Doktori largohet nga Australia se nuk i japin vizën djali të tij

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Doktori largohet nga Australia se nuk i japin vizën djali të tij


Një doktor gjerman refuzoi lejen e qëndrimit për të jetuar përkohësisht në Australi sepse djali i tij vuan nga sindroma Daun.
Bernhard Moeller u vendos në Australi dy vjet më parë së bashku me gruan e tij Isabella dhe tre fëmijët, pasi do të punonte në spitalin “Wimmera Base”, që ishte në një zonë rurale të shtetit të Viktorias. Por zyrtarët e emigracionit i refuzuan lejen e përkohshme për shkak se djali i tij 13 vjeçar Lukas, nuk i kaloi testimet dhe zyrtarët vendosën që mos ti rinovojnë lejen e qëndrimit. "Unë mendoj se ata thjesht kanë përdorur aftësitë e mia për sa kohë kanë pasur nevojë dhe se nuk duan të mikpresin familjen time”, tha doktor Moeller. Moeller i lindur në Bad Driburg pranë Cologne, mbikëqyri një program intensiv shëndeti në një komunitet me rreth 54 mijë njerëz. Ai tha se autoritetet i thanë se nuk ishte i mikpritur në Australi për shkak se kishte një djalë me kufizime mendore. Lukas është i aftë të ndjekë mësimet në një shkollë normale dhe luan sporte duke përfshirë këtu edhe cricketin dhe futbollin. Moeller është mjeku i dytë që përballet me autoritetet australiane. Thomas Kossman, një kirurg i spitalit të Melbournit u pezullua vitin e kaluar dhe u akuzua se kishte kryer operacione për të cilat nuk ishte i specializuar. Kossman tha se ai ishte viktimë e një kurthi të orkestruar nga rivalët e tij xhelozë. Australia ka një numër shumë të vogël mjekësh, veçanërisht në zonat rurale. Dhe për këtë arsye shumë mjekë dhe infermiere të huaj janë punësuar për të mbajtur në këmbë sistemin shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë Nicola Roxon tha se do të fliste menjëherë me mjekun në lidhje me vendimin e tij të pakthyeshëm që iu mbështet edhe nga Kryministri i shtetit të Viktorias John Brumby. "Ne e kuptojmë plotësisht rëndësinë e të pasurit mjekë që punojnë në zonat rurale “ tha Roxon./sot
 
Titulli: Doktori largohet nga Australia se nuk i japin vizën djali të tij

bravo per temen se na shpife
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top