Dosja "Panama Papers" !

Aver

.
V.I.P
Behet fjale per nje afere financiare te madhe, ndoshta me e madhja ne histori, ku jane te perfshire personalitete te larta te botes. Eshte nje teme qe do te jete aktuale per nje kohe te gjate.

Te gjitha lajmet apo diskutimet lidhur me kete afere mund te behen ne kete teme.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dosja "Panama" !

Dosja Panama: Gjërat që duhet t’i dini për skandalin më të madh financiar të zbuluar ndonjëherë


panamaja-780x439.jpg

Ditorja britanike The Guardian, që ka në dispozicion dokumentet e skandalit më të madh financiar të zbuluar ndonjëherë, jep informatat e duhura për fshehjen dhe larjen e parave përmes kompanisë panameze Mossack Fonseca. Telegrafi ju risjell trajtimin e ditores britanike për dilemat më të mëdha që interesojnë lexuesit për atë që tash njihet si “Dosja Panama” (The Panama Papers).

اfarë është Mossack Fonseca?

ثshtë një firmë ligjore me bazë në Panama, shërbimet e së cilës përfshijnë kompanitë në juridiksionet “offshore” (term që përdoret për zhvendosjen e firmave në shtete tjera, për shpenzime më të ulëta – v.j.) si Ishujt Virgjin të Britanisë. Ajo administron firmat “ofsshore” për një tarifë vjetore. Shërbimet tjera përfshijnë menaxhimin e pasurisë.


Ku është selia e saj?

Firma është panameze, por drejton një operacion në të gjithë botën. Faqja e saj krenohet me një rrjet global prej 600 njerëzve që punojnë në 42 shtete. Ajo ka ekskluzivitete në mbarë botën, ndaj anëtarët regjistrojnë klientët e rinj dhe kanë të drejta ekskluzive për të përdorur brendin e saj. Mossack Fonseca operon si parajsë e taksave, duke përfshirë Zvicrën, Qipron dhe Ishujt Virgjin të Britanisë, si dhe vendet vetëqeverisëse që janë në varësi të kurorës britanike, si: Gërnsi (Guernsey), Xhersi (Bailiwick of Jersey) dhe Man (Isle of Man).

Sa e madhe është?

Mossack Fonseca është ofruesi i katërt më i madh në botë për shërbimet “offshore”. Ajo ka vepruar për më shumë se 300 mijë kompani. Ekziston një lidhje e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Më shumë se gjysma e kompanive janë të regjistruara në parajsat fiskale të administruara nga britanikët, përfshirë edhe vetë Mbretërinë e Bashkuar.

Sa të dhëna janë zbuluar?

Shumë. Kjo është rrjedhja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë, më e madhe se e kabllogrameve diplomatike amerikane të publikuara nga WikiLeaks në vitin 2010 dhe dokumentet sekrete të inteligjencës amerikane dhënë gazetarëve nga Edward Snowden në vitin 2013. Janë 11.5 milionë dokumente dhe 2.6 TB (tera-bajt) informacione të nxjerra nga baza e të dhënave të Mossack Fonseca.

A janë të përfshirë në skandal të gjithë ata që përdorin strukturat “offshore”

Jo. Përdorimi i strukturave “offshore” është krejtësisht ligjor. Ka shumë arsye legjitime për ta bërë këtë. Njerëzit e biznesit, në vendet si Rusia dhe Ukraina zakonisht i vënë pasuritë e tyre në “offshore” për t’i mbrojtur nga “sulmet” e kriminelëve dhe për të përfituar nga kufizimet valutore. Të tjerët përdorin këtë sistem “offshore” për arsye të trashëgimisë dhe për planifikimin e pasurisë.

A janë hajdutë disa njerëz që përdorin strukturat “offshore”?


Po. Në një fjalim të vitit të kaluar në Singapor, David Cameron tha se “të korruptuarit, kriminelët dhe spastruesit e parave” kanë përfituar nga strukturat e kompanive anonime. Qeveria është duke u përpjekur për të bërë diçka në lidhje me këtë. Ajo dëshiron të ngre një regjistër qendror që do të zbulojë pronarët përfitues të kompanive “offshore”. Nga qershori, kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhej të zbulojnë pronarët e “rëndësishëm” – për herë të parë.

اfarë thotë Mossack Fonseca për këtë rrjedhje informatash?

Firma nuk diskuton rastet specifike të keqbërjeve të dyshuara, duke përmendur konfidencialitetin e klientit. Por, ajo kryekëput mbron sjelljet e saj. Mossack Fonseca thotë se është në përputhje me ligjet e anti-spastrimit të parave dhe se vepron me kujdes të plotë e të duhur me të gjithë klientët e saj. Ajo thotë se i vjen keq për çdo shpërdorim të shërbimeve të saj dhe se përpiqet që në mënyrë aktive ta parandalojë këtë. Firma thotë se nuk mund të fajësohet për dështimet e ndërmjetësve, ku përfshihen bankat, firmat ligjore dhe kontabilistët.

burimi
 

Attachments

  • panamaja-780x439.jpg
    panamaja-780x439.jpg
    73.1 KB · Shikime: 0
  • panamaja-780x439.jpg
    panamaja-780x439.jpg
    73.1 KB · Shikime: 0
Titulli: Dosja "Panama" !

I doli emri edhe nji shqiptarit
 
Titulli: Dosja "Panama" !

I doli emri edhe nji shqiptarit

Po, i doli. Mendoj se do ju del edhe shume shqiptareve tjere.


Skandali i Panamasë, ja kush është shqiptari i parë që i ka dalë emri


“Panama Papers”, është një nga rrjedhjet më të mëdha të informacionit mbi të cilën gazetarët kanë hulumtuar.

Bëhet fjalë për 11.5 milionë dokumente që datojnë nga viti 1977 deri në vitin 2015. Të dhënat janë përpunuar nga një ekip prej më shumë se 370 gazetarë nga 76 vende.

Sipas informacioneve në këto dokumente, janë rreth 600 kompani izraelite dhe 850 aksionarë izraelitë që kanë fshehur para në këtë parajsë fiskale.


Dokumentet e rrjedhura, përmendin edhe një avokat, i quajtur Assaf Halkin, i cili ka regjistruar katër kompani përmes firmës ligjore panameze.

Por një biznes që Halkin ka themeluar jashtë vendit është GFI Technologies.

Kjo ishte regjistruar në maj të vitit 2013 në ishullin e Anguilla në mënyrë që të investojë në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë.

Sipas të dhënave, Halkin është shtetas shqiptar i cili në Shqipëri njihet me emrin Ismail Mulati.

Ai së bashku me një firmë kanadeze të quajtur Global Fluids International S.A. janë pronarët e kompanisë.

Halkin nuk iu përgjigj një pyetjeje të medias që ka publikuar lajmin, “Haaretz” në lidhje me llojet e investimeve që kompania bën, nëse ka të tilla, por komentoi se “të gjitha të ardhurat e aksionerëve izraelit raportohen në organet tatimore izraelite”.

Por për Haaretz ata shpjeguan se kompania ishte regjistruar me qëllim marrjen e huas nga banka për të investuar në pasuri të paluajtshme në Evropë.

Banka do t’i akordonte huan vetëm një korporate.

Ata shtuan se aktiviteti i kompanisë është i regjistruar pranë zyrës së taksave në Izrael. Taksa e detyruar për aktivitetin në fjalë paguhet në Izrael.


Burimi
 
Titulli: Dosja "Panama" !

11 milion emaile të zbuluara nga gazetarët tregojnë sesi politikanë, njerëz të krimit, sportistë dhe miliarderë fshehin pasuritë përmes shoqërive offshore për të shmangur taksat. Emailed i përkasin kabinetit panamez Mossack Fonseca e janë zbuluar nga gazetarët.
*
Ky është konsideruar si zbulimi më i madh gazetaresk ndërsa sipas gazetës gjermane.
*
Süddeutsche Zeitung e cila ka nisur këtë investigim.
*
Nga emailed e para deri më tani janë zbuluar disa liderë si presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunnlaugsson, Ish shefi u UEFA-s Michel Platini apo futbollisti Lionel Mesi.
*
اështjen që tani njihet si “Panama Papers” përveç gazetës gjermane po e studion edhe prestigjozia franceze Le Monde së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ).
*
Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e Wikileaks-it, për të përpunuar morinë e madhe të dokumenteve.

Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë Gjermani, Indi Rusi, Japoni, ShBA, Brazil Zvicër.
*
“Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit por edhe rrjedhja me e madhe e dokumenteve në botën e financës” komentonte sot gazeta Le Monde.
*
Në listë figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerëzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të Forbes.
 
Titulli: Dosja "Panama" !

No surprise there! Qe struktrurat offshore perdoren edhe per evazim taksash e dinim, por mbase s'prisnim qe kjo te ndodhte ne nje shkalle kaq te larte.
Tani na doli se ku paskan perfundu investimet e anglezve ne Island kur plasi kriza.
 
Zbulimi, Mesi fsheh miliona në … Panama?



Investigimet e nisura nga “Süddeutsche Zeitung” mahnisin botën me detajet dhe emrat. Të përfshirë edhe Putin, Gunlaugson dhe Platini

Quhet “zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit” dhe – mes të tjerash – godet personazhe jashtëzakonisht të njohur në sport. Po flasim për rreth 11 milionë “e-mail”-e të zbuluara nga gazetarë të ndryshëm nga e gjithë bota, që tregojnë sesi politikanë, njerëz të krimit, sportistë dhe miliarderë fshehin pasuritë përmes shoqërive të quajtura “off-shore” për të shmangur taksat. Këto “e-mail”-e i përkasin kabinetit panamez Mosak Fonseka e janë zbuluar nga gazetarët. Ky lajm i bujshëm është “ngjizur” nga prestigjiozja gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila ka nisur këtë investigim. Nga “e-mail”-et e para deri më tani janë zbuluar disa liderë si presidenti Rus Vladimir Putin, kryeministri islandez Sigmundur David Gunlaugson, ish-shefi i UEFA-s Mishel Platini apo sulmuesi argjentinas Lionel Mesi.

Projekti – اështjen që tani njihet si “Panama Papers” – përveç gazetës gjermane – po e studion edhe prestigjozia franceze “Le Monde” së bashku me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve investigues (ICIJ). Ata kanë zgjedhur këtë mënyrë bashkëpunimi si në rastin e “Wikileaks”-it, për të përpunuar morinë e madhe të dokumenteve. Pikërisht për këtë në projekt janë përfshirë 106 media në mbarë botën dhe së bashku me to plot 370 gazetarë në Francë, Gjermani, Indi Rusi, Japoni, SHBA, Brazil, Zvicër. “Ky nuk është vetëm zbulimi më i madh gazetaresk i shekullit, por edhe rrjedhja me e madhe e dokumenteve në botën e financës”, komentonte dje përditshmja franceze. Në listë figurojnë emrat e 128 personaliteteve politike të planit të parë në mbarë botën dhe 29 prej 500 njerëzve më të pasur në botë sipas klasifikimit të prestigjiozes “Forbes”. //korneri
 
Titulli: Dosja "Panama" !

Mijëra veta protestuan në Islandë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sigmundur Gunnlaugsson, pasi që biznesi i familjes së tij u gjet në mesin e "dokumenteve të Panamasë".
Nga dokumentet e publikuara nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve del se 140 politikanë dhe zyrtarë në gjithë botën kanë bërë depozitime parash në bankat e vendeve të njohura si "parajsa fiskale", kryesisht në Karaibe. 12 janë udhëheqës dhe ish-udhëheqës botërorë.









Zëri i Amerikës
 
Titulli: Dosja "Panama" !

Skandali i Panamasë trondit politikën, kërkohen dorëheqje

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Skandali i “Panama Papers” po jep reagimet e para në të gjithë botën. Islandezët kanë dalë të protestojnë për dorëheqjen e kryeministrit të tyre, Sigmundur Gunnlaugsson, i cili së bashku me bashkëshorten, rezultojnë të përfshirë në çështjet e fshehjes së të ardhurave.

Edhe pse i kapur mat në konflikt të hapur interesi, kryeministri Islandes deklaroi se nuk do të largohet nga posti, pasi qeverisja e tij po jep rezultate pozitive.

Po ashtu, përfshirja e miqve të afërt të Presidentit Putin, ka zgjuar akuza të reja ndaj shefit të Kremlinit. Zëdhënësi i Vladimir Putin tha se raportet kanë për qëllim prishjen e stabilitetit politik të vendit para zgjedhjeve parlamentare.

Homologu i tij ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu mohoi përfshirjen dhe tha se nuk ka bërë asgjë gabim. Shumë nga emrat e publikuar në skandalin e pastrimit të parave, rrëshqitjes së sanksioneve apo shmangies së taksave, e kane mohuar akuzën.

Madje Kina ka censuruar të gjitha postimet e mediave sociale që përmbajnë informacionin e skandalit të Panamasë. Kjo pasi familjarët e presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe dy anëtarë të tjerë të Komitetit të Përhershëm të elitës së vendit u akuzuan për këtë aferë.

Kryeministri britanik tha se lidhja e të atit të ndjerë me një kompani “offshore”, ishte një çështje private dhe e pavarur e tij.

Ndërsa Presidenti francez, Shtëpia e Bardhë dhe qeveria gjermane thanë se transparenca e madhe lejon çrrënjosjen e korrupsionit financiar, referuar punës në të zezë të firmës ligjore panameze “Mossack Fonseca” e cila ka ndihmuar klientët e saj të pastrojnë para’ dhe të përdorin parajsat fiskale për të fshehur pasurinë e tyre.

/ Top Channel
 
Titulli: Dosja "Panama" !

Pres sonte nga Opinion te jape dicka ne lidhje me Shqiperine.

Protestat tregojne qe ka popuj qe s'flejne akoma.

Reagojne,denojne.

Diku s'ka nje aspirine,nje spital,nje gote uje te pijshem.
Diku ikin femije si milingona ,kurse gjetke fshihen para qe vertet ekziston mundesia qe bota te marre tjeter ngjyre.

Ate ngjyren e jetes!
 
Titulli: Dosja "Panama" !

“Dosja Panama”, kreu i Argjentinës mohon akuzat

1460101256argjentine.jpg


Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri u zotua se do të vërtetojë pafajësinë e tij kur të shfaqet para Prokurorit Federal për të shpjeguar financat e tij.

Një hetim nisi të enjten në Argjentinë, pasi emri i Macrit u shfaq në dokumenta e Panamasë që dolën nga firma ligjore “Mossack Fonseca”.

Sipas mediave argjentinase, emri Marcri shfaqej në to si drejtor i një kompanie në Bahamas. Gjatë një fjalimi televiziv, presidenti Macri tha se nuk kishte bërë asgjë të gabuar dhe se do të bashkëpunonte me hetimin.

Ai tha se nuk kishte aksione dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë si drejton i kompanive jashtë vendit. Diçka e tillë u tha edhe më herët nga zyra e tij, në një deklaratë zyrtare të presidencës shkruhej se Marci nuk kishte aksine dhe nuk merrte përfitime nga kompani jashtë vendit.

Por gazeta “La ancion”, një prej atyre që po shqyrtojnë dokumenat, shkruan se Macri ishte drejtor i kompanisë “Fleg Trading” nga viti 1998 deri më 2009.

Ai nuk e listoi këtë kompani në deklaratën e të ardhurave të tij në vitin 2007, kur u bë kryetar bashkie i Buenos Aires dhe as në 2015, kur u bë presidenti i vendit.

Sipas zyrës së presidentit, një grup biznesi që zotërohej nga familja Macri, kishte krijuar një kompani përmes firmës ligjore në qendër të skandalit të Panamasë. Por, mëqë vetë presidenti nuk merrte asnjë të ardhur nga kjo kompani, nuk kishte arsye që të përmendjen në deklaratat e tij financiare.

/ Top Channel
 
Titulli: Dosja "Panama" !

Kompania lobuese e qeverisë “Berisha”, edhe “Podesta” del në “Panama”

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në arkivën e 11 milionë dokumenteve të “Panama Papers”, rezulton edhe një tjetër emër i njohur për Shqipërinë, ai i kompanisë “Podesta Group”. Kompania e lobimit, njihet si një lojtare e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Përveçse qarqeve të lobimit, kompania e themeluar nga vëllezërit John dhe Tony Podesta, ka lidhje të forta me kampin demokrat dhe aktualisht është pjesë e ekipit të fushatës së Hillary Clinton.

Sipas mediave ndërkombëtare, “Podesta Group” është e implikuar me fonde “offshore” që u përkasin kompanive ruse të cilat ndodhen nën tutelën e sanksioneve të Amerikës dhe BE-së.

Më saktësisht bëhet fjalë për “Sberbank”, kompania ruse e shërbimit financiar me seli qendrore në Moskë, por që operon në disa vende europiane dhe post-sovjetike.

Mësohet se kompania e cila në vetvete ka lidhje të forta me Kremlinin, kishte lidhur marrëveshje me “Podesta Group” për përmirësimin e imazhit të saj dhe veçanërisht bashkëpunonte me “Podesta” , për të ulur dozën e sanksioneve që kanë shkaktuar një goditje të madhe në sektorin financiar të Rusisë.

Madje sikurse pretendon një projekt për krimin e organizuar dhe korrupsionin, “Sberbank” dhe “Troika Dialog”, janë përdorur nga Putin apo aleatët e tij për të tjetërsuar fondet publike në investime private.

Madje flitet se në dokumentet e “Mossack Fonsekes” njëra prej kompanive të lidhura me “Sberbank”-un, “Avto Holdings”, mbajnë vulën e Sergei Roldugin, jo vetëm një aleat i mirë i shefit të Kremlinit, por njëkohësisht edhe kumbari i vajzës së Putinit. Por, të dyja këto kompani refuzuan të komentonin.

“Podesta Group”, kompania e lobimit në Shtetet e Bashkuara, u kontraktua nga qeveria “Berisha” disa herë gjatë qeverisjes se 8 viteve të demokratëve për përmirësimin e imazhit të saj ndërkombëtar. Madje në momente të caktuara “Podesta” është përfshirë nga palët edhe në debatet e brendshme, para dhe pas zgjedhore në Shqipëri.

Ndërkohë, në mars të këtij viti, Partia Demokratike, tashmë në opozitë, ka nënshkruar një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me “Podesta” dhe kjo u mësua pak para vizitës së Bashës në Shtetet e Bashkuara.

/ Top Channel
 
Titulli: Dosja "Panama" !

“Panama Papres”, David Cameron: Jam fajtor


auto_da1460217131.jpg


Katër ditë pas publikimit të megaskandalit të Panama Papers, kryeministri britanik David Cameron ka pranuar përfshirjen e babait të tij në aferat e Mossack Fonseca. Cameron pranoi se ai ka qenë pjestar i kompanisë offshore, The Baltimore Holdings me pronar babain e tij dhe se ka përfituar prej saj bashkë me bashkëshorten e tij.

Ngjarja vjen pak muaj përpara referendumit ku do të përcaktohet nëse Britania e Madhe do të dalë apo do të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron mbajti përgjegjësi për përfshirjen e babait të tij në mega-skandalin e “Panama papers” duke deklaruar se duhet ti mbikqyrte më mirë kompanitë e familjes së tij. .Deklarata vjen pas sulmeve mediatike ndaj tij dhe thirrjeve për dorëheqje. 4 ditë pas publikimit të dosjeve të Panamasë, Cameron pranoi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë qënë pjestarë të një kompanie offshore me pronar babain e kryeministrit dhe se Cameron kish përfituar prej saj. Kompania quhej “The baltimore holdings”.

” Të them të drejtën nuk ka qënë një javë e bukur. E di që duhet ta kisha administruar më mirë këtë situatë. Kjo është një çështje nga e cila unë duhet të marrë mësimet e duhura”- u shpreh Cameron në mbledhejn e anëtarëve të partisë laboriste.

Babai i kryeministrit të Britanisë ishte mes mijëra personave të lidhur me skandalin e kompanive offshore, ku të pasurit dhe persona me mjaft pushtet ndërtonin kompani në Panama për të shmangur taksat.

Cameron pranoi se prej babait të tij ai kish përfituar rreth 300 mijë paund, por pa qartësuar nëse ato të ardhura vinin nga kompania e krijuar në Panama. Cameron po ashtu shtoi se i ati i tij zotëronte edhe një tjetër kompani në Jersey të Francës, një vend që është nën vartësinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe që ka një ligj të veçantë për taksat.

Mega-skandali u bë publik pak muaj përpara referendumit ku do të përcaktohet nëse Britania e Madhe do të dalë apo do të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Europian/zeri.info
 

Attachments

  • auto_da1460217131.jpg
    auto_da1460217131.jpg
    38.3 KB · Shikime: 0
  • auto_da1460217131.jpg
    auto_da1460217131.jpg
    38.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Dosja "Panama" !

Aver!
Ke vene ndonje qindarke andej bro se na nxjerr nga halli nqs i ke.
 
Titulli: Dosja "Panama" !

Ti marin leket edhe ti fshehin neper breke tani,se edhe bankave te huaja neper bote nuk ju besohet me,nga qe ju dolen te palarat sheshit.
 
Titulli: Dosja "Panama" !

Ti marin leket edhe ti fshehin neper breke tani,se edhe bankave te huaja neper bote nuk ju besohet me,nga qe ju dolen te palarat sheshit.

Ilir Meta vec me ia mbush me diamante ato mbathjet e Monikes,qe duhet ti kete si shallvare te kohes.

Grida Duma psh me ate fizik,e ngel pa asnje kokerr leku. grida_duma_operator_turistik_dr_2299.jpg

Hahahahaha
 

Attachments

  • grida_duma_operator_turistik_dr_2299.jpg
    grida_duma_operator_turistik_dr_2299.jpg
    185 KB · Shikime: 0
  • grida_duma_operator_turistik_dr_2299.jpg
    grida_duma_operator_turistik_dr_2299.jpg
    185 KB · Shikime: 0
Titulli: Dosja "Panama" !

Panama Papers: Lagarde njofton task-force globale, 7600 miliardë dollarë në parajsat fiskale

lagarde.jpg

Nisma e pesë vendeve të mëdha europiane për të përforcuar shkëmbimin automatik të informacioneve “është e vonuar dhe e pamjaftueshme”. Winnie Byanyima nga Oxfam tund kokën ndërsa sapo ka dalë nga një debat me Joe Stiglitz dhe Christine Lagarde për masat urgjente që duhen ndërmarrë për të luftuar evazionin. Nuk është e bindur nga sa është thënë në debat. Skandali i Panama Papers ka shtuar presionin mediatik mbi institucionet ndërkombëtare e për këtë arsye numri një Fondit Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar ngritjen e një task-force “që do të bashkojë FMN-në, bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara”.

“Gjatë 30 vjetëve të fundit ka pasur një rritje të fortë në shkëmbimin e të mirave të paprekshme që lehtëson grumbullimin e vlerave atje ku taksimi është më i favorshëm”, shpjegon Lagarde.

Konkurrenca më e madhe fiskale do të thotë edhe më shumë pasuri për të gjithë, lë të kuptohet ish-ministrja franceze. Sipas saj, janë dy terma të ndryshëm evazioni dhe grumbullimi i pasurive. Por të gjurmosh një kufi mes “alokimit të pasurisë” së kompanive shumëkombëshe dhe atyre që fshehin kapitalet frut i aktiviteteve të paligjshme, nuk është e lehtë.

Sipas përllogaritjeve të Oxfam në parajsat fiskale, ende të panjohura nëpër botë, janë të depozituara 7600 miliardë dollarë. Një shifër e pabesueshme, jo proporcionale ndaj nismave që – sidomos në Europë – janë ndërmarrë vitet e fundit. Për atë që kërkon një strehë të sigurtë për paratë, Monako, Lihteshtejni dhe Zvicra e kanë humbur tërheqjen.

Por ka alternativa po aq tërheqëse: Emiratet, ishujt Kajman, Makao dhe ishujt britanikë Virgjin, vendi i preferuar për oligarkët kinezë.

Në 40 vjet aktivitet, studioja Mossack-Fonseca ka themeluar 250 mijë shoqëri, gati gjysma e tyre të krijuara për të vepruar në ato ujëra. Rrjedh nga këtu edhe pyetja e ekspertes së Oxfam,

Byanyima: a mund të merret seriozisht apeli i firmosur nga Britania e Madhe me Italinë, Gjermaninë, Francën e Spanjën për të përforcuar marrëveshjet në fushën e shkëmbimit automatik të të dhënave gjatë samitit të G20? A është i besueshëm angazhimi i David Cameron, mbuluar nga fishkëllimat e anglezëve për përfshirjen e të atit në skandalin Mossack-Fonseca?

“Ekzistojnë bashkëpunime jo të drejtpërdrejta”, thotë në margjina të debatit fituesi i Nobelit, Stiglitz. “Por, është po aq e vërtetë që në disa parajsa fiskale nisin problemet e reputacionit, si p.sh në Panama”. Lagarde tenton të shfajësohet duke kujtuar se në vitin 2012, Fondi i kishte bërë ish-protektoratit amerikan “disa rekomandime që mbeten gjerësisht të pazbatuara”. Në secilin rast, task-forca që dëshiron të ngrejë FMN “nuk do të ketë asnjë orientim politik, pasi institucionet duhet të punojnë në mënyrë autonome”.

Ish-avokati i biznesit Stiglitz, tashmë, ”ecën mbi vezë”: shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar janë të qeverisur nga liderë të përfshirë në skandalin e Panama Papers.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/
 

Attachments

  • lagarde.jpg
    lagarde.jpg
    42.1 KB · Shikime: 0
  • lagarde.jpg
    lagarde.jpg
    42.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top