Dr. Kardavi paralajmëron për reagim kundër ndalimit të ferexhesë në Evropë

Kresha

A pretty face can never trick me
Ligjin për ndalimin e ferexhesë në publik Dr. Kardavi e quajti shkelje të lirive fetare dhe atyre personale.

Dijetari Islamik Dr.Jusuf El Kardavi thirri gjatë predikimit të tij të premten nga Katari që vendet të cilat janë duke konsideruar ndalesën e ferexhesë në publik të rishqyrtojnë planet e tyre, duke thënë se një ndalim i tillë mund të nxitë që klerikët të fillojnë ndonjë fushatë për të vendosur një kod të veshjes për të huajt që jetojnë në vendet muslimane.

“Unë shpresoj se Franca, Belgjika dhe e gjithë Evropa do të tregojnë respekt ndaj vlerave dhe fesë Islame. Ndalimi i një gruaje për ta mbuluar tërë fytyrën vetëm se do ta vendoste atë në një dileme se a të jetë në përputhje me ligjin apo ta zbatojë atë që ajo beson se është obligim fetar,” tha Dr. Kardavi para masës në xhaminë Omer El Hatabi në qytetin Jugor të Halifas.

Megjithatë, dijetari i cili është kryetar i Unionit të Dijetarëve Ndërkombëtar Musliman që gjendet në Dublin, tha se mbulimi i fytyrës nuk është i detyrueshëm në Islam dhe se gratë duhet të mbulojnë kokën dhe fytin por fytyra bën të lihet e zbuluar.

“Edhe pse mendoj se mbajtja e ferexhesë nuk është e detyrueshme në Islam dhe se gratë duhet ta mbajnë vetëm mbulesën ( përpos fytyrës), unë jam krejtësisht kundër ndalimit të ferexhesë për gruan muslimane nëse ajo është e bindur për të si detyrim fetar,” tha ai.

“Unë nuk i përfaqësoj tërë dijetarët musliman. Ka prej dijetarëve në Arabinë Saudite, Pakistan e Afganistan e vende tjera që e konsiderojnë ferexhenë si të detyrueshme dhe ka me miliona gra që e mbajnë atë me plot dëshirë. Nëse i thërras ato të mos e mbajnë atë, unë do të shkelja lirinë e tyre personale dhe fetare,” ceku ai.

Duke cituar një letër që i kishte dërguar ish presidentit francez Zhak Shirak, Dr. Kardavi tha se ndalimi i mbulesës në shkolla do të ishte tradhti e principeve të Revolucionit Francez, lirisë, vëllazërisë dhe barazisë.

“Unë i thash ish presidentit Shirak se ndalimi i mbulesës do të ishte diskriminim ndaj grave muslimane dhe do ti bënte ato të urrejnë Francën e cila njihet si vend i lirive,” shtoi ai.

Në letrën e tij ai kishte hedhur poshtë idenë se mbulesa është një simbol fetar për muslimanet duke e quajtur atë si të pavërtetë, dhe duke thënë se nëse do të ishte simbol atëherë pse ato lejohen te mos e mbajnë atë kur janë në praninë e grave tjera apo të afërmeve nga meshkujt.

“Veshja e mbulesës nga muslimanet nuk mund të trajtohet si një gjerdan me një kryq që mbajnë të krishterët,” tha ai.

Dr. Kardavi tregoi se ndjenjat kundër mbulesës apo ferexhesë do të ishin një pasqyrim i dëshirave të Evropianëve për imponimin e kulturës së tyre ndaj të tjerëve.

“Unë pata një vizitë nga ambasadori Francez Gilles Bonnaud dhe ia shpjegova këto gjëra atij. Unë i thashë se muslimanët besojnë në unitetin e njerëzimit por gjithashtu besojnë se secili popull duhet të qëndrojë në tiparet e tyre, tha ai.

“Kur muslimanët u vendosën në Indi, ata nuk mbyllen tempujt apo nuk vendosën ndalesën për djegien e kufomave. ثshtë detyrë e çdo kombi për të respektuar vlerat e të tjerëve, por më rastin e Evropës, ne mund tua vështirësojmë Francezeve dhe Belgeve që jetojnë në vendet muslimane duke kërkuar nga to mbajtjen e veshjes modeste,” citoi Dr. Kardavi nga biseda që kishte pasur me ambasadorin francez në Katar./gulftimes/mesazhi/
 
Titulli: Dr. Kardavi paralajmëron për reagim kundër ndalimit të ferexhesë në Evropë

Nuk behet arabi europa ta harrojne keta ''per te drejtat e njerzve''
sa cudi nuk flasin kurre kunder padrejtsive ne arabi , ndoshta frika per jeten i ben te mos flasin
 
Back
Top