“Doktori” infektohet me koronavirus

Rrelse

🦋

“Doktori” infektohet me koronavirus​




1-87-600x338.jpg


Infektohet me koronavirus, Valentino Rossi. Lajmi u bë me dije në rrjete sociale nga “doktori”, siç është epiteti i pilotit italian, ku shprehej se ishte i trishtuar sepse kishte bërë më të mirën për t’iu përmbajtur prokollit.
“Fatkeqësisht këtë mëngjes nuk po ndjehesha mirë. Ndihesha veçanërisht i dobët dhe kisha ethe të lehta, kështu që thirra menjëherë mjekun i cili më bëri dy analiza. Rezultati i ‘testit të shpejtë PCR’ ishte negativ, ashtu si prova që kisha bërë të martën.
Por i dyti, rezultati i të cilit mu bë me dije në orën 16:00 të kësaj pasdite, ishte për fat të keq pozitiv. Jam i zhgënjyer që do të duhet të humbas garën e Aragonit.
Unë jam i trishtuar dhe i zemëruar sepse bëra më të mirën time për të respektuar prokollin. Unë tashmë jam izoluar që nga ardhja ime nga Le Mans. Sidoqoftë, nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar situatën. Tani do të ndjek këshillat mjekësore dhe shpresoj të shërohem së shpejti “, tha legjendari Rossi në mesazhin e tij.
Rossi është piloti i dytë që rezulton pozitiv pas spanjollit Jorge Martin, i cili u detyrua të humbasë dy gara Moto2.
Momentalisht, Valentino është në Tavullia, ku arriti të dielën pas garës në Francë. Ai ka qëndruar në shtëpi dhe nuk kishte asnjë kontakt me pilotët e tjerë të Akademisë dhe anëtarët e ekipit të tij.

A2CNN
 
Kur lexova doktori mendova Saliu...direkte me beri truri nje shortcut :p
Darius ki kujdes se ia ndollen te ziut :p
 
Mire ky por e kishte hanger edhe Federica Pellegrini.
Sa keq me erdhi kur e pashe duke qare, thashe me vete-sa do doja ta ngushelloja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top