Prej kohësh njeriu është i bindur se nuk është i vetëm në hapësirë.Disa teori thonë se raca njerëzore është një variacion i jetës jashtëtokësore, që ka lulëzuar në Tokë si koloni.
Një teori tjetër është se alienët janë mes nesh të kamufluar si qënie njerëzore në pritje të ditës së tyre.
Studimet e niveleve të ndryshme po përqendrohen në formën e jetës aliene. NASA në një komunikatë njofton për një bakter që eshte në gjendje që të jetoje në situata ekstreme. Bëhet fjalë për një formë jete jashtëtokësore.
Ndërkohë, teoria e fundit e shkencëtarit rus Andreu Finkelstein, thotë se në vitin 2031 do të takohemi me jetën jashtëtokësore. Duhen pikërisht edhe 20 vjet. Sipas Finkelstein, 10 përqind e planeteve në sistemet diellore të galaksisë kanë kushte të ngjashme me ato në Tokë, gjë që e bën prezencën e jetës të mundshme.Studiuesi thotë se "kushërinjtë" tanë kanë formë fizike të ngjashme, por lekurë më ngjyrë të ndryshme.
Po përse pas 20 vjetësh dhe jo më parë? Që prej vitit 1960 studiuesit rusë kanë tentuar të cojnë mesazhe në kozmos, për të pikasur forma jete alienësh. Pas 20 vjetësh, mundësitë teknologjike do të jenë të tilla që edhe format e jetës tepër të largëta të kapin mesazhet tona.