Dr. Shefqet Krasniqi - Yrrnek, Amerika

gimche

Antarë
ShefqetKrasniqi_2_18514_thumb_large.jpg


Yrrnek, Amerika

Myslimanët e Kosovës e duan vendin të jetë i lirë si Amerika. Kush nuk është mysliman, sipas islamit, e ka vendin në xhehenem. I quan të pavërteta akuzat se Naim Tërnava ka lidhje me islamikët radikalë. Beson se në Kosovë nuk ka radikalizëm islamik, por ka radikalizëm laik dhe katolik. Imami Shefqet Krasniqi flet për Express.

Express: Kohëve të fundit është protestuar për ndërtimin e një qendre islame dhe një xhamie të madhe në Prishtinë. A e përkrahni këtë protestë?
Shefqet Krasniqi: Fillimisht me lejoni të shpreh keqardhjen time për zvarritjen e kërkesës së kamotshme për ndërtimin e një xhamie të madhe dhe qendre islame deri në ditët e sotme, e që u bë shkak rrëmuje e polemikash të panevojshme, e që duket shume ironike të ngrihet aq tension për një vend të paqes, të shtëpisë ku adhurohet Zoti që porosit për unitet, tolerancë, mëshirë, dashuri, moral e vlera të tjera të shëndosha për individin dhe shoqërinë. Po ashtu, ndjej keqardhje që në vend se qasja ndaj kësaj kërkese të jetë pozitive, e drejtë dhe përmbajtësore, është keqpërdorur në mënyrën më të vrazhdë nga një pjesë e intelektualëve dhe mediave. Janë të turpshme tendencat që ta paraqesin këtë kërkesë si punë inati, si kërkesë politike e çfarëdo shkaku tjetër përderisa është e dukshme nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhe në qendër të Prishtinës ku nuk ka asnjë xhami e që do t’i përmbushte kërkesat e qytetarëve, gjegjësisht xhematit të cilët falen në shi e në borë. اfarë të keqeje ka që edhe xhamia të ndërtohet në qendër të qytetit, aty ku janë edhe faltoret e dy komuniteteve të tjera?! Pastaj dihet se kjo kërkesë daton që nga periudha 2000-2002 e aq më tepër për të janë dhënë edhe premtime nga vetë kryetari i Komunës, Isa Mustafa në vitin 2008. Prandaj, gjithsesi që e përkrah zërin e myslimanëve kur ngrihet për të drejtat e tyre si qytetarë të këtij vendi, e jo të luaj rolin e spektatorit e të vazhdoj tërë jetën me ankesa, por të ec përpara dhe me edukimin e pastër shpirtëror që merr nga feja të ngrihet në dije, mirësi e produktivitet.

Express: Ishte paralajmëruar protesta në Prishtinë kundër moslejimit të bartjes së shamive nëpër institucione shkollore?
Shefqet Krasniqi: Po. Mendoj që shamia duhet të sanksionohet në Ligjin e arsimit në Kosovë dhe duhet të lejohet pasi ajo është një e drejtë bazike e lirisë fetare dhe të mendimit në vendin tonë. Ne myslimanët e Kosovës e duam Kosovën të jetë e lirë sikur Amerika. Tamam si në Amerikë, ku njerëzit nuk diskriminohen për shaminë që mbajnë, për ngjyrën e lëkurës që kanë e për besimin e bindjet e tyre, edhe ne, Kosovën e duam si Amerikën. Të lirë dhe demokratike dhe të mos ketë ligje diktatoriale dhe shtypëse të lirisë fetare, siç është ligji i shamisë, i cili i varros për së gjalli femrat me shami të vendit tonë, duke i dëbuar nga sistemi me dhunë. Kjo që bëhet në Kosovë është një aparteid fetar dhe ne besojmë se futja e shamisë në Kosovë, është hapi i parë drejt emancipimit të Kosovës dhe dhënies fund të diskriminimit fetar në vendin tonë. Toleranca ndërnjerëzore dhe ndërfetare nuk mund të kultivohet vetëm me fjalë, ajo duhet të jetë e prekshme për çdo njeri. Prandaj kur shohim se përpjekja për të mbrojtur laicitetin e shtetit prodhon dëm më shumë se dobi duhet të ndryshohet vizioni për të krijuar një ambient stabil e paqësor ku secili ushtron të drejtën e tij, natyrisht duke e ditur se ajo mbaron aty ku fillon e drejta e tjetrit.

Express: Së fundmi jeni paditur nga disa persona për shkak të deklaratave tuaja për Nënën Tereze. A i njihni këta njerëz dhe se çfarë mendoni për padinë e bërë ndaj jush?
Shefqet Krasniqi: Për padinë që është bërë kundër meje për fjalët e mia kundër Terezes mendoj se këto akuza janë qesharake dhe cenojnë lirinë fetare në vend. Unë kam thënë çfarë kam thënë për Terezen dhe sipas besimit tonë islam, kush nuk është mysliman, pra nuk e beson Allahun në mënyrën e duhur, e ka vendin në xhehenem. Këtu janë parime kuranore, kështu thotë Kurani, unë nuk mund ta ndryshoj atë, ja lexojeni, e keni para.
Qëllimi im ka qenë dhe vazhdon të jetë që njerëzve t’ua sqarojmë të vërtetën, atë çka thotë Kurani, por jo të nxisë urrejtje ndërfetare, larg asaj, sepse ne na mëson Allahu që kur të polemizojmë me ithtarët e librave të shenjtë, duhet ta bëjmë këtë me respekt dhe me të mirë. Ne jemi të dëshmuar për tolerancë ndërfetare. Pastaj është normale që çdo ideologji apo fe që pretendon se është rruga e vërtetë, i përjashton të tjerat.
Padia është qesharake pasi disa individë laikë dhe katolikë kërkojnë që të më bëjnë mua si klerik mysliman që të mohoj besimin tim dhe të them gjëra që shkojnë kundër së vërtetës. Padia është qesharake pasi kësi akuzash vijnë edhe nga të krishterët kundër njeri-tjetrit dhe ne myslimanëve. Dante Aligeri p.sh. që mësohet në Universitetin e Prishtinës. e fyen profetin Muhamed dhe e çon në xhehenem. Pjetër Bodgani që laikët tanë e kanë bërë hero, shan profetin Muhamed, hebrenjtë dhe myslimanët dhe i bën njerëz të djallit. Pastaj, Don Kçira, prift shqiptar në SHBA, vitin e kaluar tha se 1 milionë e 900 mijë shqiptare myslimanë janë qenë dhe se Serbia është dashur t’i mbysë të gjithë ata. E mallkonte Milloshin që nuk i vrau të gjithë siç i vrau boshnjakët. Por askush nuk e ka hedhur në gjyq deri më sot Bogdanin, e as Kçirën. E, në anën tjetër, Xhon Kalvini dhe Martin Luteri kanë deklaruar dhe e kanë në kredon e tyre kalviniste dhe protestante që papa është shejtan dhe e ka vendin në xhehenem. Për këto arsye, unë e shoh qesharake padinë që kanë ngritur ndaj meje disa fundamentalistë laikë-katolikë, e cila shkon kundër lirisë së fjalës dhe mendimit mbi të cilat Evropa sot qëndron. Dhe nëse do të citoja kryeministren gjermane, Merkel – askush nuk do të ndalojë në Evropë lirinë e fjalës, pse disa personazhe fetare gjykohen ndryshe nga disa persona të ndryshëm. Personat që po më akuzojnë mua për Terezen, po duan të nxjerrin fetva si duket kundër meje, si kundër Selman Ruzhdisë.

Express: Kohëve të fundit kemi parë në skenë lëvizjen “Bashkohu me Ne”, pjesë ë së cilës është edhe Fuad Ramiqi. A e njihini personalisht Ramiqin dhe çfarë raportesh keni me të.
Shefqet Krasniqi: Uroj të mos ketë hile në këtë pyetje, sepse kur unë jam pyetur për Dr Zakir Naikun nga një qytetar në radion Kosova e Lirë, se a e njoh atë personalisht dhe çka mendoj për të, kam deklaruar se nuk jam takuar me të asnjëherë, por ai po bën një punë të mirë në fushën e vet, mendoj në krahasimin mes feve për çka edhe ka një përkrahje shumë të madhe në botë. Unë atë e njoh si njeri i cili thërret për paqe dhe mirëkuptim mes feve dhe popujve, për këtë edhe televizioni i tij mban emrin Peace Tv. Më shumë asgjë nuk di për të. E që është deklaruar ai kundër “Amerikës dhe pro Bin Ladenit”, unë atë për herë të parë dje e kam lexuar në gazetë në një shkrim që ishte shënuar kundër meje e që duke e marrë për bazë këtë çka kam thënë, ai djaloshi është munduar të më paraqesë si fundamentalist, kundërshtar të Amerikës dhe armik të popullit. Që çdokush që merr erë nga drejtësia e di se një akuzë e tillë do të mund të më drejtohej vetëm nëse unë vetë jam shprehur në atë mënyrë, apo të paktën kam lëvduar saktësisht atë qasje të atij thirrësi islam. Ne si myslimanë nuk guxojmë të paragjykojmë, ne duhet të flasim për njerëz atë që dimë, ndërsa atë që nuk dimë nuk guxojmë ta themi. Mendimet që kemi për njëri-tjetrin nuk janë absolute sepse njeriu ndryshon dhe pastaj duhet të jemi të vetëdijshëm që neve mund të na duket një njeri i mirë e në realitet të jetë e kundërta po edhe anasjelltas. Askënd nuk e spastrojmë para Allahut, sepse askënd nuk e njohim tërësisht dhe mendimet për të i japim aq sa kemi njohuri, gjithnjë duke ruajtur dinjitetin njerëzor. Por ja që disa e vetëpërulin dinjitetin e tyre duke u përpjekur që me etiketime të fundamentalizmit e radikalizmit t’i iritojnë besimtarët nga thirrja islame sepse çuditërisht mendojnë se islami minimal është në dobi të vendit. Kjo nga injoranca e tyre për bukurinë e fjalës së Zotit dhe frytshmërinë e saj në praktikë, pa të cilën vetë feja nuk do të kishte kuptim. Sa i përket Fuad Ramiqit të cilin e njoh dhe kam raporte të mira me të si me çdo mysliman tjetër, mendoj se duke mos pasur asnjë argument të shëndoshë që do ta tregonte si të paarsyeshme apo të dëmshme kërkesën e besimtarëve myslimanë për xhami janë munduar ta personalizojnë me Fuad Ramiqin. Allahu i drejtoftë!

Express: Si e vlerësoni punën e BIK-ut, kushtimisht po them se punët për të cilat është thirrur BIK-u janë duke i kryer disa OJQ si “Bashkohu me Ne”, për shembull.
Shefqet Krasniqi: BIK-u është institucioni më i lartë i cili përfaqëson myslimanët në Kosovë dhe ai duhet ta kryejë punën e vet dhe mendoj se po e kryen. Kjo nuk do të thotë se nuk ka vend fare për kritika, sepse gjithnjë mund të punohet më shumë dhe më mirë. E në anën tjetër është shoqëria civile – xhemati- që duhet të jenë aktivë, si çdo shoqëri civile tjetër. Ngase ata janë njerëzit të cilët fale në xhami, përjetojnë vështirësitë e faljes në shi e në borë dhe në vapë të madhe andaj është shumë logjike dhe normale që ta ngrenë zërin për kërkesat e tyre e posaçërisht kur ato neglizhohen në vazhdimësi dhe kjo asnjëherë nuk do të thotë se ata janë kundër BIK-ut. Përkundrazi, janë krah i tyre dhe bashkë me ta.

Express: اfarë raportesh keni me Naim Tërnavën, a takoheni ndonjëherë për të diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me islamin, p.sh. ndërtimi i xhamisë?
Shefqet Krasniqi: Gjithsesi ne kemi raporte të mira me myftiun Tërnava, kemi edhe takime dhe bisedojmë për shumë gjëra, por edhe për ndërtimin e xhamisë së madhe natyrisht krejt normale është kjo punë. Ai është i pari i myslimanëve dhe duhet mbajtur kontakte me të.

Express: Pas protestave për ndërtimin e xhamisë dhe faljes së xhumasë në rrugë, ka pasur disa shkrime në mediat ndërkombëtare se qëndrimi amerikan është luhatur ndaj Kosovës, pas veprimeve të xhematit islam në Kosovë?
Shefqet Krasniqi: Jam i mendimit që shkrimet që janë bërë në shtypin tonë, sikur amerikanët janë luhatur në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pse ne shfaqim publikisht besimin tonë si myslimanë dhe kërkojmë të përmbushen kërkesat tona legjitime, janë gabim dhe gënjeshtër e madhe. Amerikanët, ne kosovarët na duan që të jemi myslimanë. Na duan që të futemi në Organizatën e Konferencës Islamike dhe sekretarja Hillari Klinton herë pas here i mburret botës myslimane me rastin e Kosovës duke u thënë që amerikanët shpëtuan një popull mysliman. Kërkesat që po bëjmë ne sot në Prishtinë për ndërtimin e një xhamie, për futjen e mësimbesimit në shkolla, për lejimin e shamisë në shkolla dhe ambiente shtetërore janë bash të drejtat që gëzon populli amerikan. Ne, muslimanët e Kosovës, që po protestojmë këto ditë për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, jemi pjesa më amerikane dhe demokratike e shoqërisë kosovare, pasi ne po u kërkojmë pushtetarëve tanë që të mos na diskriminojnë për besimin tonë, por të na i garantojnë të drejtat bazë që i gëzojnë edhe qytetarët e Amerikës. Madje mendoj se përkundrazi, Amerika mund ta ndryshojë qëndrimin e saj karshi nesh nëse sheh që ne nuk jemi në gjendje t’i respektojmë as të drejtat e komunitetit shumicë, e lëre më pakicave dhe përçahemi e e destabilizojmë vendin pa respektin më të vogël për lirinë fetare dhe diversitetin e pluralizmin si vlera demokratike.

Express: Disa imamë të xhamive në disa qytete janë duke u riorganizuar dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me BIK-un dhe Naim Tërnavën. E kanë akuzuar atë për lidhje me islamistët radikalë? اfarë mendoni për këtë?
Shefqet Krasniqi: Unë shumë dyshoj në sinqeritetin dhe njetin e mirë të atyre imamëve të cilët dalin kundër BIRK-ut dhe Naim Tërnavës. Disi duket se nuk e kanë bash për riza të Zotit, por më shumë e kanë për karrige e për pushtet.
Nuk është aspak e vërtetë se Muftiu Tërnava ka lidhje me islamikë radikalë, ngase në esencë nuk ka radikalë fare në Kosovë, pastaj Tërnava nuk është njeri i cekët, i cili mund të bjerë viktimë e ndonjë “lidhjeje radikale” edhe sikur të kish ekzistuar.

Express: A ka rrezik që në Kosovë të ketë radikalizëm islamik?
Shefqet Krasniqi: Jo, në Kosovë nuk ka radikalizëm islamik, por ka radikalizëm laik dhe katolik. Ka përpjekje që nga vitet 1980 për t’i konvertuar kosovarët në katolikë, pasi, përralla e laikëkatolikëve thotë se kështu do të na dojë Perëndimi. Por Perëndimi me ndërhyrjen që bëri në krah të Kosovës në vitin 1999, vërtetoi bindshëm se i do myslimanët. Por një klasë fundamentalistësh laikë-katolikë në shoqërinë tonë, të cilët, shtetërisht hapin katedrale, u mësojnë fëmijëve tanë nëpër shkolla se ne kemi qenë katolikë, etj janë radikalët që duan të shtypin shumicën në emër të pakicës, sot në Kosovë.

Express: Së fundi keni akuzuar rëndë një gazetë...?
Shefqet Krasniqi: E kam quajtur media të poshtër, sepse mundohen të krijojnë atmosferë islamofobe në Kosovë. Si mund ta respektojmë këtë gazetë, kur ajo nuk i respekton aspak ndjenjat e myslimanëve dhe bën hile ndaj së vërtetës. Ajo sikur pretendon që meqë shteti është laik, edhe shoqëria duhet të jetë e tillë. Besimi të shfaqet vetëm në objektet e kultit tamam si në komunizëm. Andaj, çdo ndërthurje e saj me jetën shoqërore përbën alarm rreziku. اka të themi për të kur p.sh. para dy dite në ngjarjen famëkeqe në Oslo, Koha Vizioni pa asnjë argument ua lë fajin islamikëve dhe thotë se sulmin e kanë bërë grupe terroriste të lidhura me al-Kaidën. Ndërsa vetë norvegjezët nuk nguten aspak për të paragjykuar se kush qëndron pas atij sulmi, derisa doli në pah se jo islamikët, por një i krishterë radikal, i cili i urren shumë myslimanët dhe të huajt, e ka bërë atë sulm. E tash, më thoni mua, si ta quajmë këtë TV dhe gazetën e tyre? Burra të mirë?! Nuk ka aty burrëri.
Koha Ditore kurrë nuk ka qenë e interesuar të tregojë se si falen myslimanët ta zëmë në shi e në borë, ta transmetojë drejtpërdrejti Bajramin apo xhumanë apo diç tjetër. Por gjithherë ka qenë dhe vazhdon të jetë e para që çdo gjë çka ka të bëjë kundër islamit të shpejtojë për ta publikuar edhe atë bile në faqen e parë. Bile, edhe çdo gjë që ka të bëjë kundër Qeverisë dhe kundër çdokujt që nuk u pëlqen atyre. Pronari i saj ka sulmuar UاK-në vite më parë duke e quajtur organizatë fashiste, e tani po më sulmojnë edhe mua.
Vërtet, njeriu vjen në dyshim se kujt i shërben ajo media dhe kush qëndron pas saj?! Le të jenë ata më korrektë dhe më të drejtë, me fjalë të tjera le ta përmirësojnë qasjen e tyre, edhe ne i përmirësojmë lidhjet tona me ta dhe tërhiqemi nga këto fjalë. Përndryshe, ata kundër nesh, e ne pro tyre, nuk bëhet ajo punë.

Express: A ka ndarje mes xhematit për çështje të ndryshme, në kuptimin e ideologjive dhe koncepteve fetare në Kosovë, është fjala për fenë islame?
Shefqet Krasniqi: Feja është një dhe e vetme, pasi është shpallur nga vetë Zoti, një dhe i vetëm. Por kur njerëzit i qasen fesë dhe e praktikojnë atë në jetë, secili prej tyre ka një qasje praktike të caktuar. Në fakt, një diversitet i tillë vjen për shkak se vetë feja, e cila me gjithë komponentët unifikues të saj, ndahet në degë të shumta si akide (kredo islame), adhurime (ibadete), marrëdhënie, morale etj... ku secili prej nesh ka mënyrën e tij të ndërveprimit me këto degë, gjë që e bën të duket i ndryshëm nga një tjetër. Prandaj, ne gjendemi përballë një qenie humane, e përbërë nga elementë të shumtë, (edhe pse nga jashtë duket unike), e cila ndërvepron me një fe të degëzuar, me gjithë unitetin e saj real dhe burimor. Që këtu, lind diversiteti me eksperiencën fetare nga një person te një tjetër, gjë të cilën e dallojmë qartë te modelet e përkushtimit fetar individual dhe kolektiv.
 
Pe: Dr. Shefqet Krasniqi - Yrrnek, Amerika

All-llahu e shperbleft Hoxhen ton Shefqet Krasniqi .
 
Pe: Dr. Shefqet Krasniqi - Yrrnek, Amerika

Kta japin mendime pa interes e gjera te sakta...
 
Back
Top