Drama e vajzave të vogla që martohen me burra në moshë

Love

βeℓℓe â๓e
Në moshën 11-vjeçare Ghulam u martua me 40-vjeçarin Jaiz, në një zonë rurale të Afganistanit dhe ajo është vetëm një prej 10 milionë vajzave të vogla që detyrohen të martohen me burra tepër të vjetër për to, nga baballarët apo gjyshërit çdo vit.

timthumb.php


Në një debat global për të ndaluar martesat e hershme që ndodhin në më shumë se 50 vende në zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë përcaktuar 11 tetorin, si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave-Fëmijë.

Për të ngritur problemin e vajzave-nuse, fotoreporterja Stephanie Sinclair, në bashkëpunim me National Geographic krijoi një seri fotografish të dhimbshme që tregojnë se si vajza të vogla, madje edhe 5-vjeçare martohen me mesoburra në vende si India, Jemeni dhe Etiopia.

Pavarësisht se martesa në moshë minore është e ndaluar me ligj në shumë vende, vlerësohet se të paktën 51 milionë vajza nën moshën 18-vjeçare martohen në mënyrë sekrete. Në Afganistan besohet se 57 për qind e vajzave martohen nën moshën 16-vjeçare.

Akte të tilla janë pasojë e shumë faktorëve, duke nisur që nga presioni i komunitetit, deri tek problemet ekonomike. Në vende të varfra, nuk është e pazakontë që familjet të japin vajzat e tyre me qëllim që të shlyejnë borxhet.

Në fotografinë e parë është Said, 55 vjeç dhe Roshan 8 vjeç, në ditën e tyre të fejesës në Afganistan.

Në fotografinë e dytë janë dy vajza 8 vjeçare me bashkëshortët e tyre 27-vjeçare, në Jemen.
Burimi: Shekulli


timthumb.php
 
Titulli: Drama e vajzave të vogla që martohen me burra në moshë

eh e padiskutushme sec dimensione merr forca maskiliste nga shtepia e babait perfundon ne nje tjeter mvaresi ate te burrit.

Them keto vajza thjeshte makineri riprollimi (kete kam ne mendje tani)

Ky artikull me kujton nje bisede te mamase time veren qe shkoi, here e pare gjith keto vite qe mamaja po tregonte dicka rreth familjes se saj pa e idealizuar. Me thote per gjyshin qe eshte martu 40 vjec me gjyshen 16 vjecare ,se bashku paten 13 femije.

Reagimi im : wow ngela pa fjale
 
Titulli: Drama e vajzave të vogla që martohen me burra në moshë

Se di ç'ka per tu habit ktu... Ne shqiperi jo me larg se para 40-50 vitesh ishin normale kto gjera.
Dokumentaret e Explorer ne digitalb e kan trajtuar shpesh-her kte rast.
Kojshia(komshia) ime Italiane esht martu per her te 2-t me nje plakush 20 vjet me te vogel...

Kot s'thon: "Dashuria s'njeh moshe".
 
Back
Top