Do të martohesh? Ja shteti ku burri e rrëmben femrën pa dëshirën e saj

cent

...Lontano
KAZAKISTAN-Shumë djem nga Kazakistani, të cilët nuk zotërojnë pasurinë e duhur dhe elementët e duhur për të siguruar një martesë përdorin një metodë shumë të çuditshme për të siguruar një bashkëshorte, rrëmbimin.
30x7kfo.jpg
Në ndryshim nga rrëmbimet me natyrë rozë që njiohen në kulturën tone ose atë siçiliane, ku djali rrëmben vajzën me pëlqimin e saj, por jo të prindërve, rrëmbimi i Kazakistanit ka një natyrë krejt tjetër. Ai është një zakon që i takon kulturës nomade të disa grupeve etnike në Kazakistan.

Fillimisht akti i bindjes së nuseve nis me ceremonira festive nga të afërmit e dhëndërit, por në rast kundërshtimi nga nusja e ardhshme, e gjitha kthehet në një dhunë psikologjike e fizike mbi nusen e ardhshme.

Dëshmitë për këtë zakon janë të shumta ato gjenden në formën e videove të publikuara në internet dhe raportimeve të ndryshme nga mediat perëndimore.

Aktualisht ky zakon është i ndaluar me ligj, por dëshmitë nga ky vend tregojnë se rrëmbimet vazhdojnë të ndodhin edhe në mes të ditës dhe askush nuk përgjigjet për këtë fenomen anti njerëzor.

/BalkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top