Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Drafti i ri/ “Nëse niveli i nxënësve është i dobët, mësuesit do ikin nga puna”

Projektligji për arsimin parauniversitar vijon të diskutohet mes debatesh të shumta në Komisionin e Edukimit dhe Medias. Seancën e djeshme deputet e opozitës dhe maxhorancës janë ndalur në nenin që flet për shkarkimin e mësuesve në shkolla. Diskutimi ka ngelur në pikën nëse duhet ose jo që performanca e një mësuesi të vlerësohet nga notat që kanë marrë nxënësit gjatë një semestri apo viti shkollor.


Performanca e mësuesve


MESUES-NE-FILLORE-300x225.jpg



“Nuk mund ta përcaktojë vetëm nota, cilësinë e mësimdhënies. Kjo mund të çojë në degradimin e sistemit. ثshtë njëlloj sikur gardiani të pushohet nga puna për shkak të vlerësimeve që mund t’i bëjë i burgosuri”, tha deputeti demokrat Mark Marku. I të njëjtit mendim ka qenë edhe zv.ministri i arsimit Halit Shamata, i cili tha se performanca e mësuesit para së gjithash, ka lidhje me kualifikimin e vetë mësuesit. “اështja e arritjeve nuk barazohet dhe nuk ka lidhje vetëm me notën. Ai është një terren që ka lidhje me një sistem testimesh, vlerësimesh të brendshme dhe vlerësimesh të jashtme”, thotë Halit Shamata, zëvendësministër i Arsimit.
Kryetarja Leskaj
Por ndryshe është shprehur kryetarja e Komisionit zonja Valentina Leskaj e cila ka thënë se edhe notat e ulëta të nxënësve flasin për nivelin dhe përgatitjen e arsimtarëve. “Arritjet e ulëta të nxënësit janë përgjegjësi e mësuesit, por mund të ndodhë që mësuesi për këtë shkak të mos vërë fare nota të ulëta në klasën e tij dhe në këtë mënyrë nxisim fiktivitetin”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.
Propozimi i opozitës
Në vijim të diskutimeve, deputetët janë ndalur tek neni 61, ku opozita ka kërkuar që drejtori i një shkolle, për shkarkimin e mësuesve të marre mendimin e Komisionit Përzgjedhës, që bën propozimin për emërimet e tyre. Por propozimi i opozitës nuk është marrë parasysh. “Unë besoj se ka një zgjidhje, nëse drejtori i institucionit arsimor vendos largimin pasi merr pëlqimin nga ky Komision”, thotë Leskaj.
Risitë e draftit
Për herë të parë sipas draftit të ri, emërimet e mësuesve dhe drejtorëve të shkollave nuk janë kompetencë e Drejtorit të Arsimit në nivel Qarku, por bëhen nga një Komision Përzgjedhës, pjesë e të cilit janë edhe mësuesit dhe pushteti vendor. Pjesë e kësaj pakete janë bërë edhe disa propozime të shoqërisë civile, mes të cilave edhe kushtet që Drejtuesit e Arsimit dhe të shkollave të mos jenë në forumet drejtuese partike.

B:t.observer
 
Titulli: Drafti i ri/ “Nëse niveli i nxënësve është i dobët, mësuesit do ikin nga pun

Diskutimi ka ngelur në pikën nëse duhet ose jo që performanca e një mësuesi të vlerësohet nga notat që kanë marrë nxënësit gjatë një semestri apo viti shkollor.

Mendoj se eshte nje menyre e gabuar arsyetimi, mbi te gjitha kur nxenesit nuk kane te njejtin koficent inteligjence e me detyrim nuk mund ti sforcosh qe te mesojne se '' mos me heqin mua nga puna si mesuese''
Plus qe nota do jete e manipuluar, per te ruajtur vendin e punes cdo mesues do perpiqet te vendos nota te larta te pa merituara.
 
Titulli: Drafti i ri/ “Nëse niveli i nxënësve është i dobët, mësuesit do ikin nga pun

Epo kshu draftesh, me kaq te meta e budalliqe absurde, miratojme ne shqiptaret...Po lere ca them dhe un,sikur gjerat e tjera i kemi ber tamam...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back