Dokumentari i frymëzuar nga fotografia e luftës në Kosovë, premierë në Texas

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Në mesin e fotografive që dokumentojnë ngjarje të rënda lufte – vetura e shtëpi të djegura, e deri tek trupat e pajetë – portreti i një djaloshi ia kishte mbushur sytë me lot producentit e regjisorit Jeff Bowden. Qëndrimi sikur të ishte “një i rritur” i djaloshit kosovar e kishte lënë pa fjalë. Dëshmitare e këtij reagimi do të bëhej vajza e tij Gracie, e cila edhe i kishte sugjeruar të shkonte në ekspozitën e hapur në galerinë “War Photo Limited” në Dubrovnik. Mes fotografive të ekspozuara aty ishte edhe fotografia e djaloshit kosovar, që ishte realizuar nga fotoreporterja franceze, e ndjera Alexandra Boulat. Ishte viti 2007, kur Bowden po qëndronte në Kroaci për pushime.

Tre vjet më vonë, vajza e tij do t’ia bënte dhuratë fotografinë që e kishte tërhequr në ekspozitë. Ai e kishte vendosur në kornizë dhe për një kohë e kishte mbajtur në zyrën e tij. Deri në vitin 2013, kur do të merrte një vendim të prerë: do të nisej për në Kosovë, në kërkim të djaloshit. E gjithë kjo histori u bë shkas që ai të niste realizimin e një dokumentari.

Duke bërë bashkë historinë e luftës në Kosovë, punën e fotoreporteres franceze dhe procesin e kërkimit të djaloshit, “A Single Frame” vjen si testament i fuqisë së fotografisë dhe idesë se çdo jetë është e vlefshme. Tashmë është publikuar një përmbledhje se çfarë sjell dokumentari që më 31 tetor do të ketë premierën botërore në “Austin Film Festival 2015”. Festivali i cili mbahet mes datave 29 tetor dhe 5 nëntor në Austin të Texasit këtë vit organizon edicionin e tij të 22-të dhe cilësohet si shumë i rëndësishëm për skenaristët e filmit artistik dhe atij dokumentar.

“Kurrë nuk e harrova këtë djalosh”, thotë Bowden në një video të shkurtër që paralajmëron dokumentarin.
frame.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top