosurve dhe jo emrat e tyre. ndersa tek ne kerkohej me ngulm nje liste., pasi ky perben lajm????
per te kaluar te pjesa tjeter qe eshte edhe me pak njerezore.
ne vendin e ngjarjes njerezit vraponin sa andej kendej per te shpetuar vajzat, ndersa mediat kerkoniin ku e ku te shkepusnin deklaraten e pare, deshmine e pare, apo fjalet e para te ndonje te shpetuare...
e me pas ne spital, ku ato te shkretat qanin sa vdekjen qe i kishin shpetuar, e aq jeten qe po e cmonin me shume se kurre, e as aty s'te lene rehat kamerat e mikrofonet...
vertet ne kerkojme nje media te lire, por jo te tille... kjo shkon pertej medias se lire
 
Pe: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

As qe nuk ka diskutim. Eshte e papergjegjshme dhe agresive sjellja e mediave. Jo etike gjithsesi.

Ka te beje dhe kjo me kulturen tone ndoshta !

Jemi te predispozuar te mbireagojme per ngjarjet tragjike.

Nuk diskutohet ne kete rast, qe dhimbja te there deri ne kocke ne rastin e ketyre vdekjeve te parakohshme.

Por duhet qe njerezit te jene me te permbajtur, mediat me profesioniste ne punen e tyre. Besoj qe me me shume ndjesi e sensibilitet ndaj viktimave do kene edhe respetin e teleshikuesve.
 
Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

po mire qe percjellin lajmin...por te pakten te percjellin te verteten jo duke ja fut kot .....
 
Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

Kjo qe ndodhi dje, eshte nje tragjedi, saqe gjithe shtypi e media e ka mare lajmin. Sot e pash dhe ne lajmet lokale, po ashtu me imazhe nga vendi i aksidentit sic dhe me te aksidentuarit. Se di ca ka transmetuar Shqiperia dje, por se ka bere vetem.

Me sa lexova ne gazete, ne fillim sdihej se kush autobuz ra. Ky lajm perhapet me shpejtesine me te madhe ( nuk thuhet kot qe lajmet e keqia meren vesh te parat!), keshtu qe dhe familjet e atyre qe ishin ne autobuza kane mare vesh qe njeri ra. Imagjino qe rruga nga Elbasani deri ne Vlore do nje kohe... Keshtu qe si mbetej gje tjeter pervecse te prisnin te reja nga mediat.
Lajmin sido qe ta maresh vesh eshte i rende, e po ta tha ne gazet, e po ta tha familja, dhimbja eshte e njejta, ste pergatit dot njeri per vajzen 20 vj qe ne mengjes e pe mire, e ne dark se ke me.

Gjynah per te gjithe ata qe humben jeten dhe per familjet qe mbeten pas.

Mbase ky do jete nje sinjal alarmi per shetitin te bej dicka me rruget. Se e ndertuan nje tynel, mund te vazhdojne te permisojne strukturen rrugore shqiptare.
Gjynah qe duhet te ndodhin tragjedi ( njera pas tjetres) qe te bej dikush dicka.
 
Pe: Titulli: Dramaticiteti – lajm, nevoje apo gabim???

Imagjino qe rruga nga Elbasani deri ne Vlore do nje kohe... Keshtu qe si mbetej gje tjeter pervecse te prisnin te reja nga mediat.
Pse nga mediat??Nuk kane tel ato te marrin familjaret ne tel??...Ata e kane ditur te paret,e skane pase nevoje nga mediat...Sot fale tel i merr vesh gjerat menjehere...Gjeja tjeter jam plotesisht dakord me postimin e kretes dhe kitrres...

Na pelqejne gjerat e bujshme,jo se duam fatkeqesi por duam te dime cdo gje,sdime te mbrojme identitetin e tjereve as privatesine...Kjo nuk ndodh vec tek ne,po jap shembullin e Whitney Houston,vertet qe person publik por ca na duhet ne si ishte e shtrire ne arkivol ca kishte veshur etj etj...Keta jane dhimbje dhe fatkeqesi te familjes,se kuptoj ku qendron veshtiresia te respektosh dhimbjen e tyre...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top