Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

Tuana

Nada é por acaso!
Edhe pse mendoni që vendimet i bëni në bazë të moralit dhe logjikës, në fakt dora dominuese është përgjegjëse në masë të madhe, pohojnë ekspertët nga Shkolla për hulumtime shoqërore në New York, shkruan Daily Mail.

Njerëzit preferojnë gjërat që ndodhen në anën në të cilën është dora e tyre dominuese, kështu që djathtakët gjërat nga ana e djathtë i lidhin me të “mirat”, ndërsa të majtat me “të këqijat”.

Njerëzit preferojnë gjërat që i gjejnë në anën e të cilave është dora e tyre dominuese. Kështu vullnetarët djathtakë derisa i kanë pyetur se cilat produkte u pëlqejnë më shumë kanë theksuar produktet në anën e djathtë, ndërsa majtakët në anën e majtë, zbulojnë shkencëtarët. “Të gjithë pëlqejnë gjëra që i vënë re më lehtë dhe me të cilat përballen më lehtë. Ndërveprimi i djathtakëve është më i mirë me gjërat në anën e djathtë, për ç’arsye ata “të djathtën” e lidhin me të mirën, ndërsa “të majtën” me të keqen”, pohon autori i studimit, Daniel Casasanto.

Ata njerëz të cilëve për shkak të ndonjë arsyeje dora dominuese deri atëherë u bëhet e hendikepuar, mësojnë ta lidhin “të majtën” me të mirën. Nëse “ndryshoni” duart me të cilën shkruani, do të ndryshoni mendjet e tyre, shton ai.
 
Pe: Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

Lloj lloj gjerash po degjojme...kshu abuzohet me fondet e kerkimeve.
Bejne projekte nga me te cuditshmet edhe kerkojne leke per to.. LOL LOL
 
Titulli: Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

He pra, une kur shkruaj kjo pjesa e shkruar nga dora e djathte ne pjesen e djathte te monitorit zakonishte me del me e bukur dhe me e sqaruar.
 
Pe: Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

Anglezet shkruajne me te majten te gjithe,thua kane lidhje me te ''keqen''??
 
Titulli: Dora me të cilën shkruajmë ndikon në vendimet tona

Po kur te krruhet gishti i madh i kmebes ca esht apo akoma nuk kan nxjerr ndo nje studim per kte gje LOL LOL LOL LOL
 
Back
Top