Drama e një nëne: Djali im drogohet dhe ne jetojmë në ferr
“Ferri ekziston dhe është në këtë tokë. Kur zbulon që fëmija yt përdor drogë, bota të shembet dhe brenda vetes ndjen vdekjen”. E lodhur nga përmbajtja e lotëve, nëna e një adoleshenti në Feltrino të Italisë, po përpiqet me mish e me shpirt që të shpëtojë djalin e saj. Këtë luftë ajo e bën në 24 në 24 dhe mes përpjekjeve të shumta, ajo po mendon hapjen e qendre ku të bashkohen të gjithë njerëzit që kanë ndonjë person të afërt, të varur nga droga.
“Ishte 14 vjeç kur djali im nisi drogën. Ai jetonte në një familje normale dhe shkonte në vit të parë të shkollës së mesme. Ndoshta brishtësia e tij e thellë nuk e lejoi atë që të kapërcente barrierat emocionale, që akoma edhe sot rëndojnë si një barrë mbi ti. Atë kohë bëhej fjalë për përdorimin e cigareve të hashashit. Që atë kohë u përpoqa që të ndihmoja, duke kërkuar edhe mbështetjen e shkollës. Por për fat të keq ai kaloi tek heroina dhe kjo ishte e rëndë”, shprehet ai.
g.shqip