Domethënia e dashurisë në islam

braziljania

Anëtar i Nderuar
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

Dashuria është fjalë, kuptimi i së cilës ndryshon tek njerëzit. Ajo përshkruhet në forma dhe mënyra të ndryshme, varësisht se si dhe çka duhet. Muslimani, rob i përkushtuar i Allahut, është prej protagonistëve më të sinqertë të dashurisë. Allahu thotë:

po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë--

Por, ai dashurinë e zhvillon në baza tjera. Ai do për hirë të Allahut dhe urren për hirë të Tij, gjëra që janë bazat më të forta të besimit.

Në këtë ligjëratë do të sqarohen llojet e dashurisë, do të përmenden shembuj nga disa njerëz të dalluar, të cilët favorizuan dashurinë për Allahun ndaj çdo dashurie tjetër, do të përmenden edhe shembuj të atyre që dashurinë për të tjerë e favorizuan ndaj dashurisë për Allahun, etj.

Islami ka vënë ligje dhe ka caktuar besimet, bindjet, konceptet, moralet, si dhe i ka rregulluar e sistematizuar duke mos i lënë shkel e shko.

***

1. اka është dashuria?

Dashuria ka kuptim më të ngushtë se sa fjala kënaqësi (pajtim me diç/err-rida) por ndikim më të madh. Njeriu ndodhë të pajtohet me diç por të mos e dojë atë. Ai, mund të pajtojë me një lider, fetar a politik qoftë, jo pse e do por për shkak se zgjidhje tjetër nuk ka patur ose alternativat tjera kanë qenë më të dëmshme.

Dashuria i ngjan gravitetit të tokës; ajo mban lidhjet ndërmjet njerëzve para se të prishen dhe shndërrohen në gjak. Mu për këtë, në të kaluarën thuhej “Sikur të printe dashuria (e sinqertë, mirëkuptimi) kudo, njerëzit nuk do të kishin nevojë për drejtësi e as për ligj”.

2. Dashuria dhe rëndësia e saj

Dashuria, e zhveshur nga kuptim shthururës, është shkak për hyrje në Xhennet. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:

Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk do të hyni në Xhennet përderisa të mos besoni dhe nuk do të besoni përderisa të mos duheni. A t’iu rrëfej për diç që po e bëtë duheni: përhapeni selamin në mesin tuaj”.

Ajo, e përmendur shpesh në Kur’an, të bën të kuptosh se i tërë Islami është vetëm dashuri. Thotë Allahu:

Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja...”. ([2])


...por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë”. ([3])

Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar”. ([4])

Buhariu transmeton se derisa Muhammedi, alejhi’s selam ishte duke ligjëruar, një beduin ia kishte ndërprerë të folurit dhe i kishte thënë: Kur është kijameti? Pejgamberi, alejhi’s selam heshti, ndërsa kur e përfundoi ligjëratën tha: اfarë ke përgatitur për Kijametin? Beduini u përgjigj: O i dërguari i Allahut, nuk kam përgatitur për të as shumë namaz, as shumë agjërim dhe as shumë lëmoshë, por unë e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij! Muhammedi, alejhi’s selam iu përgjigj: Njeriu ringjallet me atë që e do!

Megjithatë, kjo nuk bën të keqkuptohet. Dashuria pa punë dhe dashuria që nuk bëhet për Allahun nuk quhet dashuri. Hasan el-Basriu ka thënë: Le të mos iu tradhtojë dashuria ngase, pasha Allahun, disa njerëz e kanë dashur Isain, të birin e Merjemes derisa edhe e kanë hyjnizuar, dhe kështu, dashuria e tyre i ka futur në zjarre. Ajo është dashuri pa punë.

Imam Gazaliu, në “Ihjau Ulumiddin”, transmeton nga Ibni Umeri, se: Pasha Allahun, sikur tërë pasurinë time ta jepja për Allahun, sikur të agjëroja ditën çdoherë dhe të mos haja, sikur të falesha tërë natën dhe të mos pushoja, e pastaj ta takoja Allahun ndërsa unë nuk ndiej dashuri për të devotshmit dhe urrejtje për mëkatarët, do të frikësohesha se Allahu zvarrë për fytyre do të hidhte në zjarre”.

Natyrisht se kjo është e bazuar në hadithin ku Muhammedi, alejhi’s selam thotë: “ Kush do për Allah, urren për Allah, jep dhe ndalon për Allah, ai veç ka plotësuar besimin”. ([5])
 
3. Llojet e dashurisë

Dashuria është dy llojesh:

· Natyrore apo e lindur. Ky lloj i dashurisë është i lindur në njeriun, si: dashuria për ushqim e pije, dashuria për fëmijë e grua, etj.

· E fituar apo shkakore. Ky lloj i dashurisë është vullnetar dhe për të cilin Allahu e merr në pyetje njeriun nëse atë nuk ia përkushton Allahut.

4. Dashuria në Kur’anin Famëlartë

Fjala “Dashuri” në Kur’anin Famëlartë është përdorur në 84 vende, herë duke treguar për dashurinë e Allahut për robërit e Tij e herë anasjelltas. Thotë Allahu:

E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë...”. ([6])

O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve...”. ([7])

5. Dashuria në Sunnet, traditën profetike

Dashuria në Sunnet është përmendur në forma të ndryshme por gjithsesi me kuptim pozitiv. Aty, në mes tjerash, theksohet shpërblimi për dashuri të sinqertë, kë duhet ta duam, çfarë duhet të bëjmë nëse e duam dikë, etj.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë: “Kur Allahu ta dojë ndonjë rob, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin andaj duaje edhe ti! E do edhe Xhibrili, e pastaj në tokë, Allahu e bën që të jetë i dashur tek njerëzit. Ndërsa kur ta urrejë ndonjë njeri, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e urrej filanin andaj urreje edhe ti! E urren edhe Xhibrili, dhe më pas, thërret banorët e qiellit: Allahu e urren filanin andaj urrejeni dhe ju. Pastaj, edhe në tokë urrehet”.

Duhet theksuar se një numër i madh hadithesh me këtë tematike i janë përkushtuar dashurisë vëllazërore, gjë që dëshmon rëndësinë e madhe të saj. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

Në Ditën e Kijametit Allahu thotë: Ku janë ata që për hirë të Madhërisë Sime janë dashur ndërmjet vete? Sot, kur nuk ka hije përveç hijes sime, atyre do t’iu bëjë hije”. ([8])

Hakimi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

Kush të dëshirojë ta shijojë ëmbëlsinë e besimit, le ta duaj njeriun vetëm për hirë të Allahut”. ([9])

Askush prej jush nuk ka besim komplet përderisa për vëllain e tij të mos duaje atë që do për vete”. ([10])

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

Tri gjëra kush i posedon, ai ka shijuar ëmbëlsinë e besimit: Që Allahun dhe të dërguarin e Tij t’i duaje më shumë se çdo kë tjetër, ta duaje njeriun vetëm për Allahun dhe, të urreje të kthehet ne pabesim pasi që Allahu e shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarrë”.

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

Nuk do të hyni në Xhennet përderisa të mos besoni, dhe nuk do të besoni përderisa të mos duheni. A t’iu rrëfej për diç që po e bëtë do të duheni? Përhapeni selamin në mes jush”. ([11])

Hadithe tjera rrëfejnë udhëzime përkitazi me dashurinë, siç ehte hadithi i Ebu Umames se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

Kush do për Allah, urren për Allah, jep dhe ndalon për Allah, ai veç ka plotësuar besimin”. ([12])

Enesi rrëfen ta ketë dëgjuar Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë:

Askush prej jush nuk e ka besimin komplet përderisa mua të mos më do më shumë se fëmijën, prindin dhe të gjithë njerëzit”. ([13])

Abdullah b. Hishami transmeton:

Ishim me Pejgamberin, alejhi’s selam ndërsa ai e kapi për dorë Omerin, me ç’rast Omeri i tha: O i dërguari i Allahut, ti je më i dashur tek unë se çdo gjë me përjashtim të vetes sime! Pejgamberi, alejhi’s selam i tha: Jo, pasha Allahun, përderisa të mos jem edhe më i dashur se vetja jote për ty! Omeri tha: Për Zotin ti më je më i dashur se vetja ime! Tani o Omer- i tha Muhammedi, alejhi’s selam”. ([14])

Dashuria e sinqertë për Allahun dhe Muhammedin, alejhi’s selam te sjell, jo vetëm Xhennetin, por edhe shoqërimin e Muhammedit, alejhi’s selam në të. Enesi transmeton: “Një njeri e kishte pyetur Muhammedin, alejhi’s selam: Kur është kiameti? Po çka ke përgatitur ti për të?- e pyeti Muhammedi, alejhi’s selam. Nuk kam përgatitur shumë as namaz, as agjërim dhe as lëmoshë porse e dua Allahun dhe të dërguarin e Tij! – u përgjigj njeriu. Ti do të jesh me ata që i do- e përgëzoi Muhammedi, alejhi’s selam. Enesi vazhdon e rrëfen: Për asgjë nuk jemi gëzuar më shumë se sa gëzimi ynë për fjalën: “Ti do të jesh me ata që i do”. Unë i dua Ebu Bekrin dhe Omerin dhe shpresoj të jam me ta për hirë të dashurisë sime për ta dhe nëse nuk kam vepra të mira sikurse të tyre”. ([15])

Allahu sa i do besimtarët po aq i do edhe veprat e mira të tyre, te cilat ua ka obliguar ose ua ka preferuar. Muhammedi, alejhi’s selam thotë:

Allahu thotë: Kush i bën padrejtësi një robi Tim të sinqertë, do t’i shpalli luftë. Robi tek Unë nuk afrohet me diç më të dashur tek Unë se sa ajo që ia kam obliguar. Ai vazhdon të afrohet tek Unë me vepra vullnetare derisa ta dua e kur ta dua Jam dëgjimi me të cilin dëgjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën godet, këmba me të cilën ec; nëse me lyp do t”i jap, nëse kërkon mbrojtje do ta mbroj...”([16]).
 
Selamun Alejkum Braziljane. Me behet qejfi qe po lexoj shume tema te hapura prej teje, dhe me duhet me thene, qe me te vertete jane shume interesante. A ma shuan dot nje kuriozitet? Ti e ke paranuar islamin mbas prishjes se databases se forumit apo me pare, sepse me sa mbaj mend ti nuk ke qene kaq shume aktive ne nenforumin islam. Gjithsesi, ciladoqofte pergjigjja All-llahu te shperblefte me Xhenet per keto dije qe na jep. Te pershendes.
 
Njeshi;33289Selamun Alejkum said:
Braziljane. Me behet qejfi qe po lexoj shume tema te hapura prej teje, dhe me duhet me thene, qe me te vertete jane shume interesante. A ma shuan dot nje kuriozitet? Ti e ke paranuar islamin mbas prishjes se databases se forumit apo me pare, sepse me sa mbaj mend ti nuk ke qene kaq shume aktive ne nenforumin islam. Gjithsesi, ciladoqofte pergjigjja All-llahu te shperblefte me Xhenet per keto dije qe na jep. Te pershendes.

ne fakt perpara se tu prishte database nuk kam qene kaq aktive..dhe nuk kisha shum koh sepse kisha shkolle.......Alejkum Selamun njeshi!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top